Perendia mbrapsht dhe e dashura View larger

Perendia mbrapsht dhe e dashura

Visar Zhiti BOM0323

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789992752491

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani ka në qendër të tij një histori dashurie, në kohën e dënimeve gjatë diktaturës komuniste, në vendin e urrejtjeve, të internimeve e burgjeve politike. Ishte një dashuri me D të madhe, një nga ato që përmbledhin në vetvete e shpalosin me forcë të gjitha shfaqjet e saj të mundshme, që nga pasioni fizik, fuqia e mishit dhe e gjakut deri tek idealja, poezia, kënaqësia eprore së bashku me dhimbjen sfilitëse e asgjësuese dhe vetëflijimin që, përmasat e saj, dashje pa dashje, bëjnë të detyrueshëm në prani të fundit tragjik të elementit kryesor të çiftit.

Por dashuria vazhdon edhe pas vdekjes, ajo ka fuqinë që i jep amshimi. Shkëndija e parë e kësaj dashurie ndizet në një mjedis të pazakontë, në një sallë gjyqi, në të cilën një vajzë e re, gjimnaziste shkodrane, përgjigjet para një trupi gjykues të diktaturës së proletariatit për idetë e saj, të shprehura në shkollë e jashtë saj, ide që bien ndesh me regjimin komunist dhe një realitet të ngurtësuar e të mbështetur në dogma dhune e mashtrimi.

Në atë sallë rastësisht ndodhet një ushtar, një djalë i ri nga Lushnja, vendbanimi i autorit, për të cilin imazhi i vajzës së bukur "reaksionare" mbetet i ngulitur në mendje e i rrënjosur në zemër. Shkëndija e asaj dite gjyqi kthehet në një flakë të madhe mbas disa vitesh kur vajza, e internuar në Bedatin e largët, buzë Kënetës së Karavastasë, mbas kryerjes së dënimit, takohet me djaloshin që vinte çdo ditë nga qyteti për të punuar në ndërtim.

Është një nga ato dashuritë "e ndaluara", për shkatërrimin e të cilave, në "Absurdlandin" shqiptar aktivizohej një aparat i tërë partiak e shtetëror që fliste e vepronte nëpërmjet Sigurimit të Shtetit, përfaqësuesit më tipik e më të egër të "shtetit proletar". Ema Marku dhe Feliks Kondi portretizohen me mjeshtëri nga autori e dalin nga penda e tij si njerëz të gjallë, me të cilët lexuesi simpatizon dhe ka përshtypjen se njihet prej kohësh.

Fati i tyre e rrëmben atë, e bën pjesëmarrës në jetën e tyre, në çdo grimcë të saj, e bën të gëzohet, të ngazëllehet, të padisë, të luftojë, të eksitohet, të ndiejë dhimbjen, zhgënjimin, vetëdijen e pamundësisë për të ndryshuar kursin e ngjarjeve në betejën qytetare për të sendërtuar atë rend gjërash, në të cilin individi të mos kushtëzohet nga shteti në krijimin e jetës së tij.

Komente mbi librin

"Visar Zhiti... personalitet i rëndësishëm i letërsisë shqiptare... Lënda bruto nga realiteti i jetuar, në rrëfimin e Visar Zhitit shkrihet qetë dhe natyrshëm brenda vizionit ekzistencial e filozofik, brenda reflekseve emocionale dhe mendore. Ai... merr në dorëzim sovranisht tërë hapësirën narrative... Pse gjithë ky trishtim të paskësh qenë palosur nëpër shekuj, për t'u shpalosur më pas nëpër faqet e romanit...? Është tërë universi i përfutur, i përfokusuar brenda... ngjashëm me faqet e prozës së Oruellit... duke të sjellë ndër mend metaforën kështjellë, bie fjala të Kafkës, që fanitet e zhduket si fatamorganë..."

Ali Aliu

"Kronika letrare" "Trillet e tij të çlirëta, të ajërta e të guximshme kanë një ngjashmëri të lumtur me stinën kubofuturiste dhe me pjellorinë e saj të metafortë. Mbetet kështu, lakuriq e tëra para nesh, përbindshmëria e një tiranie... Rreshtat e Visar Zhitit mbartin liri edhe kur janë pushtuar nga argumentet e territ."

Mario Luzi, "Croce di carne"

"Ajo që dallon Visar Zhitin është respekti i thellë absolut për gjithçka njerëzore. Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtjeje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar, thirrjen e palëkundur për hakmarrje. "

Robert Elsie, "World Literature Today"

"Motivi dhe tema janë tepër të ndjeshme e të fuqishme... "Duke shëtitur mbrapsht nëpër Vjenë" është ndërtuar si një biografi e jetës dhe e ëndërrimeve. Ëndërrimin e bën tragjik fakti se personazhi nga kontakti me botën e qytetëruar, me vlerat dhe paradokset e saj, merr shkas që ta rinjohë veten, duke njohur të tjerët dhe vlerat e tyre civilizuese. Ecja mbrapsht bëhet me qëllim... Nevoja për retrospektivë... bëhet e domosdoshme... artikulohet dhe si gjakim njerëzor, por edhe si ironi dhe revoltë."

Xhemail Mustafa, "Mrekullia e shkrimit"

"Visar Zhitit për bëmat presitgjioze social – politiko – kulturore, zhvilluar në dobi të njerëzimit e të përparimit. Për veprimtarinë e tij të zjarrtë që lundron nën shtysën e një ere, herë të furishme dhe herë të mëndafshtë, që është arti i tij."

Akademia Ndërkombëtare "Alfonso Grassi"

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages288
ISBN9789992752491
Published year2004
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë