Julian Barnes SHL0030
New product
Konsideruar si kryevepra postmoderniste e Julian Barnes, romani Papagalli i Floberit sfidon kufijtë ndarës mes poezisë dhe filozofisë, mes historisë dhe letërsisë, mes librit dhe jetës, duke shërbyer si ushqim shpirtëror dhe pasuri kulturore.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Shtepia e Librit | |
| ISBN | 9789928472854 | |
Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.
Ndërsa gjurmon jetën e Floberit, personazhi përballet me disa sekrete të zymta nga e shkuara e vet familjare dhe me rrugëtimin në kërkim të paqes shpirtërore.
REVIEWS
Shkrimtari amerikan Joseph Heller e konsideroi këtë vepër “të mrekullueshme dhe të pasur, një libër për t’u dehur” me të
The New York Times thotë se romani është: “Një hibrid vezullues i romanit me biografinë, i letërsisë me kritikën letrare, i shkruar i tëri me një saktësi të bukur.”
“...në finesën e tij verbale ai arrin të na shfaqet si xhongler me një origjinalitet që na befason me lojën që bën. Ai shpalos fjalët për të na hapur sytë dhe mendjen.”
– Sarah Churchwell, kritike letrare
| pages | 238 |
| ISBN | 9789928472854 |
| Shtëpia botuese | Flaubert's Parrot |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Gjergj Erebara |
Ky libër rrëfen në mënyrë mbresëlënëse raportin tonë me kujtesën, pasaktësinë që merr në kohë. Kujtimet jo fort të këndshme na pëlqen ti harrojmë dhe vjen një moment që nisin të bëjmë një seleksion në atë se çfarë historie i tregojmë vetes tonë dhe çfarë iu tregojmë të tjerëve për veten tonë. Prandaj romani postmodernist “Enigma e një fundi” ka nota...
Mjeshtri i prozës pikturon një protret elegjik dhe të dashur të historisë trazuese të dashurisë së një të riu... duke hequr dorë nga klishetë e lehta letrare për romancat për të realizuar një roman shumë më të thellë, më rezonues dhe më të trishtë
Tmerrësisht serioz, mjeshtërisht lozonjar dhe çuditërisht gazmor. Asgjë për t'u trembur është një paraqitje tërheqëse e mënyrës se si ky shkrimtar jashtëzakonisht i talentuar e bën punën e tij dhe një rru- gëtim tepër personal i gjendjes së njeriut dhe të asaj që mund të vijë pas diagnozës përfundimtare.
Julian Barnes është një nga autorët më të spikatur të kohës tonë, prandaj ne kemi përzgjedhur dy prej veprave të tij që kanë ardhur së fundi në gjuhën shqipe.
Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht. Ky është një libër ndershmërie intensive dhe njohurish të thelluara; është njëkohësisht një lavd pa...