Jeta shpirterore View larger

Jeta shpirterore

Alberto Moravia A-008793

New product

Përshkrim i shkurtër

Një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani i përkthyer, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023, sjellë në shqip nga Aida Baro.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371232

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

5 other products in the same category:

More info

Dezideria, e bukur, e re dhe pamëshirshme është vajza e birësuar e Violës, një borgjezeje të pasur romane, por tërësisht të shthurur moralisht dhe seksualisht.

Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë”, që mund të interpretohet si gazetar, psikolog, shkrimtar, interviston Deziderian, duke e ngacmuar me pyetje në dukje të thjeshta mbi jetën e saj, por nga ana tjetër duke nxjerrë në pah rrënimin e vërtetë të vlerave shoqërore.

Vajza rrëfen historinë e jetës së saj që nga fëmijëria e hershme me një qartësi dhe sinqeritet të skajshëm, rebelimin e saj ndaj familjes, klasës dhe shoqërisë, së cilës i përket jo për shkak të lindjes.

E shtyrë nga një Zë i brendshëm, nga shpirti i revoltës, i cili do t’i imponohet përmes një “plani për shkelje dhe përdhosje” të të gjitha të ashtuquajturave vlera borgjeze, ajo nuk ngurron të ndërmarrë hapa të guximshëm që do ta shpien drejt prostitucionit, orgjisë, komplotit të rrëmbimit, grabitjes dhe incestit.

Dezideria magjepset nga ideja e revolucionit, por jo thjesht nga ajo e një revolucioni të ngushtë politik, por diçka që do të fshijë hipokrizinë e rendit shoqëror ekzistues.

Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë”, që mund të interpretohet si gazetar, psikolog, shkrimtar, interviston Deziderian duke e ngacmuar me pyetje në dukje të thjeshta mbi jetën e saj, por nga ana tjetër duke nxjerrë në pah rrënimin e vërtetë të vlerave shoqërore.

I botuar më 1978, “Jeta shpirtërore” ngjalli reagime të shumta negative te kritika italiane e asaj kohe. Shoqërimi i saj me prostituta, tutorë dhe zhigolo të klasës së mesme, që maskohen si revolucionarë, zhytur në afera seksiste e kthejnë në një lloj udhëtimi ekzistencialist e madje nihilist gjithë jetën e saj.

Kritika

Moravia është [...] një kombinim i rrallë i qëllimit moral dhe integritetit artistik, gjë që e ka vendosur atë ndër shkrimtarët më të mirë të Europës.

The Guardian

Ta akuzosh Moravian (i cili i ka idetë shumë të kthjellëta) për vuajerizëm do të thotë ta keqkuptosh profesionin e tij. Paralelizmi mes anormalitetit të shtratit dhe perversioneve të ndërgjegjes shoqërore e politike është më se i qartë.

Die Zeit

Një libër me të cilin vështirë se mund të ndihesh rehat, veçanërisht për faktin se skenat kyçe socio-seksuale, me një grotesk të vetëdeklaruar, kanë pak të ngjarë të jenë të besueshme. Megjithatë, pavarësisht teprimeve dhe lapërdhive të rastit (si përherë, erotizmi i Moravia-s e mbush kupën dhe derdhet), këtu bëhet fjalë për një frymë të mirëfilltë hetuese, të pastër, në stilin e de Sadit. Me sa duket, fryma e kohës, për Moravian, është një frymë psikopatologjike, kufijtë e jashtëm të së cilës ai i gjurmon në këtë libër ngjethës, cingërisës e të makthshëm.

Kirkus Reviews

Moravia mbetet një nga poetët më të butë dhe më argëtues të limontisë së shekullit të njëzetë, të mërzisë gjeniale të krijuar nga triumfi i materializmit mbi vlerat njerëzore.

Boston Review

Si në shumë romane të tjera të Moravia-s, personazhi i saj kryesor është një grua, veprimi i saj ka të bëjë me ndotjen e seksit nga paraja, politika, faji dhe hakmarrja - ose anasjelltas. [...] Në veprën e Moravia-s, konturet e mprehta dhe ngjyrat kryesore fshehin dhunën e brendshme që të sjell ndër mend dramat e Pirandello-s.

The New York Review

Teksa rilexoj “Jeta shpirtërore”, të botuar së pari më 1978, më lind pyetja se a janë romanet e sotme në lartësinë e atyre të dikurshmeve. Gjendemi përpara një romani zbavitës, që flet për seksin në mënyrë zbavitëse. Gjë e rrallë.

Corriere della sera

Data sheet

pages430
ISBN9789928371232
Shtëpia botueseLa vita interiore
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAida Baro
RomanPsikologjik
I ri1