Buza e kuqe dhe gjaku i errët View larger

Buza e kuqe dhe gjaku i erret

Zija Çela TO0258

New product

Përshkrim i shkurtër

Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994318438

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pjesë nga libri:

Zç për zonjën Jç

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: "Kur do ta njoh?". Në njëzet e pesë thashë: "Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë". U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë. Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.

Në dyzet e pesë u ndamë. Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha: "Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?". "Jo", - thashë, "vetëm desha të dija nëse është mirë". "Ajo është mirë", tha.
Ende s'jam pesëdhjetë e pesë që ta di nëse është zgjuar nga gjumi dhe vazhdon të jetë mirë. Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: "A do ta shoh përsëri?"

Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër. Kam frikë të plakem, kam frikë sidomos të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje.

Thanë për librin:

Edhe në tregimet e autorit, si në prozën e tij të gjatë, vijnë personazhe të shumta që, në situata e në gjendje të larmishme, përplasen e sfidohen me njeri-tjetrin dhe, në instancë të fundit, të gjithë synojnë pushtimin e së njëjtës majë, depërtimin e të njëjtit mur të padepërtueshëm.

Prania e autorit në prozën e tij tregimtare reflekton dëshpërim përballë ligësisë, por njëherësh afirmim të fuqishëm përballë mirësisë. Harmonia që mungon në realitet, çka sjell aq konflikte në krijimtarinë e autorit, përbën matricën krijuese të Çelës.

Satisfaksioni që pason si kënaqësi estetike e autorit tonë, vjen rezultat i harmonisë krijuese përballë disharmonisë reale. E tillë bartet pastaj kënaqësia edhe nga leximi i veprës së Zija Çelës.

                                                                                                                                  Ali Aliu

Data sheet

pages372
ISBN9789994318438
Shtëpia botueseToena
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri