Albania and world in Kadare's works

Ndriçim Kulla PL0159

New product

Përshkrim i shkurtër

Një album i rrallë që rend të fotografojë hapësirat gjeografike të vendeve dhe objekteve që janë përshkruar me magjinë e rrëfimit nga shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare. Një botim dygjuhësh me vlera të shumëfishta

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183200
Viti i botimit2016

5 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Tërësia e vendeve dhe objekteve të përzgjedhura me zell të madh nga Ndriçim Kulla, na ndihmon të rrokim më shpejt atë botë të madhe fictionale që ka “uzurpuar” vepra e Kadaresë. Përshkrimet e librave artistik mbeten përjetësisht, përkund vendeve, objekteve apo realiteteve të cilat tjetërsohen apo zhduken. Rruga e Çajld Haroldit nëpër Ballkan të Bajronit, itinerari i Don Kishtotit, kështjella e mbretit Hamlet, arratisja e Pushkinit nëpër mjediset rurale të Rusisë, objektet simbolike që interpretohen nga Dan Braën, e shumë e shumë “shenja” të tjera, e kapërcejnë statusin e të qenit në pronësi të botës fictionale. Ato rikthehen si pjesë e një realiteti të ri ndër-njerëzor. Këtë gjë ka evidentuar dhe ka bërë më të qartë Ndriçim Kulla në shtegtimin fotografik nëpër tekstet kadareane. Përmes këtij kërkimi na pasurohet më tej realiteti artistik i autorit, bëhet më intrigues për lexuesit, nxit dhe pasuron mendjen e tij me imazhe të hapësirave. Syri i fotografit kërkon ta kthejë edhe “metaforën” në një gjë të prekshme, reale, më të kuptueshme. Në shumë shkrepje, arrihet synimi, teksa letërsia e ka pavdekësuar realitetin dhe, autori i albumit sjell si pasuri jo vetëm këndvështrimin e autorit, por edhe të tij si lexues i mirë i veprës.

Gjithësesi, ky botim ta vlera të veçanta metodologjike për studentët dhe pedagogët e letërsisë, për lexuesit e Kadaresë, sidomos të huajit dhe për njerëzit që janë të pasionuar rreth raporteve të artit dhe imazhit.

Së fundi, duhet thënë se ky libër është një kontribut i drejtpërdrejtë edhe për nxitjen e turizmit kulturor që ka sjellë vetë vepra e Kadaresë, sidomos në shtimin e interesit për qytetin e Gjirokastrës, falë faktit që ky album është përgatitur edhe në gjuhën angleze. Si kështjella e Hamletit në Danimarkë, si shpella e Drakulës, apo shumë e shumë “shenja të tjera letrare”, edhe Gjirokastra, “qyteti më i pjerrtë në botë”, “qyteti që nuk ngjante me asgjë”, i ka shtuar ndjeshëm fansat e tij falë marketingut që i bën sot e kësaj dite vepra e Kadaresë.

Gjatë këtyre dy dekadave janë bërë disa sprova teoriko-letrare mbi tekstet e Kadaresë, si ato me galerinë e personazheve të romaneve, qasjet gjinore të tyre, konceptet estetike, si dhe janë ekranizuar apo vënë në skenë disa skenarë, bazuar mbi veprat e tij, por kjo mbetet në ndër sprovat multidisiplinare më të goditura në receptimin më të arrirë të veprës së Kadaresë.

Data sheet

Weight1800
pages269
ISBN9789928183200
Shtëpia botuesePLEJAD
Viti i botimit2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveParë
Përmasat22x29