Shtepia botuese “Onufri” ka sjelle ne...
Mposhtja e burrit me mantel te zi e ka nxjerrë Serafinën nga hija në mbretërinë e dritës së shtëpisë së saj, Pallatit Biltmor. Çdo natë ajo viziton të ëmën në pyll, e paduruar të mësojë zakonet e saj si macmal. Por Serafina gjendet e kapur midis dy botëve: është shumë e egër për zonjat e veshura bukur e me sjellje të stërholluara dhe shumë njerëzore për...
Ky libër ju sjell sekretin jo aq të dukshëm por të garantuar që të ndryshon jetën: Ai që shihet gjerësisht si “një nga librat më të spikatur të shkruar ndonjëherë që të ndryshon jetën”, mund të jetë qasja më e thjeshtë për të arritur gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë, madje, më shpejt nga sa ke menduar se është e mundur.
Lexueset e serise Kater motra koke me vete tashme kane ne duar librin e 4-ert, “Misioni sekret”. Cfare ndodh ne familjen e grave te vogla kur prinderit nuk kane kohe te merren me vajzat. Ato kane shume sfida, shumicen e te cilave tashme i keni mesuar. Por ne kete liber ka shume sekrete te tjera per te zbuluar
“Motrat e mëdha kanë përgjegjësi. Jo rastësisht kanë aq shumë përvojë kur është fjala për kremra, rimele, djem dhe për fat të keq edhe për mbarëvajtje dhe nota jo të shkëlqyera në shkollë... E rëndësishme është t’i përcjellësh diçka një motre të vogël: kurrë mos u dorëzo. Nuk ia vlen të dorëzohesh!”
I botuar në vitin 1880, ky roman tregon historinë e Hajdit të vogël, e cila mbeti jetime kur ishte vetëm pesë vjeç dhe, për këtë arsye, iu besua kujdesit të gjyshit, një burrë në pamje të jashtme i ashpër. Brenda një kohe të shkurtër, vajzës nis t’i pëlqejë jeta në malet zvicerane. Ditët i kalon së bashku me shokun e saj Peter, mes punëve të shtëpisë dhe...
Dashuria për vendin tënd, impenjimi për shkollën dhe punën, sakrificat, respekti për prindërit, mësuesit dhe autoritetet: këto janë vlerat që mbron me forcë libri “Zemër” dhe të cilat i ka kaluar në breza të panumërt fëmijësh. Botuar për herë të parë në Milano më 1886, romani u përhap shumë shpejt si romani më i famshëm për fëmijë i shkruar në Itali dhe...
Në këtë udhërrëfyes motivues e tepër zbavitës, autorja bestseller # 1 sipas gazetës New York Times dhe trajnerja e suksesshme që udhëton nëpër gjithë botën, Jen Sincero, na ofron 27 kapituj plot me histori frymëzuese dhe të hareshme, këshilla të urta, ushtrime të thjeshta dhe, aty-këtu, ndonjë sharje. Nëse je gati të bësh disa ndryshime serioze me jetën...
Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë...
Një udhëzues për gratë me vetëbesim, të mençura, të guximshme dhe të pavarura që duan të rimarrin kontrollin e jetës dashurore. Pavarësisht si ndihesh, duhet ta lexosh këtë libër, si një kujtesë për të qenë varianti më i mirë i vetvetes dhe i asaj që meriton. Ky libër të jep fuqi.
Si të fillosh biseda që japin rezultate. Ky libër, që ka fituar disa çmime, na mëson mënyrën se si të zhvillojmë biseda të qarta e të shkurtra në punë, por edhe e-maile, mbledhje, intervista e rrethana të tjera të lidhura me punën.
Ky libër u ka dhënë forcë femrave dhe ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore jetën e tyre duke u ndryshuar mënyrën e të menduarit lidhur me meshkujt e marrëdhëniet dashurore me ta...
Nje gje e vetme eshte bestseller sipas gazetes New York Times, i cili jep rezultate te jashtezakonshme ne çdo fushe te jetes: te punes e te familjes, personale dhe shpirterore. Cila eshte gjeja jote e vetme – Numer Nje?
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut. Dhëmbi i Bardhë duket sikur njeh vetëm urrejtjen...
Të pëlqejnë: Vrapimet sa të mbetesh pa frymë, miqësia e vërtetë, lojërat në rrugë? Atëherë... Ky libër është për ty! Në Budapest, në rrugën Pal, gjendet selia qendrore e një grupi djemsh. Kur Açi, kryetari i grupit kundërshtar “Këmishëkuqtë” vjedh flamurin nga një prej kështjellave të tyre, Boka, Nemeçeku dhe Çonakoshi, organizojnë një ekspeditë në kampin...
Aventurat e Patterson në shkollë vazhdojnë si mos më keq: Çfarë ndodh me Rejf Kaçadorianin pasi shkon në shkollë e mesme artistike, i cili ka tmerr matematikën dhe historinë?
Fillo që tani të eksplorosh botën e shkencës!
Libri Rro-kje në kryq përshkruan luftën e përpjekjet titanike të njeriut që provon humbjen, por evokon përballjen, vizaton hijet nga kahu i dritës, i qaset vdekjes me gjallërinë e jetës, del nga humbëtirat e frikës për një udhëtim shprese në të ardhmen.?
Një autobiografi ku autori flet për 10 vitet e vështira të persekutimit të tij në Metalurgji.
Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren,...
Carter Maguire, mësues i anglishtes, nuk duket aspak tipi i saj, por rruga drejt lumturisë ka të papriturat e veta dhe dashuria të vjen andej nga nuk e pret.?
Zack dhe Lara janë të superfuqishëm. Luka ka këpucë të reja shkollore dhe një ndjesi të zjarrtë pakënaqësie. Ai e di se alienët e maskuar si mësues fiskulture dhe janë gati për të sulmuar Tokën, por a do të dëgjojë dikush? Jo. Luka është gati për të shpëtuar botën. Ai vetëm duhet të gjejë trajnuesit e tij ...
Kur Luka përballet me Jashtëtokësorët, binjaku i tij i superfuqishëm që vjen nga një dimension tjetër, është shumë i dyshimtë. Askush nuk udhëton në kohë dhe hapësirë pa plan, dhe ky plan zakonisht është i keq. Pra, çfarë kërkon Jashtëtokësori? Dhe pse është kaq i paarsyeshëm IRRITIMI? Nga flokët e tij të Superhero-it tek këpucët e tij me raketa,...
Lexuesit do të zbaviten edhe nga faqet plot humor me ilustrime, të mbushura me bëma superheronjsh e me ankthe fëmijësh. PËRFUNDIMI: duhet ta blini patjetër.
TË JESH MOTRA E VOGËL E REJFIT NUK ËSHTË GJË E LEHTË... Rejfi i ka shkelur të gjitha rregullat e shkollës, thjesht për qejfin e tij. Në regjistër ka vetëm nota të këqija dhe ka bërë një milion armiq... Në klasën e gjashtë të shkollës 9-vjeçare, me një vëlla të tillë, është e lehtë të jesh në qendër të vëmendjes. Xhorxhia duhet të përpiqet mjaft për t’u...
Me penë të shkathët, shkrimtarja e njohur Kelly Barnhill përdor elementet e përrallave klasike me temë magjike: gurë që flasin, një ujk që bëhet mik me njeriun e një mbret të ri lakmitar dhe i ndërthur ato në një rrëfim plot bukuri që flet për të mirën e të keqen, për dashurinë dhe urrejtjen, për magjinë dhe forcën e miqësisë.
Në një kohë errësire dhe dëshpërimi kur dolën ca zuzarë të rinj të çuditshëm... Vetëm një polic me kokë qeni mund t'i bënte ballë Shko dhe kapi!!!
“Kurrë mos u fut në thellësi të pyllit, sepse atje ka shumë rreziqe që do të ta kapin shpirtin si në kurth.”
Xheremi Marshi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve i cili shpresonte që të kalonte një aventurë të shkurtër në qytetin e vogël ku do të qëndronte disa ditë. Por që nga çasti që pa Leksin, u mahnit dhe u tërhoq shumë nga kjo grua shumë e bukur e cila fliste me një zë të zvargur dhe...