Aventurë në Shqipëri View larger

Aventure ne Shqiperi

Albert Mayzie BMI0029

New product

Përshkrim i shkurtër

Mayzie – ve u pëlqen të dalin jashtë shtigjeve të rrahura, andej nga i çon era, duke sfiduar rreziqet dhe pamundësitë. Në këtë pikëpamje, Shqipëria përfaqësonte një aventurë të bukur.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Migjeni
ISBN9789994394357

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ç'ishte ky vend, relavitisht i afërt me ne, pothuaj i panjohur për francezët, pas 450 vjetëve të pushtimit turk, të ndjekura nga një pavarësi shumë e përkohëshme dhe më pas nga pushtimet e reja italiane e gjermane, nga prishja spektakolare me B.R.S.S., të cilën e zëvendësoi me një aleancë ideologjike dhe ekonomike me Kinën?

Çfarë quhej tek ata turizëm? Cili do të ishte fati që do t'i rezervohej njëmbëdhjetë Mayzie-ve dhe veturave të tyre të vogla, të autorizuara me një leje të veçantë që të kalonin të gjithë verën në Shqipëri? Si ishte e organizuar Shqipëria e re, cilat ishin kënaqësitë dhe telashet e saj?

Ja të gjitha pikat që duhej të sqaronim, të gjitha të panjohurat që duhej të zbulonim, për një përshkrim të sinqertë dhe një film me ngjyra, pa qenë të sigurtë deri në minutën e fundit. Herë të keqtrajtuar, herë krahëhapur, të njëmbëdhjetë Mayzie-të duhet të gërmonin në karakterin e shqiptarëve, të përshkruar kaq bukur nga Bajroni në "Çajlld Harold", gjatë një vizite që ai bëri në Shqipëri më 1809. Të rreptë bijt' e Shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë!

Veç t'ishin më t'arrira...Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë? Ç'armiq për vdekje, po sa miq besnikë! Po... Mayzie-të i kanë besuar kësaj miqësie... dhe nuk janë penduar aspak. Mbi autorin Pasi kishte braktisur një zyrë banke, dhe më pas një punishte të artikujve sportivë, Albert Mayzie realizoi plotësisht vokacionin e tij, që ishte shëtitja nëpër botë me kuriozitetin e pashuar për njerëzit, peisazhin dhe kafshët.

Që nga ekspedita e tij e parë më 1947, zbulohet tek ai, njëri prej kineastëve të eksplorimeve. Përmes librit mbi atë udhëtim, "Gjuetitë e mëdha në Afrikën Qëndrore", ai zuri vend mes shkrimtarëve të udhëtimeve. Më 1950, me "Tornado dhe gjueti tragjike", u konfirmua talenti i autorit dhe fama e eksploratorit.

Më 1952, Mayzie, për kënaqësinë e madhe të publikut që e ndjek tani, zgjodhi një mënyrë të re udhëtimi: udhëtimin familjar. Në librin "Në ndjekje të gorillave", ai çoi në Afrikën Qëndrore gjatë disa muajve, gruan dhe nëntë fëmijët e tij, gjë që përfaqësoi ekspeditën më piktoreske që mund të imagjinojmë. Jeta e Albert Mayzie është një roman aventurash familjare, nëpër ekspedita në katër anët e botës, njëra prej të cilave edhe në Shqipëri.

Data sheet

pages358
ISBN9789994394357
Shtëpia botueseMigjeni
Published year2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiNestor Nepravishta