Ndue Lleshaj A-000192
New product
Ky roman sjell shperberjen e vlerave te individit ne nje realitet ne tranzicion; ku perpjekja per mbijetese i nenshtrohet ligjit te xhungles dhe ku jeta te rezervon ne cdo moment kthesa te papritura. Permes ketij romani autori sjell perpjekjen e individit per te mbijetuar, perkunder mekanizmave shoqerore qe shkojne drejt degradimit.
99 Items
Shtëpia Botuese | Nacional | |
| ISBN | 9789928264411 | |
Autori trajton në librin e tij dy tema të rëndësishme shoqërore,që ndërthuren pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën: atë të krimit të organizuar në vend dhe të emigracionit klandestin e prostitucionit drejt vendit fqinj, Italisë. Që të dyja sjellin fitime kolosale në xhepat e bosëve të krimit e gjakderdhje për të rinjtë e pafajshëm,që aspirojnë një të ardhme më të mirë, duke e vënë jetën e tyre në duart e kriminelëve të paskrupullt.
E gjithë kjo jepet nëpërmjet jetës plot kthesa të rrezikshme të heroit qendror të romanit, Blinit. Nëpërmjet këtij personazhi autori sjell figurën e të riut shqiptar të ndershëm, që ka nisur të bëjë një jetë të rregullt, që studion, që aspiron të dashurojë me pastërti e të krijojë familje me ndershmëri. Por ky i ri jeton përballë një realiteti të egër që është krijuar në vend, si rezultat i falimentimit të shtetit, që nuk siguron asnjë të ardhme për brezin e ri.
Ky shtet ka falimentuar, ose më mirë është bërë ortak me krimin e organizuar, që kontrollon trafiqet më të rrezikshme, atë të drogës,që është kthyer në një plagë të pashërueshme në realitetin shqiptar, të emigracionit klandestin nëpërmjet motoskafeve dhe prostitucionit.
Përballë këtij realiteti, duke mos parë perspektivë, edhe Blini, si shumë të rinj, ëndërron të ikë jashtë vendit e ta ndërtojë atje të ardhmen e tij. Por për të kapërcyer detin duhen shumë para.
Përpara kësaj alternative që e sheh si të vetme, ai bie në grackën e atyre që i premtojnë fitime të majme e të menjëhershme. Ky është karremi që përdorin peshkatarët e vdekjes. E Blini bie në këtë grackë. Çdo ditë ai sheh errësirën e misterit që e rrethon në punën e tij, kërkon të shikojë mundësinë të dalë, por sa hedh sytë tek kthesa e rrugës, ai sheh tej saj vetëm errësirën e pashpresë........
Ndue Lazri
| Lloji i botimit | Hardcover |
| pages | 350 |
| ISBN | 9789928264411 |
| Redaktori | Qazim Shehu |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Me romanin e titulluar "Avela" autori sërish nuk u largohet problematikave sociale. Në këtë roman shkruhet për jetimët, një grup shoqëror "dënuar" përjetësisht të vuajë fatin i tij, ngase shoqëria nuk i gjendet në krah. Ky roman, i ndërtuar mbi fabula jetësore dramatike të gërshetuara me kujdes, me një figurë femërore emblematike e gjithë perjetime në...
Autori ka arritur të zhbirojë në shpirtin e saj dhe të japë një personazh sa simpatik, aq të besueshëm, sa real, aq edhe poetik, të rrëfejë një jetë njerëzore, një jetë të pamistifikuar, sepse Gonxheja sa ç ‘është malësorja që ruan atë shenjtëri të nderit, aq është edhe vajza e civilizuar që ka mësuar e di ta japë plëqimin e mospëlqimin ndaj djemve e të...
Në këtë roman autori ndërton konstruktin e një memorjali, lënda e të cilit rrok përqark nëntëdhjetës. Kjo përbën interes të veçantë në përceptimet e dukurive ne një përmbysje të madhe. Fabula nis e thjeshtë.
Me romanin e titulluar "Avela" autori sërish nuk u largohet problematikave sociale. Në këtë roman shkruhet për jetimët, një grup shoqëror "dënuar" përjetësisht të vuajë fatin i tij, ngase shoqëria nuk i gjendet në krah. Ky roman, i ndërtuar mbi fabula jetësore dramatike të gërshetuara me kujdes, me një figurë femërore emblematike e gjithë perjetime në...