Edhe kjo vepër vjen e plotësuar dhe e pasuruar me ide dhe me personazhe, me tmerr dhe me përsiatje, me domethënie e bëma nga burgu e më pas, kur po binte diktatura dhe në Shqipëri do të niste një ere e re, ajo e lirisë dhe e shqetësimeve të saj të furishme, kur shumëçka po kërkonte të gjente vetveten.
Një studim i gjerë mbi 400 faqe i Visar Zhitit, një sprovë letrare për “letërsinë tjetër”, atë që doli nga burgjet dhe internimet duke u bërë pjesë integrale e gjithë letërsisë shqipe.
“Si na erdhi ai, i ndaluari…” është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhembjen.
“Valixhja e shqyer” nis me një ese, që ndërpritet, për të vazhduar si mbyllje tronditëse e librit, i cili mbart copëza kohe të një jete, që nga fillesat e saj shkrimore e deri më tani, i shoqëruar me vizatime të djalit të autorit, Atjoni, që është dhe personazh në 19 rrëfimet që përfshihen këtu, aq sa dhe mosha e tij.