Valbona Banka A-008778
New product
Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive: Nje histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo femije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijte! Në mbyllje të procesit të votimit online për librin më të mirë të vitit 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari.al, - në kategorinë “Libri për fëmijë”, është përzgjedhur libri “Aria, hidh e prit” me autore Valbona Banka, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Mediaprint”, me redaktore Arta Markun.
43 Items
Shtëpia Botuese | Dita Books | |
| ISBN | 9789928485274 | |
Aria nuk ka prindër, ka vetëm një vëlla dhe zemrën e saj të madhe plot me dashuri.
Për të nuk ka rëndësi nëse jeton në shtëpinë e fëmijës apo jo, mjaft që pranë të ketë Rainin, në mungesë të të cilit nuk merr dot as frymë.
Por zonja Marta kërkon ta birësoj Rainin. Atij i pëlqen, motrës së tij, jo!
Kështu fillojnë përpjekjet e Arias për të mos lejuar ndarjen nga i vëllai.
Një javë në shtëpinë e zonjës Marta dhe zotit Giljan, plot me aventura të paparashikuara, me ngatërresa dhe prapësi, por sidomos me “leksione jete” që zënë fill drejt e në zemrën e Arias që beson se, njeriun duhet ta udhëheqë dashuria. Ashtu sikurse dhe familjen e mban dashuria dhe jo numri i pjesëtarëve të saj.
Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 162 |
| ISBN | 9789928485274 |
| Published year | 2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Grupmosha e leximit | 10 - 14 vjeç |
| Përmasat | 14 × 21cm |
Kersheria eshte nje deshire, nje nxitje, apo nje shtyse per te mesuar gjera te reja qe nuk i dime... Kur je femije, kesheria eshte gjithnje me ty, kur rritesh, kujtohu ta zgjosh!
Autorja Valbona Banka, fituese e çmimit per librin me te mire per femije per vitin 2022 tek Bukinist.al, vjen me nje liber te ri. Ky liber grish fantazine e lexuesve te vegjel me nje bote plot mistere. Një lexim me të papritura, plot mistere për t’u zbuluar që do ju mbajne pezull...
Valbona Banka është një emër i ri në letërsinë për fëmijë, por që tashmë ka të shkruar tre vepra për lexuesit e vegjël. Me rastin e fitimit të cmimit për librin më të mirë për fëmijë për vitin 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari ne kemi bërë bashkë në një set librin fitues “Aria hidh e prit” dhe “Zgjohu kërshëri”, si rekomandime edhe për lexuesit e...
Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe humorit, për të shijuar këtë përvojë.
Ky roman nuk është vetëm një përballje mes botës së re tekno (nga rrjedh dhe titulli Tekno-Broni) dhe asaj të vjetrës, ku çdo gjë bëhej me dorë, por u tregon fëmijëve se vërtet teknologjia ka shumë të mira, ama çdo gjë duhet përdorur me masë, pa harruar kontaktin me natyrën. Caku - Kufi është ai ekuilibri i hollë që duhet të ruajmë për të mos humbur...