Walter Isaacson A-004374
New product
Viti 2019 ka sjellë në tregun e botimeve dy prej biografive më të shquar të botuara ndonjëherë: atë të Einstein dhe të Leonardo Da Vincit, shkruar nga një prej biografëve më të shquar të kohëve tona; Walter Isaacson. Prandaj, i rekomanojmë për të gjithë ata lexues që duan të shkojnë përtej botës së dukshme të mendjeve që kanë ndryshuar botën.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Minerva | |
Seti me dy libra permban:
1. “Einstein” nga Walter Isaacson
Nga autori i bestseller-it të njohur, Benjamin Franklin, kjo është biografia e pare e plotë e Albert Ajnshtajnit, qëkur të gjitha tezat e tij u bënë publike: Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.
2. “Leonardo da Vinci” nga Walter Isaacson
Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t’i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë.
Kreativiteti i tij, njësoj si i novatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij.
Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t’i vënë në pikëpyetje – të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe.
| Lloji i botimit | Paperback |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
“Steve Jobs” është biografia e autorizuar e Steve Jobsit, themeluesit të kompanisë Apple. Ky libër që pati një sukses të jashtëzakonshëm nëpër botë, vjen edhe në shqip. Këto keni mundësinë të lexoni pjesë nga libri
Nga autori i bestseller-it të njohur, Benjamin Franklin, kjo është biografia e pare e plotë e Albert Ajnshtajnit, qëkur të gjitha tezat e tij u bënë publike: Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e...
Autori i librave bestseller mbi Steve Jobs, Albert Einstein dhe Benjamin Franklin, përmes kësaj biografie të re dhe emocionuese, na sjell në jetë Leonardo da Vinci-n. AI ISHTE GJENIU MË KRIJUES NË HISTORI. ÇFARË SEKRETESH MUND TË NA MËSOJË?
#1 New York Times non-fiction bestseller #2 Sunday Times non-fiction bestsellerSHORTLISTED FOR THE FINANCIAL TIMES BUSINESS BOOK OF THE YEAR AWARDCHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY APPLE, AMAZON, THE TIMES AND FINANCIAL TIMESEpic feats. Epic failures. An epic story.
Nje tjeter biografi per nje nga njerezit me kontravers te epokes tone, Elon Musk, i shkruar nga Walter Isaacson, biografi i mendjeve me te shquar si Leonardo Da Vinci, Steve Jobs, Jeff Bezzos, etj.