Julian Barnes PE0065
New product
Ky libër rrëfen në mënyrë mbresëlënëse raportin tonë me kujtesën, pasaktësinë që merr në kohë. Kujtimet jo fort të këndshme na pëlqen ti harrojmë dhe vjen një moment që nisin të bëjmë një seleksion në atë se çfarë historie i tregojmë vetes tonë dhe çfarë iu tregojmë të tjerëve për veten tonë. Prandaj romani postmodernist “Enigma e një fundi” ka nota tipike ekzistenciale; Çkuptim ka jeta? Si e jetojmë jetën tomë. Çkuptim i japim jetës tonë. Me këtë roman autori fitoi çmimin Man Booker Prize dhe mbetet ndër më të shiturit...
This product is no longer in stock
Rreth librit
Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë. Por letra me të cilën një avokat e njofton që i kanë lënë trashëgimi 500 sterlina, si dhe një ditar që mbin nga e kaluara i trondit ekzistencën. Tashmë, Toni duhet të zbulojë se kush ia ka lënë atë trashëgimi të sikletshme dhe pse ka zgjedhur pikërisht atë, çfarë sekreti të tmerrshëm mund të përmbajë ai ditar që i kushtohet atij. Teksa ngre pyetje të tilla, do të hasë në përgjigje që do të kish dashur të mos i dinte dhe do ta mësojë në kurriz të vet se “jeta jonë nuk është jeta jonë, por vetëm historia që i kemi rrëfyer vetes.
Udhëtimi në të shkuarën, në zonat e errëta të jetës, me dhembjet e sekretet e veta të pashpëna gjer në fund, kthehet në një reflektim mbi aspektin iluzor të historisë; “ajo siguri që bëhet e rëndësishme atje ku boshllëqet e kujtesës ndeshen me papërshtatshmërinë e dokumentimit”, sipas mikut të tij të vjetër, Adrian Fin. Dhe, pikërisht në pikën e bashkimit të kujtimeve të dobëta me dokumentet e papërshtatshme duhet të vështrojë Toni plak për të kuptuar peripecitë e Tonit të ri. Si ka mundësi që e dashura e tij e dikurshme, Veronika Ford, parapëlqeu mikun e tij të zgjuar e të rafinuar, Adrianin?
Pas vendimit ekstrem të Adrianit fshihet vetëm Camus-ja dhe Wittgenstein-i? Nga se donte ta ruante e ëma e vajzës shumë vjet më përpara? Pse, pas gati 40 vjetësh, Veronika rikthehet në jetën e tij me të fshehta të shumta dhe me refuzimin për të mos i dhënë atë çka është e tij? Të gjitha këto indicie thurin një fill të ngjashëm me atë të Arianës përbërë kësaj radhe me reminishenca që s’u zihet besë, hipoteza të gabuara për njerëz, fakte, emra, imazhe të mbivendosura dhe zbulime poetike.
Koha dhe kujtesa. Vetëm me këto dy elemente futemi në libër, përmes listës së flashback-ëve që koha i ka kristalizuar në imazhe. Nuk mungojnë referimet ndaj autorëve të ndryshëm që nga Stefan Zweig deri te Philip Larkin, nga imagjinata e Patrick Lagrange te Flauberti i Madamë Bovarisë e deri Frank Kermode.
Thanë për librin
“Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë.'
Michiko Kakutani, The New York Times
“Një xhevahir thjeshtësie dhe saktësie... Domethënia e një fundi, në kaq pak faqe, kërkon kaq shumë përqendrim, saqë lexuesi e mbaron me një ndjenjë kënaqësie, e cila zakonisht shfaqet vetëm për romane disa herë më të gjata.”
The Los Angeles Times
“I shkruar shkurt, e megjithatë emocionalisht i thellë... Në disa raste, vërtet zbavitës, në të tjera, tmerrësisht i ndershëm, por gjithmonë shumë i saktë në vëzhgimet e tij... Ironia qëndron te fakti që megjithëse flitet për funde dhe vetëvrasje, kjo vepër në thelb është jehonë e jetës. Gjithashtu dhe shumë origjinale. Dhe e ndërlikuar, si vetë jeta.”
New York Journal of Books
“Elegjiak e megjithatë i fuqishëm, Domethënia e një fundi shqyrton misteret e kujtesës sonë dhe shtysës sonë për të korrigjuar, redaktuar e, herë-herë, për të fshirë të kaluarën tonë...”
Vogue
“Një meditim i mirëpunuar mbi moshën, kujtesën dhe pendimet.”
The Guardian
“I shkurtër, i bukur.... Pyetja, që thellë-thellë na ngrin gjakun, “A jam unë vërtet ai që mendoj?”, do të shndërrohet në një pyetje edhe më intriguese... Dhe siç e shfaq Barnes-i, me kaq elegancë dhe saktësi, ne jemi të gjithë rrëfyes të dyshimtë. Nuk mund të na shpëtojë saktësia e kujtimeve tona, por vetëm gatishmëria për t'i vënë ato në dyshim.”
The Boston Globe
“Me vetëm kaq pak faqe, Domethënia e një fundi është libri më i gjatë që kam lexuar ndonjëherë, prandaj përgatituni ta rilexoni. Nuk do të pendoheni.”
The San Francisco Chronicle
“Elegant, lozonjar dhe i jashtëzakonshëm.”
The New Yorker
pages | 188 |
Shtëpia botuese | BOTIMET PEGI |
Vendodhja e botimit | Gusht 2016 |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Ilir Baçi |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Mjeshtri i prozës pikturon një protret elegjik dhe të dashur të historisë trazuese të dashurisë së një të riu... duke hequr dorë nga klishetë e lehta letrare për romancat për të realizuar një roman shumë më të thellë, më rezonues dhe më të trishtë
Konsideruar si kryevepra postmoderniste e Julian Barnes, romani Papagalli i Floberit sfidon kufijtë ndarës mes poezisë dhe filozofisë, mes historisë dhe letërsisë, mes librit dhe jetës, duke shërbyer si ushqim shpirtëror dhe pasuri kulturore.
Tmerrësisht serioz, mjeshtërisht lozonjar dhe çuditërisht gazmor. Asgjë për t'u trembur është një paraqitje tërheqëse e mënyrës se si ky shkrimtar jashtëzakonisht i talentuar e bën punën e tij dhe një rru- gëtim tepër personal i gjendjes së njeriut dhe të asaj që mund të vijë pas diagnozës përfundimtare.
Julian Barnes është një nga autorët më të spikatur të kohës tonë, prandaj ne kemi përzgjedhur dy prej veprave të tij që kanë ardhur së fundi në gjuhën shqipe.
Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht. Ky është një libër ndershmërie intensive dhe njohurish të thelluara; është njëkohësisht një lavd pa...