Me thuaj baba, cfare eshte dashuria View larger

Me thuaj baba, cfare eshte dashuria

Jacques Salome A-004948

New product

Përshkrim i shkurtër

Një bisedë në mes të autorit dhe të bijës nëntë vjeçare, e cila zgjat në kohë, që ofron ide dhe mendime të çmuara për çështje të ndryshme në lidhje me ndjenjën e dashurisë, nëpërmjet së cilës ofrohet një portret i çiftit sot.

More details

483 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061102

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

22 other products in the same category:

More info

Midis tabusë e gjithçkaje që është thënë, midis realizmit të skajshëm dhe naivitetit ngacmues, mbetet një pikë takimi prind-fëmijë mbi temën e dashurisë. Dashuria është si një anije e mirë, por shpesh është nën drejtimin e njerëzve pa përvojë. Ndonjëherë ndodh të ketë kapitenë në bord, e nëse nuk ka, kush duhet të marrë në dorë timonin për të përballuar një stuhi të rrezikshme? Koment nga Jean D'Omersson "Nuk ka gjë më të magjishme sesa të shohësh një vogëlushe të kalojë me radhë etapat e veta të dashurisë. Nuk di asgjë, e megjithatë di gjithçka." Mbi autorin Jacques Salomé ka lindur në vitin 1935 në Garonne, Toulousë, në një qytet të njohur për këngët e kënduara me pasion nga Claude Nougaro. Jetoi fëmijërinë në Luberon, në provincën e njohur për ngjyrën okër në të kuqe dhe i rrethuar nga livando dhe ullinj. U diplomua në Shkollën e Psikiatrisë Sociale për Studime të Avancuara në Shkencat Shoqërore dhe filloi karrierën e tij në trajnim. Është baba i pesë fëmijëve dhe jeton në Roussillon, Provence. Familja, sidomos fëmijët, e kanë frymëzuar në të shumtën e rasteve për veprat e tij. Që nga viti 1997, shkruan romane dhe poezi. Ai shkruan edhe në një kolonë të veçantë, në një revistë psikologjike.

Data sheet

pages232
ISBN9789928061102
Shtëpia botueseDis papa, l'amour c'est quoi?
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriola Pampuri