Tango me nallane druri View larger

Tango me nallane druri

Roland Gjoza A-008637

New product

Përshkrim i shkurtër

«Romanin ‘Tango me nallane druri’ e kini tuajin tashmë, ju mbetet vetëm ta lexoni... Unë ju uroj lexim të mbarë! Ju më pyesni se cili është libri që pati ndikimin më të madh në shkrimet e mia... Po, është «Fije bari» i Uollt Uitmanit. Ishin vitet gjashtëdhjetë dhe lexonim «Shekulli im» të Kadaresë. E kishim gjetur Eldoradon tonë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928035769

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në një tryezë dëgjoj dikë që vinte nga jashtë: Po s’lexove Uitmanin nuk bëhesh poet. E kërkova dhe më në fund e gjeta. «...s’bëhesh poet!» më vinin fjalët e tij. Po unë e kisha gjetur njëherë Eldoradon: Kadareja! U ngjita te Kodrat e liqenit, dy hapa nga shtëpia dhe nisa të lexoj: Ç’është ky libër? Poezi është kjo?

Po unë isha kokëmushkë në ato kohë, më pëlqente pa masë të shkoja kundër rrymës. Lexo e lexo pa qejf dhe për t’u ngushëlluar i kthehesha Eseninit: Rusia Sovjetike «I huaj ndjehem në vendin tim.»

Ky varg e kishte ruajtur një kambanë prej kishave ruse dhe binte brenda shpirtit tim. E lashë për një kohë Uitmanin, por po ndodhte çudia, ai filloi të ndikonte në poezinë time, e lashë vargun me rimë dhe iu ktheva vargut të gjatë, gati prozë, të Uitmanit.

Ndoshta prej tij fillon dashuria ime e madhe për Migjenin, se dhe ai shkruante me varg të lirë. I thosha vetes: sa prapa paskam qenë! Dhe kështu u bëra ithtar i zjarrtë i Uollt Uitmanit, i librit të tij të jashtëzakonshëm «Fije bari», i përkthyer mjeshtërisht nga Skënder Luarasi. Ai mbeti dhjata ime në poezi. Ndërsa në prozë dy janë ata që kanë ndikim të përhershëm tek unë: Mopasani dhe Çehovi...» 

 

«Nuk do ta harronte atë grua të mirë, që i buzëqeshte dhe i ledhatonte kryet me dashuri. E kishte parë më në fund filmin, i kapluar nga emocione të forta, pa i përmbajtur lotët duke iu betuar vetes se do të bëhej shkrimtar i madh. Kur dolën nga kinemaja ajo e nxori nga fustani dhe i dha një dackë në fytyrë duke e sharë me fjalë të ndyra. Ai nuk e kuptoi pse u soll ashtu dhe menjëherë, nga Aleksandër Dyma apo Çarls Dikens që ëndërronte të bëhej, iu duk vetja si një zgjebarak i pa fat. E qëlloi me gurë pajtonin me tetë kuaj që e mori atë nxitimthi teksa mblidhte rreth kofshëve fustanin e saj të madh me një gjest prej mbretëreshe Mari Antuanetë, apo Mari Stjuart, siç e përfytyronte i nxitur nga leximi i romaneve franceze apo angleze që ia kishin kripur trutë. Të nesërmen në mbrëmje u ul në hotel Internacional dhe priti të zbriste gruaja e oficerit të gardës. Ajo ishte ndarë me të për shkak të pëllumbave dhe romaneve me histori dashurie që ai ia griste. Ajo bisedonte shtruar me shurranjosin për çështje të ndjenjës dhe kur ishte për të qeshur qeshte sikur ta gudulisnin dhe kur ishte për të qarë qante sikur t’i kishin dhënë lajmin se kishte vdekur ajo vetë. Vinte e hollë, e gjatë, me flokë të verdhë që e mblidhte prapa me një fjongo të zezë. Gjinjtë e mëdhenj i kishte të shkëputur nga brinjët. Atyre u dukeshin shenjat tunduese të thithkave pas bluzës prej mëndafshi të kuq. Mbante erë të mirë.»

 

Xh. Lleshi, 08.09.2022

 

Data sheet

pages160
ISBN9789928035769
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1