Sagat me te mira te Holokaustit

Heather Morris, Antonio Iturbe A-000502

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set me tre libra, kemi sjelle tre sagat me brilante qe i jane kushtuar Holokaustit dhe krimeve cnjerezore naziste mbi popullsine hebreje: Heather Morris vjen me dy romanet: Tatuisti i Aushvicit dhe Rrugetimi i Silkes dhe Antonio Iturbe me Biblioteka sekrete e Aushvicit. Duke pare interesin ne rritje per fiction-in mbi krimet naziste, ne i sjellim ne nje pako ne oferte per lexuesit tane.

More details

1000 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

3 420 Lekë

-10%

3 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me tre libra permban:

“Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t'i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t'ju bëjë për të qarë, por edhe do t'ju falë optimizëm. Janë shkruar libra pa fund për Holokaustin, por asnjë si ky që keni në dorë.

 

“Rrugetimi i Silkes” nga Heather Morris

Ky roman është vazhdim i romanit bestseller “Tatuisti i Aushvicit”. Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën... Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim...

Silka Klain është tetëmbëdhjetë vjeçe kur kampi i përqendrimit Aushvic-Birkenau çlirohet nga ushtria sovjetike. Ajo është vetëm një nga gratë dhe vajzat e shumta që dënohen me punë të detyruar, me akuzën se kanë ndihmuar nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Askush nuk i mori parasysh arsyet që e çuan Silkën dhe shumë të tjera si ajo, në atë zgjedhje makabre. Sapo mbërrijnë në gulagun Vorkuta në Siberi, ku Silka duhet të vuajë dënimin 15-vjeçar, e gjendur përballë tmerreve të vjetra e të reja, çdo ditë para një sfide të re, Silka rreket të përdorë edhe një herë zgjuarsinë, sharmin dhe bukurinë e saj për të gjetur rrugën drejt mbijetesës. Pasi miqësohet me një mjeke dhe mëson të kujdeset për të sëmurët në kamp, kur duhet të mjekojë një burrë me emrin Aleksandër, ajo zbulon se pavarësisht nga gjithçka, në zemrën e saj ka ende vend për dashurinë...

 

“Biblioteka sekrete e Aushvicit” nga Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje.

Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t'i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë.

E megjithatë nazistët i gjuajnë si të zijosur, dhe kur i gjejnë i shkrumbojnë, sepse librat janë shumë të rrezikshëm: të shtyjnë të mendosh. Ishin vetëm tetë libra, disa thuajse të shkatërruar. Por ishin libra.

Dhe në atë vend aq të zymtë, ku qeniet njerëzore ishin katandisur në hije të vetvetes, ata libra i jepnin flatra kujtesës dhe e shpinin në kohë më pak të mynxyrshme, më dashamire, kohë kur fjalët kumbonin fort mbi të shtënat e automatikëve. Një epokë e perënduar.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë