Osho sugjeron të mos lejohet që dashuria të konsiderohet diçka e thjeshtë, që ajo mos të bëhet vetëm preokupim i mendjes ose, edhe më keq, vetëm kënaqësi trupore, plotësim i epsheve shtazore, pra vetëm seks.
Aksidenti është një roman i fuqishëm dhe përfundimisht triumfues i jetës që shembet dhe ndryshon nga një moment shkatërruese. Kështu i ndodh edhe personazhit tonë, Faqe Clarke, e cila në momentin kur mendon se i kishte arritur të gjitha, i dashuri i saj lidhet me dikë tjetër dhe vajza aksidentohet, me pak shpresa për jetën. Por, cilët janë rrugët që...
Gjendemi dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe një drejtor nxjerr në pah imitimin e jetës reale përmes krijimit të një filmi pa shkrim, ku aktorët mësojnë historinë dhe pjesët e ecin ashtu siç ecën jeta e tyre. Ky libër vjen si një përrallë e pathënë e një çifti gjatë kohës së pushtimit nazist dhe ata luajnë në film jetën e tyre reale.
Ky libër kishte si objektiv të vetin njohjen me plot kuptimin e fjalës të Abdylhamidit II. Të gjithë ata që janë kureshtarë të njohin çdo gjë që ka bërë ai nga lindja deri në vdekje, këndvështrimin e tij për jetën, botën e tij të mendimeve, marrëdhëniet e tij njerëzore dhe familjare, si dhe jetën e tij të përditshme pranë drejtimit të shtetit, mund të...
Një foto shumë vite pas kthehet jo thjeshtë në një dëshmi, por edhe në një shkas për të rikthyer jetën aty ku ishte. E tillë vjen jeta 40 vjeçare e Faye Price, një femër që kaloi shumë sfida derisa kupton thelbin e dashurisë dhe besnikërisë...
Personaliteti i një njeriu të sigurtë, cilësitë e të cilit shfaqeshin në përpjesëtim të drejtë me idetë dhe zakonet e asaj epoke dhe të atij vendi ku ka jetuar, bënin që figura e Ali Pashës të ishte, në mos një nga më të ndriturat, të paktën, një ndër më të shquarat e kohës.
Autoriteti personal është ndoshta tipari më i shpërfillur mes popujve primitivë. Për të karakterizuar një person të zotin thuhet se ka një mënyrë të vetën për t'u bërë qejfin të tjerëve, një shprehje të përulshme dhe një zemër bujare. Burrat nuk janë asnjëherë të dhunshëm dhe nuk i drejtohen dhunës edhe kur gruaja nuk është besnike.
Shtepia botuese Fan Noli sjell te plote ne tre vellime sagen tragjike Arkipelagu Gulag, i cili kosiderohet si “investigimi letrar” me i plote per krimet e Stalinit ne Bashkimin Sovjetik
Shtepia Botuese Fan Noli hedh ne qarkullim vellimin e trete te nje prej sagave me tmerruese te krimeve te komunizmit rus, - te rrefyera nga Sollzhenicini, deshmitar i ngjarjeve qe tronditen boten
Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.
Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire-i asht vu para nji altemative
Pas dasmës së Diana Goode dhe Andrew Douglas, Diana bënte shaka duke thënë se do të bënin një fëmijë gjatë muajit të mjaltit. Por edhe shumë kohë më pas, ajo ende nuk ishte shtatzënë. Si Diana ashtu edhe Andrew presin çdo muaj, por vetëm zhgënjehen, ndaj detyrohen të pyesin se sa janë të gatshëm të kalojnë nëpër kontrolle të tjera për të patur një fëmijë.
Jo, nuk mund të hyni dy herë në ujërat e të njëjtit lumë. Kjo është e pamundur. Mos u kapni fort pas diçkaje, kështu do të krijoni ferrin për veten tuaj. Kapja pas diçkaje është një ferr, kurse vetëdija që nuk fiksohet pas diçkaje, është parajsë. Me ndryshimin e gjendjes emocionale edhe vetëdija ndryshon, s'ka pse të jemi të pakënaqur, s'kemi pse të...
Gjëja e parë që duhet të mbani mend është se e vërteta është dukuri që duhet jetuar. Kush mund të jetojë në vendin tuaj? Ju duhet të jetoni për veten tuaj, askush nuk mund t'ju zëvendësojë, të jetojë për ju. Kush mund të dashurojë për ju? Shërbëtorët nuk mund ta bëjnë këtë, as miqtë nuk mund t'ju ndihmojnë, ju duhet të dashuroni vetë.
Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze sesa konfucianizmi. Si të tilla shërbejnë bisedat e Konfucit, i cili ka lindur rreth 2500 vjet më parë. Këtu ai na mëson që njeriu, me anë të sjelljes së duhur, mund të arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror.
Në këtë libër Osho trajton mjeshtrisht idenë e dijes tek qenia njerëzore dhe urtësinë; cili është dallimi mes tyre dhe cilët njerëz e arrijnë vyrtytin e të qenit i urtë
Në këtë libër me dy vëllime burri i shtetit analizon pikërisht kohën e një vendi që e bëri superfuqi Britaninë e Madhe dhe projektimin e të ardhmes së saj si fuqi globale. Për të gjithë ata që duan të njohin këtë vend, "Britania në kohët e reja" është një libër i pashmangshëm
Në këtë libër me dy vëllime burri i shtetit analizon pikërisht kohën e një vendi që e bëri superfuqi Britaninë e Madhe dhe projektimin e të ardhmes së saj si fuqi globale. Për të gjithë ata që duan të njohin këtë vend, "Britania në kohët e reja" është një libër i pashmangshëm
Osho, autor bestseller në shumë shtete të botës bashkon filozofinë e Lindjes dhe Perëndimit. Ai tregon se marrëdhëniet mes njerëzve duhet të mbështeten në dashuri dhe respekt reciprok. "Puna ime është t'ju çliroj nga dualizmi i burrit dhe i gruas", thotë Osho.
Kërce në ekstazë tutje kufijve të dyshimeve. Flake afeksionin, lakminë, fantazinë.
Ky roman është një portretizim zemërthyes i dashurisë, familjes dhe karrierës – leximi i të cilit do t’iu bëjë fansa të çmendur të historisë së dy njerëzve të suksesshëm në sipërmarrjet e tyre, bashkimi i të cilit është gjithmonë në shënjestrën e moralit, familjeve dhe medias e cila i ndjek kudo ku shkojnë....
Ashtu siç di Daniell Steel, në këtë roman na vijnë dy histori njerëzore që zhvillohen paralelisht; njëra e avokatit, Billi dhe tjetra e botuesit Robert, të cilat kanë fatin e tyre teksa njerëzit janë në kërkim të thelbit të tyre. Në duart e shkrimtares këto marrëdhënie të mrekullueshme vijnë së bashku me të papritura dhe surpriza të habitshme, ku të...
Ngjarjet, për të cilat mund ta shquanin dhe nderonin atë, kishin ndodhur para shumë kohësh gjatë luftës. Këta kapituj të jetës së saj të kaluar u bënë kujtime të vagëlluara.
Kolektivi është një fjalë e rrezikshme. Në emër të kolektivit, individi ka qenë gjithmonë i sakrifikuar. Kombet kanë sakrifikuar individët, në emër të kombit, - e "kombi" është vetëm një fjalë. Linjat që keni tërhequr në hartë nuk janë askund në tokë. Ato janë vetëm loja juaj. Por në ato linja që ju keni tërhequr në hartë, miliona njerëz kanë vdekur -...
Ky është romani i tretë më i shitur i Danielle Steel, është një histori magjike e thënë me një fuqi dhe thjeshtësi mahnitëse. Ai zbulon një marrëdhënie që të fut brenda lëvizjes së saj dhe të çon larg me një frymë. Dhe ai të tregon një të vërtetë të bukur dhe të pandarë rreth paparashikueshmërisë dhe çudive të vetë jetës
Dhurata të çmuara ai i lë ti çojnë ato në një udhëtim të caktuar për të ndryshuar fatin e Veronikës dhe tri vajzave të saj në mënyra tejet befasuese. Nga Roma, Parisi, Nju Jorku, në Venecia, vijnë histori të pathëna rreth dashurisë, humbjes dhe njerëzve që kalojnë në atë që mund të ndryshojë jetët përtej imagjinatës