Thanë për librin:.
Lexuesi nuk e ka të vështirë të kujtohet posaçërisht për tre libra të letërsisë botërore, të cilët na vijnë ndër mend si librat më fatlumë: "Princi i lumtur" i Oskar Uajlldit, "Princi i vogël" i Ekzyperisë, "Princi dhe i Varfri" i Mark Tuenit. Janë libra që kanë bashkuar statusin mbretëror të rangut Princ me statusin mbretëror të mjeshtërisë së lartë të tre autorëve.
Një libër që sjell tregime të mrekullueshme, nota të reja që janë tjetërsoj, që kanë ndjeshmëri, butësi, imagjinatë, poezi, stil përrallor, të përcaktuara nga adresimi (i përfytyruar) i autorit ndaj një lexuesi adoleshent. Mirëpo, në të vërtetë, këto tregime janë të llojit të letërsisë fatlume që lexohet në çdo moshë, duke përballuar edhe lexuesin e ditur, të rrahur me vaj e uthull me letërsinë e mirë.
Princi i Zija Çelës vjen si një Princ i vërtetë: me klasin estetik, me hijeshinë stilistikore, me larminë dhe ngjyrat e titujve, me premtimin se ka ardhur i vendosur të trashëgojë legjitimitetin e kurorës së Princave të mëdhenj paraardhës të mbretërisë së letërsisë.
Rudolf Marku
| pages | 288 |
| ISBN | 9789928205353 |
| Shtëpia botuese | Toena |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Në këtë roman ka edhe një velierë. Por, si në veprat e mëparshme, Zija Çela e komandon anijen e prozës së vet për ta dërguar larg, përmes një bote sa reale aq imagjinare.
Sipas shkrimtarit Zija Çela, mund të hysh në historinë e letërsisë dhe mund të mos mbetesh në letërsi. Ky mendim interesant na kumton se letërsia e madhe ose e vërtetë është ajo që mbetet gjithmonë letërsi dhe jo histori e saj.
Romanin "Goja e Botës" është një vepër e shkëlqyer. Është një gjetje e jashtëzakonshme dhe unë jam mrekulluar jo vetëm me gjetjen, por edhe me mënyrën se si autori e ka trajtuar e shtjelluar. Vendi dhe ambienti metaforik-simbolik funksionon për mrekulli.
Autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth.
Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
Brenda veprës së shkrimtarit është përditshmëria, ëndrrat, historia, mitet, dashuria, urrejtja, është filozofia e psikologjia mbarëshqiptare, janë bizneset, intrigat, zakonet, shpirti, lindja, vdekja, ringjallja, vrasja, shteti, feja, qielli, Hadi.
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndësishëm dhe vetvetja.
Ora e Zooparkut" është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit. Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e...
Është një rrëfim elegjiak.. I kushtohet tim biri, mikut tim më të madh, përkthyesit Dritan Çela që ndërroi jetë më 4 mars të vitit të shkuar. Herë tjetër, në letra, ëndrrën e kam kthyer në realitet, por është hera e parë që, sado të pëlcas, këtë realitet nuk mund ta kthej dot në ëndërr. Zija Cela
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Është një rrëfim elegjiak.. I kushtohet tim biri, mikut tim më të madh, përkthyesit Dritan Çela që ndërroi jetë më 4 mars të vitit të shkuar. Herë tjetër, në letra, ëndrrën e kam kthyer në realitet, por është hera e parë që, sado të pëlcas, këtë realitet nuk mund ta kthej dot në ëndërr. Zija Cela
“Lavjerrësi i Qytetit” është një vazhdimësi piramidale në krijimtarinë e Zija Çelës.
Kjo vepër e Zija Çelës mund të jetë e krahasueshme nga tematikat distopike me romanet e Kafkes, Oruellit ose Kadare (“Procesi”, “1984”, “Pallati i ëndrrave”), por në arkitekturën e tij dhe në shtresimet metaforike romani “Banka e Ankesave” është po aq origjinal dhe i papërsëritshëm. Me kete roman, Zija Cela ka fituar cmimin si autori i vitit 2022 ne...
Në romanin “Pilisama Selfie” shkrimtari Zija Çela ndërton një qytet gjysmë provincial, të mbushur deri në grykë me vanitete njerëzore autentike, të cilat marrin jetë nga përballja me marrëzitë dhe lajthitjet kolektive, ku gjedhja letrare parodiake plekset me prirjen tashmë të sprovuar të autorit për të përqeshur pa mbarim bashkëkohësit e vet.