Edhe pse personazhet janë thuajse të gjithë negativë, antiepikë e kontradiktorë, këta antiheronj janë përshkruar me dhimbje, përvuajtje e dashuri, një karakteristikë e hershme që i dallon të gjitha krijimet e Ramiz Gjinit. Ky roman ka fituar çmimin "Petro Marko" si romani më i mirë i vitit 2010.
Romani "Pëllumbat e rrugës" ngre problematikat e mprehta individuale, shoqërore e metafizike, të cilat jepen përmes një karnavalizmi tabloid, të dhembshëm, por të shëndetshëm. Janë sëmundjet tona, të një shoqërie që u ngrit nga koma socio-ideologjike dhe rend për t'u vetrealizuar me paranojat psikopatologjike të megallomanisë apo komplekseve të thella...
Një përmbledhje me tregimet më të mira të Ramiz Gjinit, një pjesë e të cilave të përkthyera në gjuhë të huaja, anglisht, rumanisht, etj. Tregime që të magjepsin me mënyrën e rrëfimit dhe mesazhet që përcjell.