Kuzhinë mesdhetare - Aromë dhe shije View larger

Kuzhine mesdhetare - Arome dhe shije

Katerina Gremo TO0347

New product

Përshkrim i shkurtër

Dieta mesdhetare është mënyra e të ushqyerit e popujve të Mesdheut. Ajo bazohet në përgatitjen e gatimeve të shijshme mesdhetare, duke përdorur lëndët e para që prodhohen në këto vende. Emërtimi dietë mesdhetare është bërë sinonim i jetëgjatësisë dhe mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet e zemrës, diabetit etj.

More details

98 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994317998

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dieta mesdhetare është mënyra e të ushqyerit e popujve të Mesdheut. Ajo bazohet në përgatitjen e gatimeve të shijshme mesdhetare, duke përdorur lëndët e para që prodhohen në këto vende. Emërtimi dietë mesdhetare është bërë sinonim i jetëgjatësisë dhe mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet e zemrës, diabetit etj.

Gjatë 50 vjetëve të fundit, në arenën shkencore botërore vihet re një mendim unanim i shkencëtarëve për sa i përket faktit që dieta mesdhetare është një nga modelet më të ekuilibruara të të ushqyerit. Për të arritur në këtë rezultat, u deshën qindra studime, në përfundim të së cilave u vu re se kur njerëzit përdorin një regjim të tillë ushqimor, shfaqin një ulje të ndjeshme të vdekshmërisë në popullatë, si pasojë e kancerit apo sëmundjeve të zemrës, në krahasim me dietën e mjaft vendeve të tjera.

Një pjesë e pandashme e dietës mesdhetare janë edhe erëzat e beharnat. Natyra mesdhetare na ka dhuruar një larmi të çmuar bimësh aromatike për përdorim kulinar. Mendoni për një moment se sa e varfër do të na dukej gjella pa aromën dhe shijen që japin erëzat dhe beharnat. Përdorimi i tyre jo vetëm përforcon shijen e gatimeve, por duke i kombinuar në mënyra të ndryshme na jep mundësinë të krijojmë një shumëllojshmëri gatimesh.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages256
ISBN9789994317998
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat21x27