Pushkini ne kulturen ruse View larger

Pushkini ne kulturen ruse

Leonid Grossman BOT0179

New product

Përshkrim i shkurtër Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila njihet nga mbarë bota.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001016

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Detyrën që i kemi ngarkuar vetes, do ta quanim të kryer relativisht, nëse do të arrinim, qoftë edhe sadopak, të shprehnim atë dashuri të pafund që pati ndezur figura harmonike e poetit fisnik në zemrat e popullit të tij të madh, i cili hyri në një epokë të re historike. Vetëm epoka jonë e ndjeu dhe e shprehu plotësisht tërë rëndësinë e jashtëzakonshme të artistit gjenial për vendin e tij, të cilën vetëm për së largu e patën ndier bashkëkohësit e tij më të mirë. "Pushkini ishte jehonë e brezit të tij, me të gjitha mangësitë dhe me të gjitha virtytet që ky mbartte, - pati shkruar dekabristi Jakushkin, - dhe prandaj kjo, ndoshta, është dhe arsyeja që poeti ishte me të vërtetë popullor, si askush tjetër deri atëherë në Rusi". Përçues i shquar i fateve historike dhe i kulturës së popullit të vet, që e pagoi me një fat tragjik misionin e tij të lartë, si shkrimtar rus - ja, i tillë shfaqet Pushkini nga dokumentet e kohës së vet, i tillë ngrihet para syve tanë në epokën që po jetojmë, dhe të tillë mundohet ta pasqyrojë edhe jetëshkrimi në fjalë që po u paraqitet lexuesve. Mbi autorin Monografia jetëshkrimore "Pushkini në kulturën ruse" që po u vihet në dorë lexuesve, është vepër e Leonid Petroviç Grossmanit (1888-1965), penës së të cilit i përkasin shumë punime të kësaj gjinie. Ndër veprat e tij, mund të përmendim monografitë që ka botuar edhe për Turgenjevin, Dostojevskin, Leskovin, Suhovo-Kobilin, si edhe studimet për Balzakun (sa i njohur ka qenë në Rusi), "Nga Pushkini deri te Blloku", "Lufta për stilin", "Reparti i penës", "Tre bashkëkohës". Grossmani, veç të tjerash, ka botuar edhe një sërë artikujsh studimorë për Gorkin, Romen Rolanin, Anri Barbysin, Majakovskin, Lui Aragonin etj. Ai, gjithashtu, është i njohur edhe si autor romanesh biografikë dhe punimesh të ndryshme kushtuar teatrit rus.

Data sheet

pages574
ISBN9789928001016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEshref Ymeri