Albert Kamy A-000823
New product
Shtepia botuese Fan Noli sjell ne shqip nje nga veprat me te rendesishme te Albert Kamyse, perkthyer nga pedagogia e gjuhes frenge, Saverina Pasho
9 Items
Shtëpia Botuese | Fan Noli | |
| ISBN | 9789928342232 | |
Ai e kishte dashur nënën e tij dhe fëmijën, gjithë çka nuk varej nga zgjedhja e tij. Dhe më në fund, ai që kishte kundërshtuar gjithçka, kishte vënë në dyshim gjithçka; kishte dashur gjithmonë vetëm çka ishte e domosdoshme. Geniet që ia kishte imponuar fati, botën ashtu siç i ishte theçka në jetë nuk kishte mundur ta shmangte, sin, lavdinë ose varfërinë, me një fjalë yllin e vet. Pere. ergjithçka i ishte dashur të zgjidhte, ishte përpjekur ska s'është e njëjta gjë. Kishte njohur pa dyshim, magis pasionin madje edhe çaste dhembshurie. Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika. Dashuria e vërtetë nuk është as zgjedhje as liri. Zemra, sidomos, nuk është e lirë. Ajo është e pashmangshmja dhe pranimi i të pashmangshmes. Dhe ai vërtet, nuk kishte dashur kurrë me gjithë zemër veçse të pashmangshmen. Tani nuk i mbetej veçse të donte vdekjen e tij.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 319 |
| ISBN | 9789928342232 |
| Published year | 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Saverina Pasho |
Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin...
E publikuar në vitin 1956, "Rënia" u shkrua në një nga periudhat më të zymta e pesimiste në jetën e autorit. "Rënia" përbëhet nga një seri monologjesh dramatikë të Jean-Baptiste Clamence, i cili reflekton mbi jetën e tij para një të huaji. Filozofi ekzistencialist, Sartri, e përshkruan librin si "më të bukurin dhe më pak të kuptuarin" nga librat e Kamys.
Kjo është një vepër e sjellë në shqip nga Fotaq Andrea që paraqet madhështinë, thellësinë dhe gjenialitetin e tij, po aq bukur sa edhe romani “I huaji”
Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, nëse çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë? Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit. Sizifi është heroi absurd. Ai është i tillë si për pasionet edhe për vuajtjet. Përçmimi për perënditë, urrejtja...
Drama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i zakonshëm deri në vdekjen e motrës së tij Drusilla, e cila i zbuloi atij absurditetin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Që nga ai çast, ai u bë një tiran i pamëshirshëm, duke pretenduar se mishëronte figurën e fatit, më qëllim që t'u tregonte njerëzve...
Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".
Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".
Eseja “Njeriu i revoltuar” u botua në vitin 1951 dhe ngjalli shumë polemika; madje, krijoi një hendek të thellë mes Kamysë dhe Sartrit për shumë kohë. Në këtë ese, Kamy tregohet syçelë në raport me ideologjinë marksiste dhe zbatimin e saj në Rusinë sovjetike, si dhe më i drejtpërdrejtë e objektim për zhvillimet e botës moderne.
Esetë e Kamy-së përmblidhen në Vera në Algjer për të treguar marrëdhënien e tij me vendlindjen, Algjerinë. Marrëdhënia e tij me Afrikën e Veriut duket ndonjëherë e ftohtë e ndonjëherë e afërt.
Një dramë me pesë akte e Kamysë, një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX ku rrok temën e tragjedisë së intelektit
Romani “I huaji” i nobelistit francez Alber Kamy përkthehet sërish në gjuhën shqipe: Kësaj radhe është përkthyesja Rajmonda Vuçini e cila ka shqipëruar një nga romanet më të rëndësishme të shekullit të XX dhe një nga librat që ndikoi në zhvillimin e ekzistencializmit
Në shkurt të vitit 1905, në Moskë, një grup terroristësh që i përkisnin Partisë Revolucionare Socialiste organizuan një sulm me bombë në Grand Duke Serge, xhaxhain e Carit. Ky sulm dhe rrethanat e veçanta që e kanë paraprirë dhe e kanë ndjekur përbëjnë subjektin e "Të drejtët".
Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
Kamyja në këtë formë të veçantë ripërshkon pjesë të rëndësishme të jetës së vet: fëmijërinë algjeriane, përvojat e hidhura të një periudhe të gjatë varfërie, gjërat e përditshme, miqësitë, traditat, ndjenjat, ëndrrat e jetuara mes një anonimie, ku nuk ekzistonte as e kaluara, as e ardhmja; prej nga ku ngrihet figura e një njeriu ideal, pikërisht “Njeriut...