Alberto Moravia A-001156
New product
Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe çmimin e tij të parë letrar.
502 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
Agostino, një djalë trembëdhjetëvjeçar, gjendet befas në një pozitë të pasigurt, mes fëmijërisë dhe adoleshencës. Ai është biri i dashur i një nënë të ve e tërheqëse dhe ndihet i kënaqur që po pushon bashkë me të në plazh.
Por më pas, nëna krijon një marrëdhënie të përzemërt me një djalë të ri që punon aty pranë. Agostino e kupton që asaj i pëlqen Renco, por është i pafuqishëm ta shmangë këtë.
Ngjitur me kabinën e tyre të pushimit, sillen edhe disa djem vendës, që bëjnë një jetë të shthurur e gati vulgare.
Fjalët e bisedat e tyre të pahijshme fillimisht e vënë në siklet, por më pas e joshin Agostinon, që është një djalë tepër i ndrojtur e naiv dhe që kurrë nuk mund të përshtatet plotësisht me një kulturë të tillë.
Me shumë mprehtësi psikologjike, Moravia portretizon agoninë e Agostinos adoleshent, i cili për herë të parë nis ta shohë të ëmën si grua dhe, në të njëjtën kohë, tepër joshëse. Për t’i shpëtuar ambivalencës që ndien, ai lidh miqësi me djemtë fqinjë, të cilët e ngacmojnë pareshtur dhe tallen me të.
Dhe pas kësaj beteje, Agostino kupton se “e kishte këmbyer pafajësinë e dikurshme jo me gjendjen burrërore e të qetë që pat shpresuar, por me një gjendje të paqartë e hibride, në të cilën, pa kurrfarë mëshire, neverive të vjetra u shtoheshin edhe ca të reja”...
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 144 |
| Shtëpia botuese | Agostino |
| Redaktori | Marjana Ymeri |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Diana Kastrati |
| Roman | Psikologjik |
I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale.
Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi.
Ky është romani tipik i kompleksitetit të vëzhgimit në njeriut të vetmuar, të paaftë për të kuptuar dhe të pafuqishëm. Kjo kryevepër e Alberto Movarias vjen në shqip nga Diana Kastrati
“Çoçarja” ose siç njihet ndryshe me titullin “Dy gratë” është një histori lufte; e përpjekjeve të dy grave për t’u mbijetuar viteve të luftës.
“Çoçarja” ose siç njihet ndryshe me titullin “Dy gratë” është një histori lufte; e përpjekjeve të dy grave për t’u mbijetuar viteve të luftës.
Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihen viktimat e brutalitetit, që shkatërron shpresat për të ardhmen, shkatërron ndjenjat dhe ëndrrat, që janë një kundërvënie ndaj mizorisë së luftës e dhunës.
“Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.
Një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani i përkthyer, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023, sjellë në shqip nga Aida Baro.