Fjodor M. Dostojevski BUE486
New product
Fjodor Dostojevski mbetet ndër shkrimtarët më me ndikim edhe në ditët tona. Tashmë, ai ka hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore dhe bën për vete me miliona lexues me rrëfimin e tij të thellë, depërtimet psikologjike tek qenia njerëzore, me idetë që përcjell, etj. Prandaj, këto 15 vëllime, botim special me kapake te trashe (hard cover) nga pjesa më e mirë e krijimtarisë së tij, vijnë në ofertë, për bibliotekat tuaja
9 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
Seti “Biblioteka ime – Fjodor Dostojevski”, në 12 vëllimet e tij, përmban krijimtarinë e tij në romane dhe prozën e shkurtër. Më konkretisht, gjenden:
1. “Shënime nga "shtëpia e të vdekurve" (hardcover) nga Fjodor M. Dostojevski. Çmimi 1300 lekë. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Vetëm këtë roman mund ta porositni direkt KËTU.
Në romanin Shënime nga "shtëpia e të vdekurve", një kryevepër edhe e letërsisë botërore, zbulohet bota e brendshme e personazheve, duke bërë një analize të hollë psikanalitike dhe vërtet me një letërsi të madhe. Në mënyrë të habitshme bëhet përshkrimi artistik i gjërave të thjeshta, të jetës së përditshme, zbulohen karakteret e mëdha duke shpalosur lodhjen, urinë, vdekjet, ushqimin e tmerrshëm, gjendjen mendore, por edhe humorin e hollë, ironinë therëse, përçudnimin e karakterit. Dostojevski në këtë roman ka gjetur "çelësin" e duhur për të bërë ndarjen përfundimtare nga një letërsi vanitoze dhe e vetëkënaqur. Libri ka një parathënie të gjatë nga esteti Akademik Alfred Uçi; pasthënia nga i madhi Stefan Cvajg - fragment nga biografia letrare e Dostojevskit; dhe një shtojcë nga Xh. Lleshi për përkthyesin Jorgji Doksani.
2. Novela të zgjedhura (hardcover) – Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
Novelat e Dostojevskit janë një krijimtari mjaft interesante. Autori thotë se disa prej tyre i ka shkruar si për t'u shlodhur. Këtu janë përfshirë: “Jetë në vetme”, “Net të bardha”, “Netoçka Nesvanova”, “E druajtura”, “Heroi i vogël”, “Një ndodhi e pështirë”, “Krokodili”. Disa prej tyre konsiderohen romane të shkurtër.
3. Krim dhe ndëshkim (hardcover) nga Fjodor M. Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
Kur e merr romanin "Krim e ndëshkim" në duar për ta lexuar, harron se ku je apo se çfarë bën. Për ty fillon një jetë tjetër, mahnitëse, e çuditshme, marramendëse! Ti aq sa je me viktimën, je edhe me kriminelin! Çdo hap që hidhet në vepër të rrëmben më tej dhe ti nuk e lëshon dot librin nga dora, derisa të arrish faqen e fundit. Pastaj mbushesh me frymë, i mbytur në djersë. Dhe qesh paksa. Tronditja zhvendoset në një pikë tjetër, sepse tashmë të shoqëron perspektiva e qartë dhe optimizmi. Dhe kushdoqoftë lexuesi, thotë me vete se ka bërë një gjë të madhe që lexoi këtë vepër të fuqishme! Nuk mund të jesh i qetë dhe komod nëse s'ke lexuar "Krim e ndëshkim".
4. “I martuari i përjetshëm (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
5. “Idioti” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
Idioti, mbetet përjetë një kryevepër e madhe, me subjekt interesant, me personazhe të gdhendur deri në skalitje nga rrëfimtari, i cili rrëfen me durim të pashembullt, përmes një filozofie të thjeshtë, psikologji të hollë dhe krejt njerëzore. Ja cila është kjo vepër që jehoi në faqet e kritikës botërore prej më tepër se njëqind vjet, pa lodhur asnjë dorë dhe pa krijuar strese në asnjë mendje.
6. “Djajtë” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
A mund të mos jetë edhe "Djajtë" një kryevepër e letërsisë? Padyshim që PO. Veçse për arsye thjesht përshkallëzimi, si statistikë, ti (kushdo) mund ta këtillosh një nga veprat e mëdha të shkrimtarit të jashtëzakonshëm rus. Se këtu filozofia, subjekti, jeta, presonazhet dhe veprimi i tyre, janë vetëm një trup. Idetë lëvizin shpejt dhe ti fiton një tjetër autoritet ngaj vetes dhe të tjerëve
7. “Të fyer dhe të poshtëruar” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1300 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
“Të fyer dhe të poshtëruar” është romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara deri më tani....
8. “Adoleshenti” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1500 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
Bota intime e një djaloshi të zjarrtë përballë të papriturave të pakëndshme në një ndeshje të pakufishme me të vjetrën, bota e trazuar, e lodhur dhe e freskët njëkohësisht.
9. “Njerëz të varfër" (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
Tek "Njerëz të varfër" Dostojevski shpalosi talentin e tij të madh, me një ndjeshmëri mjaft interesante, duke hedhur dritë në skutat e panjohura të shoqërisë petërburgase, shoqëruar me sigurinë e fillesave të analizës psikologjike, për të skalitur personazhe që të mbeten në mendja. Letrat e të dashuruarve, të mbushura me frymëzim dhe ndjenjë të hollë krijojnë situata të këndshme, të dhimbshme dhe lartësuara nga një finesë e pashembullt...
10. “I panjohuri” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
Romani "I panjohuri" ka një subjekt të thjeshtë dhe për më tepër që perceptohet lehtë nga masa e lexuesve. Duket si një shaka, nga ato të rrugës, por menjëherë merret kthesa dhe gjithçka pajiset me energji, ecën shpejt, me dinamizëm dhe nganjëherë me egërsi. Autori nuk qëndron asnjanës dhe as indiferent. Ai merr pjesë dhe, pa dukjen e asnjërit prej personazheve, ecën përpara në vizatimin e përsosur që u bën karaktereve. Herë kemi idil, herë të tjera "vrapime" të çmendura, grindje të përsosura, lidhje dhe prishje fijesh të dyshimta. I panjohuri ynë i madh siç hyn dhe del nga faqet e romanit, duke u bërë një pasqyrë e gjallë e shoqërisë në të cilën jeton... Romani lexohet me një frymë.
11. “Vëllezërit Karamazov I” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
Vëllezërit Karamazovë në pjesën e parë na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
12. “Vëllezërit Karamazov II” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt KËTU.
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar hidhet në veprim. Ndaj dhe vëllimi 12 është nga faqja e parë deri në fund, ku shpaloset një furtunë e vërtetë.
13. "Kumarxhiu" (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Cmimi 1200 leke. Vetem kete liber e gjeni tek linku KETU
14. "Endrra e xhaxhait” (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 1200 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt tek LINKU:
"Ëndrra e xhaxhait" kemi tjetër shpalosje: fshatin, jetën në çiflig. Duke krijuar një sfond disi të largët për njohjen dhe jetën e tij autori, përqendrohet në shtëpinë e çifligarit, të qytetarit që jeton në fshat, si një padukshmëri kapitale, dhe aty sheh ëndrra me sy hapur, aty i vë kazmën personalitetit të tij, pa i interesuar asgjë rreth e rrotull, as natyra e mrekullueshme, as balta dhe as kuajt. Gjithçka përqendrohet në jetën e ngushtë brenda mureve, ashtu si ngushtohet dhe asgjësohet edhe vetë karakteri i njeriut...
15. "Net te bardha" (hardcover) nga Fjodor Dostojevski. Përktheu nga rusishtja: Jorgji Doksani. Çmimi 700 lekë. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt tek LINKU:
| Redaktori | Xhevahir Lleshi |
| Published year | 2000-2008 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jorgji Doksani |
| Roman | Psikologjik |
Idioti, kryevepër e madhe, subjekt interesant, personazhe të gdhendur deri në skalitje, durim i pashembullt, filozofi e thjeshtë ndonëse pansllaviste, psikologji e hollë krejt njerëzore, ja cila është kjo vepër që jehoi në faqet e kritikës botërore prej më tepër se njëqind vjet, pa lodhur asnjë dorë dhe pa krijuar strese në asnjë mendje
Të fyer dhe të poshtëruar, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara
A mund të mos jetë edhe "Djajtë" një kryevepër e letërsisë? Padyshim që PO. Veçse për arsye thjesht përshkallëzimi, si statistikë, ti (kushdo) mund ta këtillosh një nga veprat e mëdha të shkrimtarit të jashtëzakonshëm rus. Se këtu filozofia, subjekti, jeta, presonazhet dhe veprimi i tyre, janë vetëm një trup. Idetë lëvizin shpejt dhe ti fiton një tjetër...
Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore), te "Kumarxhiu" duket sikur triumfon vetvetja me një shpërthim të hatashëm
Në këtë vëllim përfshihet "I martuari i përjetshëm". Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore)
Ka ndodhur diçka e papritur që shoqërohet nga një i panjohur. Është prishur balanca e brendshme e njeriut. Dhe kjo bie në sy menjëherë. Vetëm një shkrimtar i madh si Dostojevski mund të endet në këto ujëra subjektesh, ide sociale të reja (për kohën) dhe i vetëdijshëm se kështu i vjen në ndihmë shoqërisë. Dialogu i shkathët, plot sarkazëm dhe dinjitet,...
Krim e ndëshkim! Pa dyshim vepra më e fuqishme e F.M.Dostojevskit. Një libër që të përpin. Ndoshta nga të rrallët libra që mund të lexohen shumë herë. Magji e psikanalizës së vërtetë. Dhe një psikanalizë tjetër, më vete është edhe mënyra e jashtëzakonshme si e përshkruan Stefan Cvajgu Dostojevskin
Ne kete roman janë letrat e famshme të dashurisë, botuar fillimisht në fletoret e kryeqytetit: të ngrohta, plot dashuri të sinqertë, që kulmojnë me ndjenjën e pastër e të sinqertë.
Novelat e Dostojevskit janë një krijimtari mjaft interesante. Si të thuash Dostojevski i ka shkruar si për t'u shlodhur. Jetë në vetme, Net të bardha, Netoçka Nesvanova, E druajtura, Heroi i vogël, Një ndodhi e pështirë, Krokodili. Disa prej tyre konsiderohen romane të shkurtër.
Dostojevski përshkruan vitet e punës në kampin e përqëndrimit (burgjet cariste të Siberisë) ku edhe vet autori kaloi një kohë të gjatë. Puna e rëndë. Ushqimi i keq, lodhja e përbindshme, të qenit njeri dhe përsëdytja e personalitetit - janë përshkrime mahnitëse
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Madhështisë romaneve të Fjodor Dostojevskit i shtohen si gurë të çmuar edhe tregimet dhe novelat. Ky vëllim është përgjedhur nga enti botues "Mësonjëtorja" me pjesët më të mira të prozës së shkurtër
Ky është romani në të cilin mishërohen, në trajtën më të plotë, parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë.
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
“Kumarxhiu” është një ndër romanet që trajton dramën që shkakton bixhozi tek njerëzit: I përshkruar përmes depërtimeve të thella psikike, kjo vepër ka arritur të fitojë mendjet e miliona lexuesve edhe pas më shumë se se një shekulli
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar...
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
Ky roman dha shenjat e para të gjenisë së Dostojevskit, pas të cilit do të vinin kryevepra të tilla si “Vëllezërit Karamazovë” apo Idioti”. Mjeshtror në rrëfim, tronditës në ngjarjen që rrok, ky libër u përkthye nga Nazim Saiti në vitin 1978, teksa ndodhej në burgun e Burrelit
Në gjuhën shqipe vjen në një variant të dytë Krim dhe ndëshkim, një nga romanet më të mira të Dostojevskit.
Nje tjeter kryeveper e Fjodor Dostojevskit vjen ne shqip, nen perkthimin nga origjinali nga Myzejen Shapllo
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira
Libri “Njerëz të varfër”, është libri i parë i autorit ku menjëherë spikati forca e thellë depërtuese në psikologjinë e personazheve.
Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail...
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira