Sveva Casati Modignani

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 20 of 20 items
  • Quick view
    950 Lekë In Stock

    Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka shkëlqen në të vërtetë. Ka edhe plot skuta e mistere, që romani i zbulon hap pas hapi.

    950 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    900 Lekë In Stock

    Një mëngjes vere, në kishën milaneze të San Markos, dikush sulmon e godet rëndë në kokë një grua të re e të bukur, ndërsa ajo lutej. Pas shtrimit në spital dhe operacionit, në zgjim, gruaja nuk kujton asgjë nga e kaluara e saj. Dhe kështu detyrohet të fillojë një proces të vështirë për të rifituar identitetin e saj. Pak nga pak nisin e lulëzojnë copëza...

    900 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 200 Lekë In Stock

    Shkrimtarja më e dashur e Italisë rrëfen dritëhijet e një dinastie lombarde. Një familje me shumë sekrete, një grua e vendosur për ta thyer heshtjen të gjitha këto në një bestseller turbullues. E fshehta e Leoni Tardivos është një histori e madhe dashurie; një ditë e vetme, për ta shijuar vit pas viti

    1 200 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    900 Lekë In Stock

    Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur të Spartak Rangonit, i mbiquajtur "Korsari", për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën.

    900 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    2 290 Lekë Out of stock

    2 290 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    900 Lekë In Stock

    Familja Montalto është një sagë për tre breza botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar...

    900 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 500 Lekë In Stock

    Nje tjeter roman i bukur per lexuesit e pasionuar te Sveva Casati Modignani, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Dudaj”

    1 500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    600 Lekë In Stock

    E mësuar ngaherë të ndihej e shpërfillur, sidomos nga seksi tjetër, Alberta, një ditë kishte takuar atë burrë shumë të pashëm, i cili, në mënyrë të pabesueshme, e kishte vënë re dhe i ishte vardisur si një kavalier i qëmotshëm, derisa u martua me të. Por tani, pa e kuptuar, Alberta është bërë e parëndësishme edhe për të

    600 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    950 Lekë In Stock

    Një romancë pasionante, në qendër të së cilës është një protagoniste e vetme : Martina, një femër e lirë dhe jonkonformiste që mendon të sjell në jetë tre fëmijë me tre burra të ndryshëm, pa u martuar me asnjërin prej tyre. Një zgjedhje në emër të feminizmit .

    950 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    900 Lekë In Stock

    Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm.

    900 Lekë
    In Stock
  • Nga autorja italiane më e dashur, historia e re dhe e apasionuar e një familjeje madhështore, midis dashurive, dritave e hijeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, sukseseve dhe dështimeve, brenda kornizës së një mjedisi sa të pazakontë, aq edhe joshës dhe pak të njohur: ai i koralit, materialit të çmuar e misterioz që lind në det.

  • Quick view
    900 Lekë Out of stock

    Një roman dashurie dhe dhembjeje, romantik dhe prekës, plot me ngjarje të papritura. Fitues i çmimit Selezione Bancarella, 1987 si dhe ka frymëzuar një prej serialeve më të suksesshme të viteve 90 që mban të njëjtin titull.

    900 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    950 Lekë In Stock

    Midis Roza Avilianos, lindur dhe rritur në bodrumet e shtresave më të ulëta, dhe fisnikes Jozefa Paraviçini, gruaja e palumtur e princ Enrik Kastilias, lind një lidhje e fuqishme që, përtej dallimeve sociale, do t'i bashkojë për gjithë jetën.

    950 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    850 Lekë Out of stock

    Romani Shkëlqimi i jetës është vazhdimi i historisë aq të njohur për lexuesin shqiptar të romanit Përgjithmonë Xhulia.

    850 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror.

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 400 Lekë In Stock

    Personazhet e romanit, Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e...

    1 400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    950 Lekë In Stock

    Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy personezhet kryesore, të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e të fortë.

    950 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 100 Lekë In Stock

    Vanilja e çokollata: dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë bashkë. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri.

    1 100 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 200 Lekë In Stock

    Çfarë ndodh nëse një gruaje të pashme, të suksesshme dhe të dashuruar pas profesionit të vet i tronditet e gjithë jeta kur zbulon tradhtinë e të shoqit? Ku e gjen ajo kurajën për t’u ringritur, pasi e gjithë bota t’i jetë thërrmuar përpara syve? A do të arrijë Anxhelika ta shpëtojë vetveten dhe të besojë ende te dashuria?

    1 200 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    900 Lekë In Stock

    Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkruajnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës.

    900 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 20 of 20 items