Catalog
Viewed products
Ne kete set kemi bere bashke dy...
A është e lehtë të jetosh me një...
Subcategories
Në këtë tekst janë përdorur dëshmitë e atyre ë vuajtën nëpër geto.Asnjëherë më parë, dëshmitë personale të vetë atyre që jetuan në këto geto nuk janë përdorur kaq mirë për të shkruar historinë e getove të nazizmit.?
Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren,...
Lukas Korsoja, një hetues bibliofik, kyen hetimet mbi librat njëlloj siç hetohet për krimet. Një ditë mori një detyrë tejet të rëndësishme: të verifikonte origjinalitetin e një kapitulli të dorëshkrimit të librit Tre muskëtierët. Shkenca okulte, libra të lashtë, joshje të rrezikshme. Një kryevepër e misterit inteligjent që të mban pezull.
Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila...
Pasqyra e bojës nga autori i çmimit Nobel, Jorge Luis Borges është një histori thellësisht imagjinare që eksploron filozofinë, paradoksin dhe natyrën e ekzistencës së njeriut.
Për shekuj me radhë, vaji i freskët i ullirit është konsideruar domosdoshmëri dhe pjesë përbërëse e dietës ushqimore të njeriut.Por po sikur ky simbol i pastërtisë të jetë korruptuar? Duke nisur me një artikull të fuqishëm në The New Yorker, Tom Mueller është bërë ekspert botëror mbi vajin e ullirit, por mbi të gjitha mbi mashtrimin, madje krimin ushqimor...
"Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" trajton me ndershmëri dhe guxim temën më të diskutueshme të të gjitha kohërave: fenë. Midis faqeve të tij, kontributet e teologëve, të historianëvë dhe të studiuesve të pavarur zbulojnë mistifikime, hedhin dritë mbi besimet e lashta e diskutojnë për anën e errët të besimit.
Libri Rro-kje në kryq përshkruan luftën e përpjekjet titanike të njeriut që provon humbjen, por evokon përballjen, vizaton hijet nga kahu i dritës, i qaset vdekjes me gjallërinë e jetës, del nga humbëtirat e frikës për një udhëtim shprese në të ardhmen.?
Gjeniu i një nate është historia e Claude Joseph Rouget de Liste, kompozitor dhe poet, i cili shkroi brenda natës së 25-26 prillit 1792 këngën e ushtrisë franceze, e cila më vonë u njoh me emrin Marsejeza dhe u bë himni zyrtar. ?
Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë.
Mirë se erdhët në pjesën e sipërme lindore të Nju Jorkut, ku unë dhe miqtë e mi jetojmë, shkojmë në shkollë, luajmë dhe flemë... ndonjëherë me njëri-tjetrin.
Një libër autobiografik, ku rrëfimtarja e ndihmuar nga kujtimet, ndan me lexuesit dhimbjen e humbjes së të bijës në një moshë të re.
Henri Michel ekzaminon Luftën nga një këndvështrim social dhe ekonomik dhe shqyrton situatat me të cilat u përball secila palë dhe pse ata u detyruan të merrnin vendime strategjike të çuditshme dhe të vështira për tu arritur. Michel e sheh luftën nga pikëpamja e vendimmarrjes kombëtare.
Historia e Grace McNab Salt dhe përpjekjeve të saj për tu integruar në shoqërinë e lartë pas daljes nga burgu, ku shleu dënimin pasi tentoi të shtypte me makinë të dashurën e bashkëshortit të saj.
Këshilla mjeksore për vetë kujdesjen mjekësore dhe shëndetësore.
Një roman magjik nga autorja bestseller Cecelia Ahern. Falë një spërkatje plot magji, ky libër është më shumë se një përrallë.
Sipas teorisë së konspiracionit të zyrtarëve të qeverisë amerikane, 19 rrëmbyes kamikazë myslimanë nga Lindja e Mesme, me zemrat të mbushura me urrejtje për lirinë dhe demokracinë amerikane, rrëmbyen katër aeroplanë.
Në librin Rrëfimi, Leonard Veizi paraqitet në një shkallë më të lartë të rrëfimit duke depërtuar shumë thellë në psikologjinë dhe patologjinë e personazheve të tij, pavarësisht ndikimeve të rrymave të ndryshme psikologjike.?
John Updike mbetet një mjeshtër i historive të shkurtra, dhe kjo përmbledhje e vërteton këtë më së miri.?
Jeta e Era Shpatit nuk ishte më ajo e mëparshmja. Disa orë të kaluara me një djalosh të panjohur, kishin ndryshuar një jetë të tërë.
Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.
Xheremi Marshi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve i cili shpresonte që të kalonte një aventurë të shkurtër në qytetin e vogël ku do të qëndronte disa ditë. Por që nga çasti që pa Leksin, u mahnit dhe u tërhoq shumë nga kjo grua shumë e bukur e cila fliste me një zë të zvargur dhe...
Ky vëllim është një homazh zemre, një gjest i vogël dashurie që ndryshe nga dhuratat e tjera më jetëshkurtra, ushqen pretendimin që ti rezistojë kohës, ashtu sikurse në mendjen dhe në zemrën e secilit prej nesh rron dhe bëhet e pavdekshme lidhja me nënën.
Një kërkim brilant mbi biografinë e Napoleonit dhe gruas së tij të dytë dhe më pak të famshme - Mari Luiza.
Shkrimtari, historiani dhe ish deputeti i parlamentit shqiptar, Uran Butka, publikon një tregim të shkurtër, të cilin e ka shkruar gjatë periudhës komuniste, kohë në të cilën literatura kundër linjës së Partisë konsiderohej akt tradhtie dhe dënohej.
Në këtë botim, autorët përpiqen të hedhin dritë mbi konspiracionet dhe intrigat më të mëdha të historisë.
Për të gjithë të apasionuarit pas teorive konspirative, Texe Marrs na fton të lexojmë librin Rrethi i intrigës ku ai hedh dritë mbi 10 njerëzit e padukshëm që sundojnë botën nga rrethi i fshehtë i brendshëm i konspiracionit global të iluminatëve.
Një autobiografi ku autori flet për 10 vitet e vështira të persekutimit të tij në Metalurgji.
Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
Carter Maguire, mësues i anglishtes, nuk duket aspak tipi i saj, por rruga drejt lumturisë ka të papriturat e veta dhe dashuria të vjen andej nga nuk e pret.?
Rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Është një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të përsosur mes tyre.
I paralizuar, pa një mbështetje, refuzuar së pari nga nëna e tij, një djalë i ri, Dunkan Stirling, do të arrij të kaloj të gjitha pengesat e të realizojë qëllimin që i kishte vënë vetes që fëmijë: të bëhej një mjek i shquar e i dashur nga të gjithë. Një nga romanet më të bukur e më të famshëm të Kronin, që lexohet me një frymë, frymëzuar nga fati i...