Enciklopedi Antologjike e Mendimit Shqiptar (III) 1807-1957

Ndriçim Kulla PL0003

New product

Përshkrim i shkurtër

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183057
Viti i botimit2014

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe. Në qoftë se njerëzit ndalen më shumë te kjo e fundit, ekziston rreziku që historia të mos i shërbejë njohjes së vetvetes. Pse themi njohjes së vetvetes? Sepse, në një kuadër fi lozofi k, historia shërben për vetënjohjen e njeriut. Kur themi se njeriu duhet ta njohë vetveten, kjo nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e veçorive të veta personale, ato gjëra që e dallojnë nga të tjerët, por me natyrën e tij si njeri. Por çdo të thotë të njohësh vetveten? Të njohësh vetveten nënkupton të njohësh se çdo të thotë të jesh njeri, çfarë lloj njeriu duhet të jesh dhe çdo të thotë të jesh ai që je dhe jo ndonjë tjetër. Të njohësh vetveten nënkupton të dish se çfarë mund të bësh, por, për këtë, më parë duhet të dish se çfarë ke bërë më përpara. Pra, vlera e historisë, dhe në një kuptim më të veçanët vlera e historisë së mendimit, qëndron në faktin se ajo na mëson se si kanë menduar njerëzit dhe si kanë vepruar në përputhje me këto mendime, dhe nga kjo njohje ne mund t'i japim përgjigje pyetjes se çfarë është njeriu.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789928183057
Viti i botimit2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveParë