Kthesa Shiko më të madhe

Kthesa

Ndue Lleshaj A-000192

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman sjell shperberjen e vlerave te individit ne nje realitet ne tranzicion; ku perpjekja per mbijetese i nenshtrohet ligjit te xhungles dhe ku jeta te rezervon ne cdo moment kthesa te papritura. Permes ketij romani autori sjell perpjekjen e individit per te mbijetuar, perkunder mekanizmave shoqerore qe shkojne drejt degradimit.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Nacional
ISBN9789928264411

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori trajton në librin e tij dy tema të rëndësishme shoqërore,që ndërthuren pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën: atë të krimit të organizuar në vend dhe të emigracionit klandestin e prostitucionit drejt vendit fqinj, Italisë. Që të dyja sjellin fitime kolosale në xhepat e bosëve të krimit e gjakderdhje për të rinjtë e pafajshëm,që aspirojnë një të ardhme më të mirë, duke e vënë jetën e tyre në duart e kriminelëve të paskrupullt.

E gjithë kjo jepet nëpërmjet jetës plot kthesa të rrezikshme të heroit qendror të romanit, Blinit. Nëpërmjet këtij personazhi autori sjell figurën e të riut shqiptar të ndershëm, që ka nisur të bëjë një jetë të rregullt, që studion, që aspiron të dashurojë me pastërti e të krijojë familje me ndershmëri. Por ky i ri jeton përballë një realiteti të egër që është krijuar në vend, si rezultat i falimentimit të shtetit, që nuk siguron asnjë të ardhme për brezin e ri.

Ky shtet ka falimentuar, ose më mirë është bërë ortak me krimin e organizuar, që kontrollon trafiqet më të rrezikshme, atë të drogës,që është kthyer në një plagë të pashërueshme në realitetin shqiptar, të emigracionit klandestin nëpërmjet motoskafeve dhe prostitucionit.

Përballë këtij realiteti, duke mos parë perspektivë, edhe Blini, si shumë të rinj, ëndërron të ikë jashtë vendit e ta ndërtojë atje të ardhmen e tij. Por për të kapërcyer detin duhen shumë para.

Përpara kësaj alternative që e sheh si të vetme, ai bie në grackën e atyre që i premtojnë fitime të majme e të menjëhershme. Ky është karremi që përdorin peshkatarët e vdekjes. E Blini bie në këtë grackë. Çdo ditë ai sheh errësirën e misterit që e rrethon në punën e tij, kërkon të shikojë mundësinë të dalë, por sa hedh sytë tek kthesa e rrugës, ai sheh tej saj vetëm errësirën e pashpresë........

Ndue Lazri

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe350
ISBN9789928264411
RedaktoriQazim Shehu
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori