Julian Barnes A-008057
New product
Mjeshtri i prozës pikturon një protret elegjik dhe të dashur të historisë trazuese të dashurisë së një të riu... duke hequr dorë nga klishetë e lehta letrare për romancat për të realizuar një roman shumë më të thellë, më rezonues dhe më të trishtë
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Shtepia e Librit | |
| ISBN | 9789928464682 | |
Një verë, në vitet ’60, në një lagje të pasur në periferi të Londrës, nëntëmbëdhjetëvjeçari Pol kthehet në shtëpi nga universiteti dhe nxitet nga mamaja të anëtarësohet te klubi i tenisit. Atje ai luan në partneritet me Suzan Macleod, dyzet e tetë vjeç, me vetëbesim, me humor dhe e martuar me dy vajza thuajse të rritura.
Dekada më vonë, Poli sheh pas në kohë se si ata ranë në dashuri dhe se si, gradualisht, por pa ndërprerje, çdo gjë u bë copash. Ndërsa kthen dhe rikthen historinë e tij në mendje, duke e ekzaminuar atë nga këndvështrime të ndryshme, ai e gjen veten të përballur me kontradikta dhe me rrëshqitjet e vetë memories së tij, si dhe mënyrave se si narrativa dhe jeta ndikojnë njëra-tjetrën. Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.
Vlerësime
“Mjeshtri i prozës pikturon një protret elegjik dhe të dashur të historisë trazuese të dashurisë së një të riu... duke hequr dorë nga klishetë e lehta letrare për romancat për të realizuar një roman shumë më të thellë, më rezonues dhe më të trishtë”. Entertainment Weekly
“Të përndjek... një vështrim i shkëlqyer dhe pikëllues mbi dashurinë, mbi çfarë bëjnë me për të, se si ne e përjetojmë dhe çfarë e bën dashurinë të vdesë.”
People
“Shumë i bukur... jashtëzakonisht i shijueshëm... Përmes vëmendjes së tij precize mbi mrekullinë e dashurisë dhe stilin e tij perfekt, Barnes na tregoi edhe një herë se ai është i aftë të transformojë të rëndomtën dhe kalimtaren në lirike dhe jetëgjatë.” Los Angelos Reviewë of Books
“Të këput shpirtin.... është një klishe të thuash se dashuria është e pashpjegueshme por fuqia e E vetmja histori qëndron te gadishmëria e Barnes për të eksploruar natyrën e kësaj të pashpjegueshmeje dhe se si ajo shkakton muaj mjalti dhe njëkohësisht, tragjedi.”
Newsday
“Një nga punët më të mira të karrierës së tij.”
Houston Chronicle
“Paraqet një shkrimtar në majë të fuqisë së tij... një libër që zhyt me qetësi grepat e tij te lexuesi dhe nuk e lë atë të shqitet.”
The Times (Londër)
| pages | 270 |
| ISBN | 9789928464682 |
| Shtëpia botuese | The Only Story |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Gjergj Erebara |
| Roman | Sagë&Histori |
Ky libër rrëfen në mënyrë mbresëlënëse raportin tonë me kujtesën, pasaktësinë që merr në kohë. Kujtimet jo fort të këndshme na pëlqen ti harrojmë dhe vjen një moment që nisin të bëjmë një seleksion në atë se çfarë historie i tregojmë vetes tonë dhe çfarë iu tregojmë të tjerëve për veten tonë. Prandaj romani postmodernist “Enigma e një fundi” ka nota...
Konsideruar si kryevepra postmoderniste e Julian Barnes, romani Papagalli i Floberit sfidon kufijtë ndarës mes poezisë dhe filozofisë, mes historisë dhe letërsisë, mes librit dhe jetës, duke shërbyer si ushqim shpirtëror dhe pasuri kulturore.
Tmerrësisht serioz, mjeshtërisht lozonjar dhe çuditërisht gazmor. Asgjë për t'u trembur është një paraqitje tërheqëse e mënyrës se si ky shkrimtar jashtëzakonisht i talentuar e bën punën e tij dhe një rru- gëtim tepër personal i gjendjes së njeriut dhe të asaj që mund të vijë pas diagnozës përfundimtare.
Julian Barnes është një nga autorët më të spikatur të kohës tonë, prandaj ne kemi përzgjedhur dy prej veprave të tij që kanë ardhur së fundi në gjuhën shqipe.
Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht. Ky është një libër ndershmërie intensive dhe njohurish të thelluara; është njëkohësisht një lavd pa...