Apokalipsi sipas Shën Tiranës View larger

Apokalipsi sipas Shen Tiranes

Zija Çela TO0260

New product

Përshkrim i shkurtër

Brenda veprës së shkrimtarit është përditshmëria, ëndrrat, historia, mitet, dashuria, urrejtja, është filozofia e psikologjia mbarëshqiptare, janë bizneset, intrigat, zakonet, shpirti, lindja, vdekja, ringjallja, vrasja, shteti, feja, qielli, Hadi.

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994317486

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Thanë për librin:

“Është estetika përfshirëse e universit. Dhe, për ankthin e përgjithshëm të njerëzimit, edhe psherëtima: “Zot, rri me ne se është kah erret!”

E megjithatë, në brendinë e vet, fiksioni narrativ i autorit mbart fare natyrshëm praninë e një fryme që vazhdimisht të rri pranë si një shpëtimtar, duke u shfaqur personazh konkret dhe i shenjtë njëherësh, për të sjellë dhe përhapur besim e mirësi, jetë përballë vdekjes dhe buzëqeshje përballë urrejtjes. Kjo frymë e ky vetëkërkim dramatik janë kuptimi i botës së shqetësuar në krijimtarinë e këtij shkrimtari të madh të letrave tona dhe, si një kumt i fortë, vijnë mu në çastin kur po erret...”

Ali Aliu

“Pikërisht kur pandehnim se shkrimtari mbylli një trilogji me tri romane të mëdha të letërsisë shqipe, “Las Varrezas”, “SOS, një buzëqeshje” dhe “Goja e Botës”, ja ku kemi një tetralogji me “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”. I mbindërtuar mbi një realitet që autori e njeh fort mirë, në këtë “Apokalips” i bëhet gjëma Tiranës njerëzore, Tiranës intelektuale, Tiranës politike, Tiranës mikroborgjeze, Tiranës provinciale dhe hipokrite.

Dhe përkundër kijametit vepra nuk ngjall ndjenjë refuzimi, përkundrazi, sepse të vërtetat e një shoqërie vijnë si të vërteta universale. Sesi do të vazhdojë më tej autori kjo nuk dihet, por për diçka jam i sigurt: Zija Çela ka ndërtuar tashmë një sagë shqiptare krejtësisht të veçantë dhe të papërsëritshme.

Zija Çela është nga shkrimtarët e paktë te ne që ka arritur të krijojë autorësi, çka do të thotë se vepra e tij i ka shenjat e njohjes, ka emblemën e saj. Për të arritur në këtë pikë, kur shkrimtari krijon një opus letrar përfaqësues, Zija Çelës i është dashur të identifikojë dhe të konsolidojë rrethin tematik të veprave të tij, të identifikojë postulatet e veçanta autoriale, të jetë vetja e tij dhe të mos i ngjajë askujt.”

Mehmet Kraja

“Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në “Apokalipsin sipas Shën Tiranës”, aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori. Si në romanet pararendëse, ngjarjet në librat e autorit mund të ndodhin Kurdoherë. Dhe kjo u jep romaneve të tij një dimension të përtejshëm e të përjetshëm.

Edhe kësaj here Zija Çela provon se letërsia e madhe i shpëton tiranisë së kohës. Kohës kalendarike. Por jo asaj ku rrinë së bashku veprat më të mira të letërsisë e të krijimtarisë shpirtërore. Dhe ku unë besoj se krijimtaria e Zija Çelës ka marrë statusin legjitim të banimit të përjetshëm.”

Rudolf Marku

Data sheet

pages460
ISBN9789994317486
Shtëpia botueseToena
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri