Roland Gjoza BUE264
New product
Tregimet e Roland Gjozës, poezitë, romanet, novelat, esetë e mahnitshme, japin vlerë dhe ngrenë lart personazhin e tij të këndshëm. Kushdo mund ta njoh aty veten, duke vlerësuar një përgjithësim të mrekullueshëm. Rrallëkush mund ta përjetojë një vlerë të tillë. Në krijimtarinë e tij nuk gjen një lajthitje (edhe sikur të jetë presje!). Sështë fjala se ka shumë dëborë, mendime të holla, dashuri të njëmendët, të kthjellët, të ngrohtë e të thjeshtë, duke shprehur gjithmonë një sinqeritet të rrallë
900 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
ISBN | 9789928032102 | |
Viti i botimit | 2015 | |
Si rrallë kush prej racës së shkrimtarëve e poetëve Landi luan me planin e dytë, si në film, ku shprehja e dashurisë kthehet në një domethënie të madhe, nuk krijon asnjëherë rënie të lirë, pa u fshehur kurrë thellësive të nënvetëdijes, aty ku rubini i shpirtit gatuan vlera të pallogaritshme. A ka këtu ndonjë vlerë të jashtëzakonshme? A është një gjë e vështirë për tu përballuar? A fshihet ndonjë element i dytë, i padukshëm? A bëjnë majë nyjat dramatike të jetës së përditshme, mjerimi i llahtarshëm i popullit, rrudhosja hyjnore e hallit të brendshëm shpirtëror? A rritet ajsbergu i tij i vetëdijes qytetare? A ka skrupulozitet në fijet e holla të asaj që end? A është aq lakonik sa duhet? Apo bën elipsin e zakonshëm, ritualin e jetës ndryshe? A ka ndonjë teknikë të përveçuar e të rilindur? A vuloset gjithçka prej temperamentit të tij, të karakterit aq këmbëngulës, apo shfaqet vetëm thelbi i një kulture të shquar që, megjithatë, mbetet thelbi i tij i pashmangshëm? Mijëra pyetje të përmbytin... Liria e krijuesit dhe liria krijuese, këto janë dy majat e një mali të lartë të çdo shkrimtari të vërtetë. Heroi pozitiv apo negativ, mbretërimi ideologjik, politika amatoreske dhe e shthurur, ngjarjet e mëdha që krijojnë terrenin e duhur, talenti i madh, paradokset e ububushme, njerëzorja, thjeshtësia, pjekuria artistike, seksualiteti i magjishëm, bukuria fizike dhe shpirtërore, ligësia, raportet intime, lidhjet dashurore dhe mrekullitë që e bëjnë shpirtin të thukët, kriminaliteti dhe egërsia që e shoqëron...
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 294 |
ISBN | 9789928032102 |
Viti i botimit | 2015 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Ky libër sjell një anë tjetër të autorit Roland Gjoza: Mjeshtrinë e tij në fushën e esesë. Në këtë vëllim ka refleksione rreth botës së letrave, shkrimtarëve, veprave të tyre, artistëve, fenomeneve dhe çështjeve kulturologjike. Të gjitha këto janë analiza të thella, origjinale në këndvështrim, dhe me qasjen për promovimin e vlerave kombëtare
Ky libër sjell një anë tjetër të autorit Roland Gjoza: Mjeshtrinë e tij në fushën e esesë. Në këtë vëllim ka refleksione rreth botës së letrave, shkrimtarëve, veprave të tyre, artistëve, fenomeneve dhe çështjeve kulturologjike. Të gjitha këto janë analiza të thella, origjinale në këndvështrim, dhe me qasjen për promovimin e vlerave kombëtare