Pallati Soljano View larger

Online only

Pallati Soljano

Sveva Casati Modignani BD0202

New product

Përshkrim i shkurtër

Nga autorja italiane më e dashur, historia e re dhe e apasionuar e një familjeje madhështore, midis dashurive, dritave e hijeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, sukseseve dhe dështimeve, brenda kornizës së një mjedisi sa të pazakontë, aq edhe joshës dhe pak të njohur: ai i koralit, materialit të çmuar e misterioz që lind në det.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304271

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet. Ursula ngre receptorin dhe nëpërmjet zërit me ton zyrtar të një polici njoftohet se i shoqi ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Dhe ja tek vjen goditja e tmerrshme: dashuria e tyre tridhjetëvjeçare që përfundon sa hap e mbyll sytë. Ursula nuk mund ta dijë se ajo dhimbje e beftë, në vetëm pak kohë ka për tu kthyer në një dhimbje edhe më të fortë, në çastin kur zbulon disa fotografi të bashkëshortit, ku ka dalë një djalosh me sytë me bisht dhe ku shkruhet: Yt bir, Stivi. Dhe, nga kjo nisje befasuese e romanit, Sveva Casati Modignani na kthen pas në kohë për të na rrëfyer historinë e dashurisë së Ursulës milanezja e lirë dhe e pavarur, bijë e një këpucari dhe të Eduardit trashëgimtari i familjes më të rëndësishme të koralarëve të Kullës; por edhe historia e matriarkes Margaritë, një grua tipike jugore, krenare, pasionante e shpirtgjerë; por edhe historia e fëmijës së ndodhur gjetkë. Përpos kësaj, Ursula do të zbulojë se Eduardi nuk është i vetmi Soljano që fsheh një sekret; fundja, edhe ajo vetë e ka ruajtur besnikërisht sekretin e saj dhe nuk e ka rrëfyer kurrë. Nga autorja italiane më e dashur, historia e re dhe e apasionuar e një familjeje madhështore, midis dashurive, dritave e hijeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, sukseseve dhe dështimeve, brenda kornizës së një mjedisi sa të pazakontë, aq edhe joshës dhe pak të njohur: ai i koralit, materialit të çmuar e misterioz që lind në det.

Data sheet

pages428
ISBN9789994304271
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiGeverina Muzhaqi