“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme.
Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t’u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat...
Pas 35 vjetësh, po risjell këtë roman në vëmendje të ndonjë lexuesi të mundshëm, ndoshta jo për të rikthyer në kujtesë një kohë që nuk na duhet më, por më shumë për të dëshmuar një përvojë shkrimi pak më ndryshe dhe për të mbajtur disi më të plotë tablonë e gjithë mozaikut të letërsisë sonë në një periudhë më të gjatë kohore, e cila tashmë qëndron në...
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
Ylljet Aliçka vjen me nje roman te ri, - me nje sage te diteve tona, me nje realitet sa tragjik, aq edhe komik. Ai senderton nje realitet te mbushur plot paradokse, ku çirren maska, duke perdorur disa regjistra te ironise
Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën.
Turbullues, i mprehtë, me humor dhe pervers. Ashtu siç di vetëm Samanta Schweblin.
“Enciklopedia e mërgimit” lind aty ku temat universale të mërgimit takojnë universin e dy poetëve shqiptarë në mërgim.
Tregimet e Schweblin kanë ndjenjën e një nate pa gjumë, ku çdo hije dhe përplasje në errësirë marrin implikime të mëdha, duke e lënë pulsin tuaj të rrahë shpejt, dhe të turbullt linjën mes reales dhe të çuditshmes.
Në "Lojën e Vjetër" ndodhin vrasje ... Disa gjymtohen nga arma e krimit të rrugës dhe shumë të tjerë janë të vdekur të gjallë nga krimi shtetëror. Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën...
Ky roman u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara; një Shqipëri e traumatizuar nga ngjarjet e '97-ës dhe një Paris i qetë marsi me një shi të kaltër që binte vazhdimisht.
Është një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët për një aq të gjatë e pritën lirinë.
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
Ky vëllim përfshin poezitë më të mira të këtij autori, të përgatitur nga botimet Onufri, nën përkujdesin e përkthyesit dhe profesorit Ilia Lëngu
Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç’është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.
Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.
Sipas Kadaresë, "Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën...
Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, “Dottrina christiana” (1618), në një bibliotekë të Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës. Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të vepri- mtarisë të tij,...
Të thonë kush të thonë e shkado qi të thonë, këso here po më kande me hjekë pëlhurën e me e zbulue të vërtetën. Pra, kam me i diftue faktet lakuriq, sikur janë kenë. - Dom Ndoc Nikaj
"Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta...
“Spiritus” është zbulimi se, edhe në fazën e ngrirjes më të madhe të tij, miti nuk ka reshtur së rrjedhuri, nëntokësor dhe i fshehtë, por i paasgjësueshëm, madje as me teknikën policeske moderne. (...)
NILKON, pjesa e dytë e trilogjisë Kreuztanne. Një histori e vërtetë. Filluar në kulmin e debateve të kuqta flakë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në Neë York, vazhduar nëpër bardhësirat vjeneze të janarit 2002 dhe mbyllur nëpër verdhësirat e nëntorit egjiptian në Kajron e po atij viti me misionin shpirtëror për ndërtimin e urës artistike që do të lidhte...
"Zahiretë" janë një udhëtim vetjak ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, duke marrë shkas më shumë drejt aktit të çkodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.
Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.
René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.
Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura është përzgjedhje e sprovave, të cilat, në kolonën e saj "Guri filozofal", Mira Meksi i ka botuar në të përditshmet: "Panorama", "Shekulli" dhe "Shqip" gjatë viteve 2008 - 2011.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë".