Nje dialog i frikshem hetusie per Oswald Spenglerin ne kohen e diktatures View larger

Nje dialog i frikshem hetusie per Oswald Spenglerin ne kohen e diktatures

Ndriçim Kulla A-008205

New product

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183651

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Tre hetuesit më ngjanin si tre demonë të dalë nga faqet e "Ferrit" të Dante-s dhe që përdornin katër pikëpyetjet si çengela për të më varur kokëposhtë në flakët e ferrit që më dukej se hapeshin diku mes meje dhe atyre. Gojët e tyre pyesnin parreshtur për pikëpyetjet dhe mua më dukej se kravatat e tyre që ishin poshtë gojës, ishin si litarë në të cilët ishin të lidhur çengelët.

- Interesante kjo që ti punëtor miniere merresh edhe me kërkime filozofike, - më tha ai që dukej si kryesori nga tre hetuesët që më morën në pyetje. (Demoni i parë)

- Më pëlqen të lexoj filozofi, dhe në përgjithësi mbaj shënime për leximet e mia, me përshtypjet e mia modeste, nuk merrem me kërkime, kjo është fjalë e madhe. - I ktheva përgjigje unë dhe në çastin e fundit e përmbajta veten që të mos e korrigjoja duke i thënë se Spengler-i ishte historian më tepër se filozof. Por pastaj me siguri që do të më thoshin se ku e dija unë këtë gjë, a e kisha lexuar Spengler-in, si e kisha gjetur etj.

Demoni i dytë më tha:

- Që të pëlqen filozofia dhe lexon libra filozofikë mirë bën se partia jonë kërkon që edhe punëtorët të lexojnë sa më shumë. Është e vërtetë se ka libra të vështirë dhe të lehtë, dhe ky është një libër i vështirë, por ti duket se ke dëshirë të zhbirilosh dhe kjo duket edhe nga pikëpyetjet që ke vënë. Pikëpyetja vihet atje ku ai që lexon nuk është i bindur apo nuk është.

Data sheet

pages85
ISBN9789928183651
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1