Për shekuj me radhë, vaji i freskët i ullirit është konsideruar domosdoshmëri dhe pjesë përbërëse e dietës ushqimore të njeriut.Por po sikur ky simbol i pastërtisë të jetë korruptuar? Duke nisur me një artikull të fuqishëm në The New Yorker, Tom Mueller është bërë ekspert botëror mbi vajin e ullirit, por mbi të gjitha mbi mashtrimin, madje krimin ushqimor...
Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
Kush është përgjegjës për vendosjen e komunizmit në Shqipëri? Si erdhi në pushtet Enver Hoxha? Kush luftoi në Shqipëri dhe kush bashkëpunoi me fashistët e nazistët? Cili është roli i Kosovës në fatet e luftës dhe të politikës shqiptare?
Djalë trazavaç si Rafe Khatchadorian është e vështirë të gjesh: Është nga ata që i ka bërë mal prapësitë e shtëpisë dhe shkollës, dhe që ka refuzuar që të zbatojë të gjitha rregullat e sjelljes. Ai ka ndërtuar rregullat e tij, por vjen një moment që ai duhe të vendosë nëse duhet t’i marrë përsipër të gjitha apo duhet ti nënshtrohet rregullave që imponon...
Po sikur kjo urrejtje të fshehë dashurinë? Po sikur ajo të ndjente diçka për kolegun arrogant e të përçmuar? Po sikur pas kësaj shtirjeje të tij të fshihej tjetër gjë? I këndshëm dhe romantik, argëtues dhe bindës, Anna Premoli ka shkruar një roman që di si t’i pushtojë zemrat e lexuesve.
A besoni në dashur? Këtë ndjesi thelbësore ngre një nga romanet më të mira të Nicholas Sparks: Dallgët, dhe fati, mund ta kishin çuar kudo atë shishe, por në fakt u gjet tri javë pas nisjes së udhëtimit.
Si arrin të kthehet në një vrasës brutal që masakron gra dhe fëmijë një i ri, i pashëm, i cili mban shoqëri me poetë dhe ëndërron famë dhe pasuri? Ne ndjekim Nafa Walid i cili gradualisht humbet kontrollin mbi fatin e tij dhe bëhet pjesë e fondamentalizmin islamik. Ky roman ilustron çfarë ndodh kur zhgënjimi kryqëzohet bindshëm me fundamentalizmin dhe...
Romani ka në qendër aventurat dhe fantazitë seksuale të një vajze njëzetenëntëvjeçare, Izadora Uing, e cila përshkruhet nga autorja si e egër dhe inteligjente, neurotike dhe e paqëndrueshme, e çiltër dhe e hapur të rrëfejë mëkatet e saj deri në detajet më të imta dhe skutat më të fshehta ku fshihen ndjenjat dhe mendimet e gruas.
Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.
Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.
"Në libër, na vijnë shumë detaje e fakte për mënyrën se si janë sjellë qeveritë perëndimore me fatet e Shqipërisë. Fjala vjen, është shumë interesante dhe e paeksploruar asnjëherë deri në fund mënyra se si u copëtua territori shqiptar. Miranda na sjell një histori marramendëse të Shqipërisë në atë kohë, pa lënë mënjanë edhe përçarjet e mëdha të vetë...
Për të gjithë të apasionuarit pas teorive konspirative, Texe Marrs na fton të lexojmë librin Rrethi i intrigës ku ai hedh dritë mbi 10 njerëzit e padukshëm që sundojnë botën nga rrethi i fshehtë i brendshëm i konspiracionit global të iluminatëve.
Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në...
Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim.
Në këtë libër, shekulli i nëntëmbëdhjetë na shpaloset mes viteve 1830-1885, nën syrin e mprehtë dhe pa kompromis të kronikanit. Një vështrim politik dhe letrar, i këndshëm dhe tronditës i atij shekulli, por që ia lë vendin kryesor njeriut, babait të pasionuar, të mbushur me dashuri, më vonë, zotërisë së moshuar me ndjeshmëri të shfrenuar, një luftëtari të...
Vëllezërit Shiler, Rashel dhe Malrih, janë mjaft të ndryshëm. Kanë lindur në një fshat të vogël në Algjeri nga një baba gjerman dhe nënë algjeriane, por janë rritur nga një xhaxha i moshuar në një nga getot e Francës. Ngjashmëritë marrin fund me kaq
Me "Dramën e shprehjes", jo vetëm vëmendja ime mund të shkëndijohet prej zbulimeve të befasishme. Ai mbetet një truall i begatë i fjalës së lirë, që ia del me sukses të zbulojë këta burime uji, qoftë edhe në shkretëtirën më të etur. Përmes labirintit të tij, ka vendosur të na i bëjë të njohura këto vlera me përulësinë e vet, që i ngjan një piedestali ku...
Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer.
Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.
"Ne ishim gënjeshtarët" është një histori që duhet lexuar me një frymë. Një roman i mahnitshëm, i shkruar në mënyrën më të shkëlqyer.
"Hajdutja e librave" vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në "Unë jam lajmëtari". Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi. New York Times
"Elita", pjesë e serisë "Përzgjedhja", një nga seritë më të shitura sipas gazetës New York Times. Në fillim ishin tridhjetepesë vajza, tani kanë mbetur gjashtë.
Për tridhjetepesë vajza, përzgjedhja është mundësia e vetme në jetë.Mundësia për t'u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t'u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Me heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, "Abacia e Northangerit" mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.
Romani "Dhoma e qelibartë" i Steve Berry, është një thriller i fuqishëm që përdor ngjarje të jetës reale, dhe një rrëfim enigmatik që e lidh lexuesin që në kapitujt e parë.
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët.
Një tregim i përshtatshëm për lexuesit më aventurierë. Publishers Weekly "Mënyra e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë e shkrimit të Lowry i shtyn lexuesit të përfyten me mendimet e tyre." Book Report "Një roman i fuqishëm dhe provokues." New York Times
Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
Sikur të kishim një botë ideale, shkrimtarja turke Elif Shafak do të merrte shumë më tepër vëmendje për të shkruarin e saj të zellshëm e imagjinativ, e më pak debat për komplikimet politike të veprës... Një vështrim i gjallë mbi familjen dhe Stambollin bashkëkohës nga dy gra të reja, njëra turke e tjetra armeno - amerikane. USA Today
I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit. Jérôme Vermilin - Métro "Një nga librat më të bukur të vitit." Gérard Collard - La Griffe Noire