Kunata View larger

Kunata

Patrick Besson A-000146

New product

Përshkrim i shkurtër

Dy vëllezër dhe një grua. Patrick Besson ka zgjedhur temën universale të trekëndëshit dashuror për romanin e tij. Një histori që është e dënuar, për nga thelbi i saj, të përfundojë keq. Por në vend që ta lërë historinë të rrjedhë qetësisht, autori ka bërë një zgjedhje të mençur të personazheve për nga bukuria, ligësia, mirësia dhe prejardhja.

More details

489 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346523

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Zhili, vëllai i madh që punon si gazetar, takohet me Anabelën, me të cilën Fabieni, vëllai i vogël që është një yll kinemaje, po mendon të bashkëjetojë. Ai marroset pas vajzës së re dhe lexuesit i lindin me mijëra pyetje: Do ta dashurojë vallë duke vuajtur në heshtje? Apo do t’ia shprehë ndjenjat e tij? Në qoftë se po, si do reagojë Anabela? Po Fabieni? Zhili është një burrë, i cili të bën për vete që në fillim të librit, madje pa e kuptuar pse. Duket se e torturojnë disa gjëra, sidomos divorci që ka hedhur pas krahëve, megjithëse lexuesit nuk i bëhet i njohur ky fakt. Por njëherazi ai ruan një qetësi të habitshme në vetvete, pikërisht si burrat dyzetvjeçarë. E prek lexuesin kur bie në dashuri me të fejuarën e vëllait të vet, pasi në qoftë se do e kalojë kufirin e marrëdhënieve "familjare" me të, asgjë nuk do jetë më si më parë... Nga kjo ndjenjë lind një tension i madh, që vazhdon deri në fund të romanit. Fabieni, vëllai i vogël i Zhilit, ka filluar të bëhet shumë i njohur. Ai është një djalë i ri, i dehur nga suksesi, që pëlqen shumë të bredhurit pas grave, por edhe shumë “kënaqësi” të tjera, që të fal alkooli apo droga. Është e vështirë të lidhesh pas këtij personazhi, që duket i sheqerosur, i pasigurt në vetvete dhe mban një qëndrim, pas të cilit duket sikur fsheh me kujdes dhimbjen. Por ç’është kjo dhimbje? Katerina është nëna e dy djemve. Në pamje të parë mund të duket si personazh i dorës së dytë, e parëndësishme, por shumë shpejt kuptohet se është vetëm e kundërta. Ajo është një grua e fortë, “ndëshkuese”, që krejt e vetme mbizotëron në familje. S'është për t'u habitur, që ka fare pak vend për bashkëjetuesin e saj, Saverion, që pavarësisht të gjithave, është një burrë tërheqës. Anabela, e dashura e Fabienit, është një grua e re, delikate, e dashur dhe, me sa duket, e tërhequr tej mase nga fama... Asaj do t’i duket shqetësuese sjellja e Zhilit karshi saj, por a do t’i dorëzohet vallë pasionit të tij? Nëse pena e Patrik Besson-it është në mënyrë konstante mjaft e ashpër dhe e mprehtë, madje shpeshherë nuk e njeh kompromisin apo finiturat, stili i tij gjithsesi mbetet elegant. Me një qëndrim prej psikologu, ai arrin të përshkruajë personalitete delikate dhe të paqëndrueshme duke shpalosur një tis humori, që depërton në atmosferën e rënduar të subjektit. Kjo teknikë përdoret me sukses, pasi karakteret e Kunatës janë të paparashikueshëm. E fshehta, që mbulon gjithë historinë, në fakt mbart mjaft sekrete të tjera. Të dashnorit me dashnoren, të vëllait me vëllanë, të nënës me djalin, pra thelbin e këtij romani e përbëjnë marrëdhëniet sentimentale, bashkë me dëshirat, xhelozitë, keqardhjet, fjalët e pathëna që mund t’u helmojnë shpirtin. Kunata na tregon se Patrick Besson di t’i kuptojë lexuesit e vet.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages156
ISBN9789994346523
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdmond Tupja