Shkolla

BAO0039

New product

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. Zhvilloni imagjinatën e fëmijëve tuaj. Kënaqini fëmijët tuaj duke nxitur fantazinë nëpërmjet pyetjeve që libri ofron e duke i argëtuar njëkohësisht ata falë lojërave zbavitëse.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789989108501

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

Libra të tjerë të serisë

More info

Megjithëse dita e parë e shkollës mund të jetë pak e rrëmujshme, shkolla bëhet për fëmijët një vend shumë familjar. Në shkollë ata do të miqësohen me shokë të rinj dhe do të mësojnë disa nga gjërat më të rëndësishme të jetës së tyre: të lexojnë, të shkruajnë dhe të vizatojnë, të mbledhin dhe të zbresin... Do të luajnë basketboll, do të bëjnë maska me letra...

Të gjithë fëmijët janë të ndryshme dhe kanë aftësi të ndryshme. Disa mësojnë të lexojnë shumë shpejt, ndërsa të tjerë kanë prirje për të vizatuar. Gjithashtu, ka fëmijë të tjerë që shfaqin që herët prirje për sportet. Çdo gjë është e rëndësishme dhe e vlefshme në shkollë!

Në këtë libër do të zbulojmë çdo cep të shkollës dhe çdo gjë që bëjmë në të. Njëkohësisht do të mësojmë si duhet të sillemi në vende dhe situata të ndryshme, për shembull, kur bëjmë gjimnastikë ose kur vizatojmë.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku shohim një klasë apo një hapësirë dalluese të një shkolle, të cilën fëmija do ta emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësoje sesi është çdo mjedis, objektet që ndodhen në të dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Në fund të faqes së djathtë të çdo libri ka një pyetje të thjeshtë dhe argëtuese, së cilës fëmija vetë apo i ndihmuar nga ndonjë i rritur duhet ti përgjigjet për të zbuluar personin apo objektin e fshehur.

Data sheet

pages30
ISBN9789989108501
Vendodhja e botimitTirane/Prishtine/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitover 3 years