Më kujtohet 2 View larger

Me kujtohet 2

Ylli Demneri A-003310

New product

Përshkrim i shkurtër

Një libër që kthen kokën pas, tek e shkuara, e cila flet përmes objekteve, ngjarjeve dhe personavezhve, atipike për sot, por tipike për atëherë. Lexuesi që e ka përjetuar atë periudhë do të provojë ndjesi të lloj-llojshme, ndërsa lexuesi i sotëm do të gjejë shenja me të cilat qesh, qan, çuditët apo…

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Odeon

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

VLERËSIME

Epifania e përditshmërisë komuniste

“Me pjesën e dytë të librit “Më kujtohet” mund të thuhet se Ylli Demneri shikon me sy të ri një hapësirë të ndërmjetme të jetës nën komunizëm. Është një hapësirë e konsideruar herë e papërfillshme nga rrëfimi historik që i bëhet së kaluarës, e herë krejtësisht e munguar nga gjithë produkti kulturor akoma i riciklueshëm nga ajo epokë.

Njerëzit, vendet, gjuha, festat, veshjet, shkolla, shijet, zanatet, që gjithmonë kanë qenë aty, mbështjellë me një lloj kohe, i nxjerr në një kohë tjetër shqisa poetike e Demnerit dhe i faneps para nesh me një formulë “më kujtohet” që nuk është e përrallës. Bukuria dhe shëmtia janë kaq ngjitur njëra-tjetrës, jo për t’u kontrastuar po për të bashkëjetuar e për të krijuar një lloj epifanie të përditshmërisë komuniste”. - Elsa Demo

 

Ylli Demneri, joshja e kujtimeve

“Libri “Më kujtohet 2” i Ylli Demnerit përmban 359 tekste të kësaj natyre. Të gjitha fillojnë me frazën “më kujtohet” dhe, si rregull, nuk zënë më shumë se 3-4 rreshta. Gjëra fare të thjeshta dhe të thëna lirshëm, pa sforcim, madje me një lloj shkujdesjeje. E megjithatë, leximi krijon një lloj tërheqjeje, një joshje a vesk që s’është lehtë ta gjesh nga buron.

Kujtimet thuajse gjithnjë ngërthejnë një lloj poezie. Ngjan sikur vijnë nga e shkuara, por kjo është gjysma e së vërtetës. Në fakt gjenerohen në aksin që lidh të sotmen me të shkuarën.

Por përtej teknikës a formës, ndikon edhe diçka më personale. Në tekstin e Demnerit mbizotëron kujtesa pamore. Pasazhet më të goditura duket se janë ato që skicojnë situata, zanate e zanatçinj, objekte, portrete etj.. Të mbeten në mendje p.sh. një skicim i shpejtë i bulevardit nën shi, portreti i gjyshes apo nënëdajës nga Skrapari, vërtetësia e detajeve fare të holla kur kujton këpucarin e dikurshëm apo arnuesen e çorapeve, etj., etj.. Parapëlqimi për viziven, pamoren, parapëlqim krejt individual, është një tjetër mjet që e ka ndihmuar Demnerin të shmangë melankolinë dhe trishtimin, megjithëse flet përgjithësisht për gjëra të perënduara bashkë me fëmijërinë dhe rininë e hershme.

Dhe mbase mbi këtë tipar gjallon, pa britma e rënie gjoksi, edhe tendencioziteti i qetë e i përmbajtur: jeta e thjeshtë dhe gjithë vlagë e njerëzve të popullit që ngadhënjen mbi grandomaninë totalitare. Janë skicime që vijnë koncize e të përkora, me një ndjenjë mase në mall e nostalgji, në humor e trishtim, në miklim e stigmatizim, në mirënjohje e urrejtje. Si për të na kujtuar se drejtpeshimi dhe ndjenja e masës janë tipare që dëshmojnë art”. - Çapajev Gjokutaj

 

“Sot më erdhi dhe e lexova me kënaqesi librin e dytë të Ylli Demnerit "Më kujtohet." 'Vendtakim kujtimesh' e ka quajtur autori këtë seri retrospektivash vetjake të cilat hedhin dritë mbi të kaluarën tonë të përbashkët, por dhe në njerëz, personazhe, vende, ndodhi që kanë qenë bota e autorit, gurët e tij të shndritshëm në mozaikun e madh të jetës kryeqytetase.

Në kuadër të rrëfimeve të medha letrare të bën përshtypje fakti se autori, në vend të zmadhimit të mbresave të dikurshme, në vend të trillimit artistik për t'i mbushur zgavrat e kujtesës, në vend të shtrirjes së plotë në kohë e në hapësirë të fateve njerëzore a të sendeve me vlerë simbolike, ndjek metodologjikisht rrugën e kundërt që ndjekin zakonisht romancierët : e atomizon kujtimin, e lan dhe e pastron xeherorin e përvojës e të njohjeve të tij duke nxjerrë nëpër faqet e librit vetëm kristalet e çmuara të trashëgimisë, ato grimca që kanë shkëlqimin, forcën domethënëse dhe vlerën e arit, të diamantit....

Kur shkruajmë, rëndom e sakrifikojmë vërtetësinë autentike të kujtimeve për të përfituar një trillër që ka prestigj në raftet e librarive, një roman, fjala vjen; Ylli e humbet qëllimisht këtë mundési, ai shkruan për t'i ekspozuar në madhësi e vlerë reale reliket e së shkuarës së afërme, për t'i ndarë me secilin prej nesh që e lexojmë me dëshirë e ëndje”. - Virion Graçi

                                            

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages234
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanAutobiografik
I ri1