Këtu gjeni 168 pjatat më tipike, të gatimeve tradicionale, që bëhet përgjatë festave, duke sjellë kuzhinën e trevave kryesore në Greqi. Recetat që do t’i gjeni këtu janë më përfaqësueset, por këtu japim edhe variacionet në gatimin e tyre. Nisur nga fakti që gatimi është art, ne ju ftojmë të luani rol protagonisti: bëni zgjedhjet tuaja, zhvilloni fantazinë...
Më shumë se 700 receta tradicionale nga të gjitha krahinat e Italisë, të cilat shoqërohen me më shumë se 400 ilustrime fantastike.
Qëllimi i përpilimit të këtij libri është që të njohë dhe të rrisë më mirë nivelin e përgatitjen e amvisave në familje për gatimet e gjellëve në gamë sa më të gjerë.
Dieta mesdhetare është mënyra e të ushqyerit e popujve të Mesdheut. Ajo bazohet në përgatitjen e gatimeve të shijshme mesdhetare, duke përdorur lëndët e para që prodhohen në këto vende. Emërtimi dietë mesdhetare është bërë sinonim i jetëgjatësisë dhe mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet e zemrës, diabetit etj.
“Një roman elegant dhe i matur, i saktë dhe i vëmendshëm ndaj botës.”- kështu e vlerëson Sunday Telegraph. Me këtë libër Adam Foulds mori çmimin evropian për Letërsinë në vitin 2011
Vëllimi “Largësi të kaltra” përfshin dy novela: “Largësi të kaltra” dhe “Melodi e një dashurie të ndërprerë” - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton, mentalitetet e raportet në mes tyre kur është fjala për...
“Lavjerrësi i Qytetit” është një vazhdimësi piramidale në krijimtarinë e Zija Çelës.
Një pjesë e mirë e vjershave të përfshira në këtë botim pasqyrojnë lojën e mundimshme, aspak argëtuese, me censurën dhe me autocensurën.
Është një libër disi i veçantë. Ky libër është veliera e bardhë për të shkuar tek drita.
Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme,që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes, kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...
E ëmbël, e hidhur, djegëse, e butë apo e fortë: çokollata, vetë “ushqimi i perëndive” dhe objekt i një kulti që përtërihet në shekuj, shërbehet që të shijohet në një pafundësi mënyrash të ndryshme dhe me shoqërime gjithmonë të reja. Vëllimi përmban 300 receta të zgjedhura, tradicionale e më të reja: përfshin nga biskotat te tortat, nga të bardhat te të...
Ky libër tronditës është përjetimi i një gruaje “të zakonshme” dhe sublime, i një nëne tashmë të vdekur, që ka jetuar vetëm për djalin dhe përmes djalit të saj.
Këtë vëllim poetik do ta quaja si një enciklopedi poetike të botës shqiptare e shkruar me një frymëzim e me plot gjetje e imazhe poetike të fuqishme, mençurore e humane, me një strukturë kompozicionale polifonike të mirëthurur e të mbajtur gjatë, siç duket në mendjen e tij, si kryemotiv, si kryekëngë e vademekum vlerash shpirtërore, që zbulohen ca nga ca...
Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit.
Me saktësinë e një historiani dhe me mjeshtërinë e një shkrimtari, Spiro Mella na paraqet në plotërinë e tij Ali pashë Tepelenën
Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t’u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik “Lulëkuqja dhe kujtimi”, që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...
Ai erdhi sërish me një roman të ri. Për të na trazuar fort shpirtin në të gjitha skutat e tij, përmes fletëve të bardha të shkruara magjishëm. Te ky roman lodrojnë bashkë, në një gjeografi sa reale aq edhe mistike, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, dhimbja dhe gëzimi, krenaria dhe përçmimi, e shkuara dhe e tashmja; qielli, toka dhe nëntoka. Kjo botë...
Një sagë e re e shkrimtarit arbëresh Carmine Abate për një familje të rrëfyer në katër breza. Një roman që shtrihet në kohë përgjatë një shekulli ndërsa ngjarjet zhvillohen në tre kontinente. Historia e emigracionit italian në Amerikë dhe rrjedha që merr jeta si një sagë madhështore, ekzistenciale, e shkruar plot mjeshtri. Një nga veprat më të arrita të...
Për ta nisur ditën me një nga poezitë e mjeshtrit të fjalës, shkrimtarit Dritëro Agolli - Një antologji e përzgjedhur me krijimtarinë më të mirë të këtij poeti të njohur të letrave shqipe
Me romanin "Madrugada" Jan Mehlum përfshihet në debatin e ditës mbi politikën e emigrimit në Norvegji, trafikimin e qenieve njerëzore dhe burrat që dhunojnë gratë.
Mbi 25 vjet pas suksesit mbarëbotëror të romanit “Manuali i luftëtarit të dritës”, Paulo Coelho i shoqëron lexuesit në një rrugëtim të ri përmes fuqisë së fjalëve dhe të mendimeve. Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm.
Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.
“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shënjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit.
Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë dhe të çmuar, do të gjeni sintezën e filozofisë humaniste të Paulo Coehlo-s: një mesazh besimi dhe jete që ka prekur zemrën e miliona lexuesve në të gjithë botën.
Marmara Hanëm mund të jetë një gruaëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin.
Libri “Marramendje tingujsh” ka një materie fjale, e cila mishëron edhe një raport tjetër të autores. Është fjala për raportin me visin, me toposin dhe hapësirën shpirtërore që zbulohet prej tij. Këtë hapësirë, poetja nuk e poetizon, por e sjell tekstualisht si imazh dhe hise peizazhi dhe dukurish, ashtu sikundër është, imponues dhe ftues në realitet.
Një sagë e fuqishme, që përfshin tre breza, midis Dakarit, Fesit dhe Tanzherit, “Martesa për qejf” është gjithashtu edhe një roman i madh për dashurinë.
Me këtë vepër autori shkon e ngrihet në atë majë që dëshmon pjekurinë dhe vetëdijesimin e tij poetik.