Fjodor M. Dostojevski A-006289
Libër i ri
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 9789928033369 | |
Izabelës i pëlqen pa masë drita e farit midis oqeaneve, që ndriçon netët. Dhe adhuron mëngjeset rrëzëllitëse, me agun qumështor që zbardh aty më parë se gjetiu, thuajse ai far të ngrihet si qendra e botës. Ndaj dhe çdo ditë zbret brigjeve shkëmbore dhe tret vështrimin një çast mes blusë, ku dy oqeanet, ai austral dhe ai indian shtrihen si një qilim i pacak. Aty, në ishullin e largët e të ashpër, të banuar vetëm prej saj dhe të shoqit, Tomit, rojës së farit, Izabela kurrë s’ka ndier frikë. Është mësuar me heshtjet e gjata dhe rropamën shurdhuese të detit. Por, këtë mëngjes, një klithmë e mprehtë therëse si fluturim pulëbardhash, çan befas qetësinë e mëngjesit. Ajo klithmë, që fati e desh t’ua ndryshonte jetën përgjithnjë, është e qara e mekur e një vogëlusheje, e gjetur në kuvertën e një barke të përplasur pas shkëmbinjve nënujës, bashkë me kufomën e një të panjohuri.
Për Izabelën, vogëlushja pa emër është dhurata më e madhe që i ka bërë oqeani. Është bija që ka dëshiruar ngaherë, dhe do të jetë e saja. Askush s’do ta marrë vesh, mjaft që të thyejë një rregull. Mjafton që Tomi të mos lajmërojë autoritetet për mbytjen e anijes, kështu që askush nuk do të vijë kurrë ta kërkojë. Shumë shpejt ajo krijesë plot gjallëri dhe ngaherë e etur për përkujdesje, bëhet drita e jetës së tyre. Vetëm se çdo dritë krijon hije. Dhe ajo hije fsheh një sekret të rëndë si gur mulliri, më i zymtë se çdo rrymë dhe stuhi që Tomi ka ndriçuar ndonjëherë me farin e vet. Sepse në stere, mes njerëzish, është një grua që ende shpreson. Një grua e pezmatuar, por e vendosur. Kjo është një histori që zbulon çka është e drejtë dhe çka është e gabuar dhe se si shpesh këto duken e njëjta gjë. Ky është romani i një nëne, i një ati dhe bijës së tyre të fshehtë. Kjo është pika ku puqet dashuria dhe faji, për të mos u ndarë kurrë më.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 92 |
| ISBN | 9789928033369 |
| Viti i Botimit | 2000 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Jorgji Doksani |
| Roman | Psikologjik |
Idioti, kryevepër e madhe, subjekt interesant, personazhe të gdhendur deri në skalitje, durim i pashembullt, filozofi e thjeshtë ndonëse pansllaviste, psikologji e hollë krejt njerëzore, ja cila është kjo vepër që jehoi në faqet e kritikës botërore prej më tepër se njëqind vjet, pa lodhur asnjë dorë dhe pa krijuar strese në asnjë mendje
Të fyer dhe të poshtëruar, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara
A mund të mos jetë edhe "Djajtë" një kryevepër e letërsisë? Padyshim që PO. Veçse për arsye thjesht përshkallëzimi, si statistikë, ti (kushdo) mund ta këtillosh një nga veprat e mëdha të shkrimtarit të jashtëzakonshëm rus. Se këtu filozofia, subjekti, jeta, presonazhet dhe veprimi i tyre, janë vetëm një trup. Idetë lëvizin shpejt dhe ti fiton një tjetër...
Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore), te "Kumarxhiu" duket sikur triumfon vetvetja me një shpërthim të hatashëm
Në këtë vëllim përfshihet "I martuari i përjetshëm". Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore)
Ka ndodhur diçka e papritur që shoqërohet nga një i panjohur. Është prishur balanca e brendshme e njeriut. Dhe kjo bie në sy menjëherë. Vetëm një shkrimtar i madh si Dostojevski mund të endet në këto ujëra subjektesh, ide sociale të reja (për kohën) dhe i vetëdijshëm se kështu i vjen në ndihmë shoqërisë. Dialogu i shkathët, plot sarkazëm dhe dinjitet,...
Krim e ndëshkim! Pa dyshim vepra më e fuqishme e F.M.Dostojevskit. Një libër që të përpin. Ndoshta nga të rrallët libra që mund të lexohen shumë herë. Magji e psikanalizës së vërtetë. Dhe një psikanalizë tjetër, më vete është edhe mënyra e jashtëzakonshme si e përshkruan Stefan Cvajgu Dostojevskin
Ne kete roman janë letrat e famshme të dashurisë, botuar fillimisht në fletoret e kryeqytetit: të ngrohta, plot dashuri të sinqertë, që kulmojnë me ndjenjën e pastër e të sinqertë.
Novelat e Dostojevskit janë një krijimtari mjaft interesante. Si të thuash Dostojevski i ka shkruar si për t'u shlodhur. Jetë në vetme, Net të bardha, Netoçka Nesvanova, E druajtura, Heroi i vogël, Një ndodhi e pështirë, Krokodili. Disa prej tyre konsiderohen romane të shkurtër.
Dostojevski përshkruan vitet e punës në kampin e përqëndrimit (burgjet cariste të Siberisë) ku edhe vet autori kaloi një kohë të gjatë. Puna e rëndë. Ushqimi i keq, lodhja e përbindshme, të qenit njeri dhe përsëdytja e personalitetit - janë përshkrime mahnitëse
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Madhështisë romaneve të Fjodor Dostojevskit i shtohen si gurë të çmuar edhe tregimet dhe novelat. Ky vëllim është përgjedhur nga enti botues "Mësonjëtorja" me pjesët më të mira të prozës së shkurtër
Ky është romani në të cilin mishërohen, në trajtën më të plotë, parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë.
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
Fjodor Dostojevski mbetet ndër shkrimtarët më me ndikim edhe në ditët tona. Tashmë, ai ka hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore dhe bën për vete me miliona lexues me rrëfimin e tij të thellë, depërtimet psikologjike tek qenia njerëzore, me idetë që përcjell, etj. Prandaj, këto 15 vëllime, botim special me kapake te trashe (hard cover) nga pjesa më e...
“Kumarxhiu” është një ndër romanet që trajton dramën që shkakton bixhozi tek njerëzit: I përshkruar përmes depërtimeve të thella psikike, kjo vepër ka arritur të fitojë mendjet e miliona lexuesve edhe pas më shumë se se një shekulli
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar...
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
Ky roman dha shenjat e para të gjenisë së Dostojevskit, pas të cilit do të vinin kryevepra të tilla si “Vëllezërit Karamazovë” apo Idioti”. Mjeshtror në rrëfim, tronditës në ngjarjen që rrok, ky libër u përkthye nga Nazim Saiti në vitin 1978, teksa ndodhej në burgun e Burrelit
Në gjuhën shqipe vjen në një variant të dytë Krim dhe ndëshkim, një nga romanet më të mira të Dostojevskit.
Nje tjeter kryeveper e Fjodor Dostojevskit vjen ne shqip, nen perkthimin nga origjinali nga Myzejen Shapllo
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira
Libri “Njerëz të varfër”, është libri i parë i autorit ku menjëherë spikati forca e thellë depërtuese në psikologjinë e personazheve.
Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail...
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira