Ky set me dy libra vjen për të gjithë...
Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar - thotë Osho.
Një roman i fuqishëm nga autorja bestselling e New York Times, Danielle Steel. Libri për vajzën e ambasadorit të SHBS-së, e cila është rrëmbyer. Një ish-agjent i fshehtë i vjen, duke shpëtuar jetën e saj në më shumë sesa një mënyrë.
Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë.
O vetmi! Ti, atdheu im, vetmi. Nga bota e akullt e qetësisë vjen kënga e mërzisë. Zarathustra këndon këngën e mbrëmjes, këngën e natës së fundit, këngën për kthimin e përhershëm.
Në një ditë të ngrohtë qershori, një grua nga Çikago zbret nga autobusi në një qytet të vogël. Nuk ka ndërmend të qëndrojë, është thjesht kalimthi. Gjithsesi, ndalesa e saj në këtë qytet e ka një arsye dhe është pjesë e një historie që nuk do ta harroni kurrë.
Në nëntor 1962, një tregim tronditi Bashkimin Sovjetik. Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç, romani klasik i Aleksandër Solzhenicinit u publikua afro pesëdhjetë e një vjet më parë. Një tregim i shkurtër dhe i thjeshtë mbi një të burgosur që po përpiqet të mbijetojë në Gulag - sistemi sovjetik i kampeve të punës - tashmë shihet si një nga librat më të...
Dashuria vihet gjithmonë në sprovë; sidomos në çiftet ku ka në mes bukur dhe para. E tillë është historia e Rafaelës, vajza e një bankieri europian, e cila jepet marrëzisht pas financierit amerikan John Henry Phillips. Por, çfarë ndodh me Rafaelën dhe pasionet e saj kur bashkëshorti paralizohet përjetësisht?!
Shtepia botuese Fan Noli sjell ne shqip nje nga veprat me te rendesishme te Albert Kamyse, perkthyer nga pedagogia e gjuhes frenge, Saverina Pasho
Eseja “Njeriu i revoltuar” u botua në vitin 1951 dhe ngjalli shumë polemika; madje, krijoi një hendek të thellë mes Kamysë dhe Sartrit për shumë kohë. Në këtë ese, Kamy tregohet syçelë në raport me ideologjinë marksiste dhe zbatimin e saj në Rusinë sovjetike, si dhe më i drejtpërdrejtë e objektim për zhvillimet e botës moderne.
Njeriu nuk është një fije letër e bardhë, në të cilën kultura mund të shkruajë tekstin e vet; ai është një gjallesë e ngarkuar me energji dhe e ndërtuar në një mënyrë të caktuar, që, duke u përshtatur, reagon në mënyrën specifike dhe të caktuar lidhur me kushtet e jashtme.
Ky është një botim special i Amnesty International, i realizuar falë kontributit të aktores së madhe dhe aktivistes për të drejtat e njeriut Angelina Jolie dhe Geraldine Van Bueren. Ky libër shpjegon të drejtat tuaja. Nxjerr në pah punën e madhe të aktivistëve të rinj në mbarë botën. Dhe ju jep istrumente për të kuptuar ligjin, për të ndërmarrë veprime...
Pas një tragjedie, jeta vazhdon dhe shpirti shërohet, por gjithsesi nuk mund të jetë kurrë njëlloj.
Neurozat kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmojnë se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime.
Bukuroshja Samanta Tejlor, në pamje të parë një femër e lumtur dhe e suksesshme, në të vërtetë është e brengosur, duke përjetuar thellë dhimbjen e ndarjes me burrin, që e çon në një shembje të papritur të gjithçkaje që dukej e patundur.
“Paqe dhe Luftë midis Kombeve” është një prej veprave më të plota të shkruara ndonjëherë nga një njeri i vetëm rreth marrëdhënieve ndërkombëtare.
- Agronom jeni? - Jo, teknik tokash. - Mirë, po... pse banoni atje?
Historia e këtij romani rrok mjeshtrisht temën e guximit, miqësisë dhe të fatit, teksa dy familje përballen me sfidat e luftës ... Një roman i shpresës dhe sakrificës, i tragjedisë, sfidës dhe rilindjes. Është një kronikë e shkëlqyer familjare që shpaloset përgjatë gjysmë shekulli - një vepër mjeshtrore nga një prej shkrimtareve tona më të dashura që...
Dashuria të jep liri të plotë: dhe nëse nuk ta jep, ajo nuk është dashuri, por diçka tjetër. Është një trip egoje. Nëse ke një grua të bukur, do t'ia tregosh gjithë botës, a thua se ajo është pronë e jotja. Është njësoj sikur ke një makinë të bukur dhe vjen vërdallë që të gjithë të shohin që makinën që ke ti nuk e ka askush.
Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t'ju ngrejë lart. Dhe sa më lart të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju. Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot. Kjo është në duart tuaja.
Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi. Si mund ta njohësh ti atë grua? Si mund ta njohësh ti atë burrë? Janë procese, nuk janë gjëra. Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe.
Njeriu është krijesa më e përsosur dhe qënia më e evoluar e kësaj Toke. Asnjë zog nuk mund të këndojë këngën e tij: muzika e tij është veçse një zhurmë, edhe pse e bukur duke qenë frut i pafajësisë së tij. Ndërsa ti mund të këndosh këngë shumë më të bukura, të pasura me domethënie. Por njerëzit pyesin gjithmonë : "Çfarë kam unë për të dhënë?"
Në romanin e saj të 55-të bestseller, Danielle Steel eksploron kohët e një miqësie të jashtëzakonshme, gërshetimin e historisë së tre çifte, miqtë e jetës, për të cilët pushime mujore në Sant Tropez bëhet një verë e ndryshimit, zbulesës, sekreteve, surprizave, dhe fillimeve të reja ...
Në progresion racional ai paraqiti konceptet kryesore psikoanalitike, si dhuna, shoqërimi i lirë dhe libido. Ai shpjegon meganizmat sesi funksionon mendja njerëzore. Kjo është një nga veprat e mëdha të frojdit prandaj duhet të përgatitesh për ta lexuar më shumë se një herë për shkak të gjuhës së ndërlikuar figurative të Freud të gërsheton letërsinë,...
"Përtej psikologjisë" është ndër librat me interesantë të OSHOS: Ky libër është një përzgjedhje e veçantë e bisedimeve të bëra prej tij me një grup të vogël njerëzish që udhëtojnë me të në një tur botëror. Secili kapitull është një gur i çmuar i dijes së tij.