Kush e sundon botën View larger

Kush e sundon boten

Noam Chomsky BAT0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori i librit, Noam Chomsky, një prej mendjeve më brilante të kohës, eksploron në mënyrë thelluese pyetjen se kush e sundon botën; si veprojnë për të arritur këtë qëllim dhe ku të çon kjo; si mund të shpresojë “popullsia poshtë në bazë” që të shmangë pushtetin e biznesit dhe doktrinën nacionaliste e të bëhet “e gjallë dhe e aftë për të jetuar”

More details

426 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Parathënie e botimit

Pyetjes që ngre titulli i këtij libri nuk mund t’i japësh një përgjigje të thjeshtë dhe përfundimtare. Bota është shumë e larmishme, komplekse dhe e bën të pamundur një gjë të tillë. Po nuk është e vështirë të dallosh ndryshimet e thella në aftësinë për të formësuar çështjet botërore dhe për të identifikuar aktorët më të famshëm dhe më me ndikim.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe janë në një masë të konsiderueshme të parat në radhët e shteteve me zhvillim dhe fuqi jo të pabarabarta. Ato vazhdojnë të përcaktojnë ende në një masë të konsiderueshme termat e diskursit global, duke filluar nga çështje të tilla, si: ajo midis Izraelit dhe Palestinës, Amerikës Latine, “lufta kundër terrorit”, organizimi ekonomik ndërkombëtar, të drejtat dhe drejtësia, si dhe çështje të tjera si ato themeloret të ekzistencës së qytetërimit (lufta bërthamore dhe shkatërrimi i mjedisit).

Megjithatë, fuqia e saj që nga viti 1945, kur SHBA-ja ishte në kulmin e saj historik të paprecedentë ka filluar të zvogëlohet.

Me këtë reduktim të pashmangshëm pushteti i Uashingtonit në një farë mase është ndarë me “qeverinë botërore de facto” të “padronëve të universit”, për të përdorur shprehjet e shtypit të biznesit, duke iu referuar kështu fuqive kapitaliste shtetërore (vendeve të G7) si dhe institucioneve të kontrolluara prej tyre në “epokën e re imperiale”, siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare të tregtisë. 1

“Padronët e universit” sigurisht janë shumë larg prej përfaqësimit të popujve të fuqive mbizotëruese. Madje populli edhe në shtetet më demokratike ka ndikim të kufizuar në vendimmarrjen politike.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës studiues të famshëm kanë sjellë prova bindëse se “elitat ekonomike dhe grupet e organizuara, që përfaqësojnë interesat e biznesit kanë një ndikim substancial të pavarur në politikën e qeverisë amerikane, ndërsa qytetarët e zakonshëm dhe grupet e interesave të masave kanë pak ose aspak ndikim të pavarur”.

Këta autorë arrijnë në përfundimin se rezultatet e studimeve të tyre “provojnë në mënyrë thelbësore teoritë e Dominimit të Elitave Ekonomike dhe teoritë e Pluralizmit të Njëanshëm, por jo teoritë e Demokracisë së Elektoratit Maxhoritar apo të Pluralizmit Maxhoritar”.

Studime të tjera kanë konstatuar se shumica më e madhe e popullit, ajo që ndodhet në fundin më të poshtëm të të ardhurave, është e përjashtuar në mënyrë efektive nga sistemi politik; mendimi dhe qëndrimi i saj injorohet nga përfaqësuesit e saj formalë, në një kohë kur një sektor fare i vogël në krye ka një ndikim mbizotërues; dhe se financimi i fushatave elektorale prej një kohe të gjatë është një parashikues jashtëzakonisht i mirë i përzgjedhjeve politike.

Një nga pasojat është ajo e ashtuquajtura apati: moskokëçarja për të votuar. Kjo ka një korrelacion të rëndësishëm klasor. Arsyet e mundshme janë trajtuar dyzetepesë vite më parë nga një prej studiuesve kryesorë të politikave elektorale, Walter Dean Burnaham.

Ai e lidhte abstenimin me një “veçori të rëndësishme krahasuese të sistemit politik amerikan: mungesës tërësore të një partie socialiste apo laburiste të masave si një konkurrent i organizuar në tregun elektoral”, gjë e cila, sipas tij, ndikon shumë në “përqindjen e abstenimit me baza klasore” si dhe injorimin e rëndësisë së opsioneve politike, që mund të mbështeten nga popullsia e përgjithshme, por që u kundërvihen interesave të elitës. Këto vëzhgime janë aktuale edhe sot.

Në një analizë të hollësishme të zgjedhjeve të vitit 2014, Burnaham dhe Thomas Ferguson na tregojnë se përqindjet e votimeve “të kujtojnë fillimet e shekullit XIX”, kur të drejtë vote kishin në të vërtetë vetëm burrat e lirë e të kamur.

Ata arrijnë në përfundim se “si provat e dala nga sondazhet e drejtpërdrejta ashtu dhe bonsensi konfirmojnë se tani një numër i madh amerikanësh janë të shqetësuar për të dyja partitë politike dhe janë gjithnjë më të pakënaqura në lidhje me perspektivën afatgjatë të kësaj gjendjeje. Shumë prej tyre iu është mbushur mendja se politika kontrollohet vetëm nga disa interesa të caktuara.

Ata ngulin këmbë në ndërmarrjen e aksioneve efektive për t’iu kundërvënë rënies ekonomike afatgjatë dhe pabarazisë ekonomike, por asnjë prej partive kryesore amerikane të drejtuara nga paratë, nuk do të mund t’iu afrojë asgjë në atë masë që e kërkojnë ata. Kjo ka mundësi të nxisë disintegrimin e sistemit politik të dukshëm në zgjedhjet parlamentare të 2014”.3

Reduktimi i demokracisë nuk është më i pakët as në Europë, ngaqë vendimmarrja për çështje të rëndësishme ka kaluar në duart e burokracisë në Bruksel dhe të fuqive financiare që përfaqëson ajo në një masë të madhe.

Mospërfillja e tyre ndaj demokracisë u zbulua qartë në reagimin e tyre të pamëshirshëm në korrik të 2015-ës kundër idesë që populli grek duhej të thoshte mendimin e tij për përcaktimin e fateve të shoqërisë në Greqi, të shpartalluar nga politikat e ashpra të trojkës- Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (sidomos nga aktorët politikë të FMN-së dhe jo nga ekonomistët e tij, të cilët kishin mbajtur gjithnjë një qëndrim kritik ndaj politikave destruktive). U tha se këto politika të ashpra ishin të domosdoshme për të zvogëluar borxhet e Greqisë. Po në fakt, ato i kanë rritur këto borxhe në lidhje me PPB-në, ndërsa shoqëria greke është bërë copë e thërrime dhe grekët kanë shërbyer si një hinkë për të transmetuar paketat shpëtuese në bankat franceze e gjermane, që kishin dhënë kredi të rrezikshme.

Këtu nuk ka shumë surpriza. Lufta e klasave, e njëanshme në mënyrë tipike, ka një histori të gjatë dhe të hidhur. Në lindje të erës moderne të shtetit kapitalist, Adam Smithi kishte dënuar “padronët e njerëzimit” të kohës së tij, “tregtarët dhe fabrikantët” e Anglisë, të cilët “në një masë të madhe ishin arkitektët kryesorë” të politikës dhe kujdeseshin që interesat e tyre “të kishin vëmendje të veçantë”, pavarësisht pasojave të tyre “të rënda” për të tjerët (kryesisht për viktimat e “padrejtësisë së tyre të ashpër” jashtë vendit, por edhe për popullin në Angli).

Era neoliberale e gjeneratës së shkuar i ka vënë vulën e saj kësaj pamjeje klasike me padronët që vijnë nga radhët e larta të ekonomisë, që sa vjen e po monopolizohet më shumë, e institucioneve financiare gjigante dhe shpesh grabitqare, multinacionaleve të mbrojtura nga pushteti shtetëror dhe nga figurat politike që kryesisht përfaqësojnë interesat e veta.

Në të njëjtën kohë, nuk ka pothuajse asnjë ditë ku të mos flitet për zbulime shkencore ogurzeza në lidhje me shpejtësinë që po shkatërrohet natyra. Është më se shqetësuese kur lexon se në “gjerësinë e mesme të Hemisferës Veriore temperaturat mesatare po rriten aq shumë, sa është njësoj sikur çdo ditë të lëvizësh rreth dhjetë metra drejt jugut”, pra me një shpejtësi “rreth 100 herë më shpejt se çdo ndryshim tjetër klimaterik të shënjuar në regjistrat gjeologjikë, por po të bazohemi në studimet e tjera teknike ndoshta edhe 1000 herë më shpejt. 4

Jo më pak e zymtë është dhe rritja e rrezikut të luftës bërthamore. Jo Kasandra, por i mirinformuari ish-Sekretari i Shtetit William Perry, vlerëson se “mundësia e një katastrofe bërthamore sot është më e madhe” se gjatë Luftës së Ftohtë, kur shpëtimi nga ndonjë katastrofë e paimagjinueshme ishte pothuajse një mrekulli. Ndërkohë, Fuqitë e Mëdha vazhdojnë me kokëfortësi programet e tyre “të mossigurisë kombëtare”, po të përdornim këtu fjalët me vend të analistit të vjetër të CIA-s Melvin Goodman.

Edhe Perry është një nga ata specialistë që i kanë bërë thirrje presidentit Obama “të mbyste raketat e reja”, një armë bërthamore me një saktësi më të madhe për të goditur objektivin, të cilat mund të inkurajonin “luftërat e kufizuara bërthamore”, që pastaj si pasojë e dinamikës tashmë të njohur do të ktheheshin në katastrofa të plota.

Ç’është dhe më e keqe raketat e reja janë prodhuar në dy variante: me mbushje bërthamore dhe pa mbushje bërthamore, duke bërë kështu që “armiku i sulmuar, duke menduar se po e godasin me armë bërthamore për të qenë i sigurt mund të përgjigjet me armë bërthamore, duke shkaktuar kështu një luftë të përgjithshme bërthamore”.

Por, ka vetëm pak shpresë që këto këshilla të merren parasysh, në një kohë kur Pentagoni po vazhdon me programet e tij miliarda dollarëshe për përmirësimin e sistemeve të armëve bërthamore, ndërsa fuqitë më të dobëta po hedhin hapat e tyre drejt Armagedonit.5

Kam përshtypjen se shënimet e mësipërme skicojnë një ide të përafërt të trupës së karaktereve kryesore të këtij libri. Në kapitujt që vijnë më pas do të mundohemi të eksplorojmë pyetjen se kush e sundon botën; si veprojnë për të arritur këtë qëllim dhe ku të çon kjo; si mund të shpresojë “popullsia poshtë në bazë”, për të huazuar këtë frazë të goditur të Thorstein Velblen-it, të shmangë pushtetin e biznesit dhe doktrinën nacionaliste e të bëhet “e gjallë dhe e aftë për të jetuar”, siç thoshte ai.

Vlerësime për Noam Chomsky-n

“Chomsky është një fenomen global...Ai ka të ngjarë të jetë shkrimtari më i lexuar amerikan për politikën e jashtme në planet”.

-The New York Times Book Review

“Me një logjikë të pamëshirshme Chomsky na ofron të dëgjojmë nga afër atë që na thonë udhëheqësit dhe të zbulojmë atë që nuk na thonë... Jemi apo nuk jemi dakord me të, duke mos e dëgjuar humbasim”.

-BusinessWeek

“Si arritëm të bëheshim perandori? Librat e Noam Chomsky-t, qytetarit më të dobishëm të Amerikës, janë përgjigjja më e mirë për këtë pyetje”.

-The Boston Globe

“Ka të ngjarë, që nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndjekin rrugën e Britanisë së shekullit XIX, interpretimi i Chomsky-it do të jetë standardi i historianëve edhe njëqind vite më vonë”.

-The New Yorker

“Për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për botën ku jetojmë...ka vetëm një përgjigje të thjeshtë: lexoni Noam Chomsky-n”.

-New Statesman

Data sheet

pages325
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë