Ramiz Gjini A-002737
New product
Edhe pse personazhet janë thuajse të gjithë negativë, antiepikë e kontradiktorë, këta antiheronj janë përshkruar me dhimbje, përvuajtje e dashuri, një karakteristikë e hershme që i dallon të gjitha krijimet e Ramiz Gjinit. Ky roman ka fituar çmimin "Petro Marko" si romani më i mirë i vitit 2010.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Botimet M&B | |
| ISBN | 9789995604554 | |
"Bibolli” është një toponim alegorik i Shqipërisë postkomuniste. Situatat dhe skenat e shumta komike në tre romanet e Ramiz Gjinit përshkohen nga humori i zi, absurd, plot elemente fantastike e demonologjike, duke krijuar një strukturë shumështresore dinamike të një rrëfimi të gjallë e sugjestionues.
Është një roman që përfshin universalet absurde, nonsensin e përditshmërisë, kaosin psikologjik të një shoqërie të dalë nga diktatura.
Afresku rrëfimor të rrëmben me një galeri tipash naivë, megalomanë, mashtrues, simulakër e psikopatë, por që secili bart të vërtetën e tij.
Përmes këtij vëllimi, autori na zbulon diavoliadën shqiptare të kaosit individual e shoqëror.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 412 |
| ISBN | 9789995604554 |
| Published year | 2011 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Një përmbledhje me tregimet më të mira të Ramiz Gjinit, një pjesë e të cilave të përkthyera në gjuhë të huaja, anglisht, rumanisht, etj. Tregime që të magjepsin me mënyrën e rrëfimit dhe mesazhet që përcjell.
Romani "Pëllumbat e rrugës" ngre problematikat e mprehta individuale, shoqërore e metafizike, të cilat jepen përmes një karnavalizmi tabloid, të dhembshëm, por të shëndetshëm. Janë sëmundjet tona, të një shoqërie që u ngrit nga koma socio-ideologjike dhe rend për t'u vetrealizuar me paranojat psikopatologjike të megallomanisë apo komplekseve të thella...