Reduced price! Zeri ne koken tone View larger

Zeri ne koken tone

Ethan Kross MIN0145

New product

Përshkrim i shkurtër Nje psikolog, fitues i disa cmimeve, zbulon fuqine e shprehur te zerit qe kemi brenda vetes dhe na tregon se si ta perdorim per te mposhtur ankthin per te permiresuar shendetin fizik dhe mendor dhe per te forcuar marredheniet me te tjeret

More details

11069 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265661

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nëse i thua një të panjohuri se flet me veten, me siguri do të quajë anormal. Por e vërteta është se të gjithë ne kemi një zë në kokë. Kur i flasim vetes shpresojmë të gjejmë një instruktor, mirëpo përballemi qortuesin tonë të brendshëm. Kur hasim një detyrë të vështirë, instruktori ynë mund të na inkurajojë: Përqendrohu, mund t’ia dalësh. Por gjithashtu, qortuesi ynë i brendshëm mund të na prishë punë: Do të dështoj. Do të qeshin me mua. Ç’kuptim ka?

Në këtë libër, psikologu i mirënjohur Ethan Kross analizon bisedat e heshtura që bëjmë me veten. Duke ndërthurur kërkimet e fundit të sjelljes dhe trurit nga laboratori i tij, me raste studimore nga jeta reale – nga një lojtar bejzbolli që harron si të hedhë topin, te një studente e Harvard-it që negocion jetën e saj të dyfishtë si spiune – Kross shpjegon se si këto biseda ndikojnë në jetën, punën dhe marrëdhëniet tona. Ai paralajmëron se nëse mposhtemi prej zërit negativ e çorientues, kjo mund të na dëmtojë shëndetin, prishë humorin, rëndojë marrëdhëniet shoqërore dhe mund të na bëjë të dorëzohemi.

Lajmi i mirë është se tashmë i kemi mjetet që na duhen për ta bërë zërin e brendshëm të punojë në favorin tonë. Shpeshherë këto mjete i kemi përpara syve, në fjalët që zgjedhim për të menduar për veten, në teknologjitë që përdorim, në ditarët që mbajmë në sirtarë, në bisedat që kemi me të dashurit tanë dhe në kulturën që ndërtojmë në shkollat dhe vendet tona të punës.

Mbushur me argumente brilante, kërkime serioze dhe histori bindëse, ky libër na jep fuqinë për të ndryshuar bisedën më të rëndësishme që bëjmë çdo ditë: atë me veten tonë.

* * *

“Një kryevepër. Kjo është një pikë referimi që do të ndryshojë mënyrën e konceptimit tuaj për natyrën njerëzore.”

– Angela Duckworth, autore e librit “Forca e karakterit: fuqia e pasionit dhe këmbënguljes”

“Një udhëzues praktik për të normalizuar ankthin dhe për t’u distancuar prej tij.”

- Harvard Business Review

Data sheet

pages272
ISBN9789928265661
Shtëpia botueseCharter The voice in our head, why it matters and how to harness it
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlendi Lami
I ri1