Sabri Godo BD0028
New product
Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë.
3 Items
Warning: Last items in stock!
Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë. Para se të nisja këtë botim të tretë, shkova e pashë vendet ku ka jetuar e qeverisur Aliu, pashë qytetet, kalatë e muzetë dhe kalova në duar lëndë të re, çka s'kisha mundur ta bëja më parë. Sfondi mori gjallëri dhe Aliu u bë më i afërt. Koha që jam marrë me Aliun, shtrihet në tridhjetë e pesë vjet, natyrisht, në periudha të caktuara. Për mua ka qenë një figurë që nuk mposhtet dhe që gjithnjë të mbetet diçka pa thënë. Tani unë shpëtova prej tij, por dhe ai nga unë. Nuk u përpoqa ta sajoj figurën e tij, po të zbuloj të vërtetën. E vërteta është se sot nuk di të them ku mbaron dokumentimi historik e ku merr vrull krijimtaria ime, sepse në vetëdijen time këto janë shkrirë e bërë një. Arti dhe kërkimet historike s'kanë fund, por ky është libri që e kam dashur e që mund të shkruaja unë për Aliun; dhe në të s'kam ndonjë gjë për të hequr, as për të shtuar.
"Ata që e njohin mirë Sali Butkën, që e shohin veprimtarinë e tij nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë kombëtare gjatë pushtimit turk e në vitet 1912 - 1920, si dhe nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë demokratike në vitet 1920 - 1924 e vënë patriotin e shquar në radhën e atyre që shkrinë gjithë jetën për lirinë e pavarësinë e atdheut. Një kontribut...
Roman historik, ndryshe nga të tjerët, i shkruar nga i mirënjohuri Sabri Godo, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Romani përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë mendon ai, mënyrën e komunikimit me të afërmit, ushtarët, trimat shqiptarë, dashurinë për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë...
"Në prozën e Sabri Godos dëshmohet dhuntia e veçantë krijuese, mjeshtëria posaçërisht e dukshme gjuhësore, kultura e gjerë historike dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj historisë kombëtare." Rexhep Qosja
Zëra nga burime të nxehta është një kontribut imi për letërsinë mbi luftën Nacionalçlirimtare; 64 vjet pas mbarimit ka debate rreth karakterit të saj. Unë i qëndroj mendimit që kjo luftë përbën një nga ngjarjet më madhore në historinë e kombit. Nëpërmjet saj ne dëshmuam që jemi një popull që çmojmë lirinë dhe duam Atdheun. Pa këtë luftë do të ishte ende...