Nje nga historite me te bukura te spiunazhit me protagonist kryesor te famshmin Iljaz Bazna - Ciceroni
Kjo është një nga kryeveprat e nobelistes bjelloruse Svetllana Aleksieviç, njëherësh gazetare e njohur, e cila ka sjellë anën e panjohur, - pra vdekjen e gjallë – që solli shpërthimi i reaktorit bërthamor në vitin 1986: Çfarë ndodhi me jetët njerëzore dhe vendet që u prekën nga rrezatimi?!
Libri i dytë i Eposit të akullit e zjarrit, Përplasje mbretërish na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash.
Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero
Një tjetër kryevepër e White për fëmijë vjen në shqip; Stjuart piciriku, i cili flet për aventurat e shumta të një mijushi, i cili nuk është një mi dosido. Ai është gati të sakrifikojë për miqësinë, të cilën e çmojnë aq shumë edhe vogëlusht. Edhe ky libër bëhet më i magjishëm pë lexuesit e vegjël për shkak të ilustrimeve fantastike të Garth Williams.
Aksion, aventura dhe emocione pa fund. Një dashuri e rrallë dhe tepër njerëzore.
Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor. Ai nuk e ngjiti malin për të thirrur: "Vrisni! Vrisni! Nisuni, të mbushur me urrejtje, ngulni bajonetën në zorrët e vëllait...
Një subjekt që të mban peshë, një rrëfim plot të papritura, një stil i pasur e i rrjedhshëm, i përpunuar, ku nuk mungon humori e situata nga më të habitshmet.
Shkruar nga autorja e dashur e romanit “Gra të vogla”, “Tetë kushërinj” është një kryevepër e letërsisë për të rinj. Ky roman i mrekullueshëm u ofron lexuesve të të gjitha moshave një histori frymëzuese rreth rritjes, miqësisë e dashurisë.
Një libër që kthen kokën pas, tek e shkuara, e cila flet përmes objekteve, ngjarjeve dhe personavezhve, atipike për sot, por tipike për atëherë. Lexuesi që e ka përjetuar atë periudhë do të provojë ndjesi të lloj-llojshme, ndërsa lexuesi i sotëm do të gjejë shenja me të cilat qesh, qan, çuditët apo…
Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqendruar dhe më "mungon pikësynimi". Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha...
Një ditë Lola e gjorë e gjen veten të vetme, të harruar, në stolin e parkingut të një pike karburanti në anë të autostradës. Ajo fillon të qajë e frikësuar, sepse prindërit e saj ishin larguar nga pika e karburantit pa e vënë re se ajo nuk ishte më në makinë, pasi ishin shumë të zënë duke debatuar me njëri-tjetrin. Lola ishte betuar se do të qëndronte në...
Seri bestseller me 25 libra. Një seri gazmore për fëmijë. Lexohet nga të gjithë njerëzit mbi 7 vjeç. Të gjithë në shkollën “Fill Orja” janë shumë të çuditshëm: shokët e klasës, mësuesit, madje dhe drejtori. Cili është ai fëmijë që nuk ka thënë të paktën një herë që nuk më pëlqen shkolla! Edhe Ei Xhei mendon kështu, por çdo ditë në shkollën e tij të...
“Kurrë mos u fut në thellësi të pyllit, sepse atje ka shumë rreziqe që do të ta kapin shpirtin si në kurth.”
Isabel Allende rrëfen sërish jetën e një femre guximtare në një roman që përballon me delikatesë të madhe marrëdhëniet njërëzore: miqësitë e pakushtëzuara, historitë e njëmendta të dashurisë si dhe ato më të padukshmet, dashuritë e adoleshencës dhe ato që zgjasin një jetë.
Viti 2018 ishte tej mase i pasur me romanca por ne kemi përzgjedhur dy prej librave të këtij zhanri që kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm edhe në tregjet ndërkombëtare edhe në Shqipëri. Ato rezultuan ndër librat më të kërkuar në Panairin e Librit Tirana 2018
Paulo Coelho është tashmë ndër autorët më të lexuar nga shqiptarët. Prandaj, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të pasionuarve pas “Alkimisti”, “Alefit”, “Zahirit” apo “11 minuta”, ne rekomandojmë tre librat më të fundit të këtij autori që janë hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena.
Çuf- çuf! Prisni fëmijë se po vjen treni. Maçoku makinist do të na marrë e do të na nisë në një udhëtim fantastik së bashku. A e dini ju fëmijë se treni lëviz shumë shpejt dhe ai nuk ndalon asnjëherë, përveç stacionit ku do hipin e zbresin pasagjerët? Hipni dhe ju dhe nisuni në udhëtim!
Këtu është historia e një djali të vogël dhe e babait të tij. Eshtë historia e këtij djali të vogël, i cili për të ndihmuar të ëmën, - pasi i atii ka shkuar në luftë, - detyrohet të punojë lustraxhi. Këtu tregohet për një udhëtim me tren për një pendë të bardhë dhe për një mision sekret.
Me ilustrimet argëtuese e plot jetë të artistit të suksesshëm Tom Liktenhelld dhe rimat e ëmbla me të cilat prezantohet për herë të parë autorja Sheri Daski Rinker, ky libër padyshim që do të jetë shoqëruesi më i mirë i kohës së gjumit për të gjithë ata fëmijë që i kanë shumë për zemër kamionët.
Udhëzuesi i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t’u përballur me gabimet... në mënyrë që të...
Kalila dhe Dimna, një nga librat më të famshëm që është shkruar ndonjëherë, një bestseller për pothuajse 2000 vite dhe një libër që ende lexohet me kënaqësi në gjithë botën. Ai është përkthyer të paktën 200 herë në 50 gjuhë të ndryshme.
Ky libër nuk është një manifest kundër kapitalizmit, për saktësi ai tregon se ka mënyra në të cilat kapitalizmi duhet, dhe mund, të bëhet më i mirë." Qëllimi i tij në këtë libër është t’ju tregoj disa të vërteta thelbësore për kapitalizmin që përkrahësit e tregut të lirë nuk ua thonë.
"Të bukur dhe të mallkuar", botuar për herë të parë më 1922, është romani i dytë i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald. Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e kamur amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantëve aristokratë të Epokës së Xhazit, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve '20, të...
Gaqo Bushaka, shkrimtari i dashur për fëmijë, vjen sërish me këtë përmbledhje me vjersha për më të vegjlit.
Ledia Dushji rikthehet pas shume kohesh me nje vellim poetik. E konsideruar nder poetet me te mira te pas viteve '90 autorja sjell prurjet e saj me te fundit, duke deshmuar nje nivel te larte te perdorimit te teknikave poetike. Ky vëllim është shpallur si “Libri më i mirë” i vitit 2019, në kategorinë poezia shqipe nga platformat Bukinist.al dhe Leximtari.al.
A e dini që bota jonë është plot me gjëra të çuditshme e të pazakonta? Doemos që keni dëgjuar e keni parë. Po kërshëria dhe dija nuk kanë fund. Dhe ky është nga ata lloj librash që ju zgjon kërshërinë e kështu, ju bën të mësoni më shumë. Po si?
Viti 2019 ka sjellë në tregun e botimeve dy prej biografive më të shquar të botuara ndonjëherë: atë të Einstein dhe të Leonardo Da Vincit, shkruar nga një prej biografëve më të shquar të kohëve tona; Walter Isaacson. Prandaj, i rekomanojmë për të gjithë ata lexues që duan të shkojnë përtej botës së dukshme të mendjeve që kanë ndryshuar botën.
Në librin “ Kolovargje” të serisë “ Luaj dhe shkruaj” vjershat marrin ngjyrat e natyrës dhe formën e lojërave më të dashura për fëmijët. Vogëlushët mësojnë si të vizatojnë me vargje apo si të shndërrojnë vargjet e vizatuara në vjershë, duke shprehur tërë imagjinatën dhe fantazinë e tyre.
Në këtë botim trajtohen ccrregullimet e personalitetit sipas tipologjive, problematika të natyrës fiziologjike, ndikimet në shoqëri dhe aspekte të kuadrit ligjor-rregullativ, parë në këndvështrimin e psikiatrisë ligjore dhe neurologjisë
Një bisedë në mes të autorit dhe të bijës nëntë vjeçare, e cila zgjat në kohë, që ofron ide dhe mendime të çmuara për çështje të ndryshme në lidhje me ndjenjën e dashurisë, nëpërmjet së cilës ofrohet një portret i çiftit sot.