Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtat modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. Ataturku u lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet, politika e tij e jashtme u përqendrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin...
"Periudha e shkurtër nga viti 1943 deri në vitin 1945, ishte një periudhë kritike për Europën, që dëshmoi për betejat e mëdha përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore, humbjen e Italisë dhe Gjermanisë, fazat e para të rimëkëmbjes pas luftës dhe fillimin e një epoke të re."
Botimi i parë i këtij libri bashkoi versione thelbësisht të rishikuara të tyre me kapituj më të rinj mbi Feminizmin dhe Politikat e Gjelbra. Botimi i dytë shtoi një kapitull tjetër mbi Konstruktivizmin. Askujt prej njerëzve të përfshirë fillimisht në projekt nuk i kishte shkuar ndër mend se rezultati do të ishte një teksti tillë kaq i suksesshëm siç...
Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
Gjashtë muaj mbretëri është një përrallë e jetuar e kohës kur kapiteni William Heaton Armstrong, ishte sekretar privat i Mbretit të Shqipërisë, William Wied. Historia e tij e sundimit të dështuar siguron një rrëfim të detajuar të një pike të rëndësishme kthese në historinë moderne shqiptare.
Në të dhënat e shumta për shtetin epirot, që renditen në këtë punim nuk gjendet ndonjë gjë e përbashkët mes epirotëve dhe grekëve. Epiri qëndron përherë jashtë komunitetit grek. Shteti epirot nuk imiton institucione greke. Monarkia e Ajakidëve ka afri të dukshme në struktura konstitucionale vetëm me monarkinë e Antigonidëve të Maqedonisë dhe me mbretëritë...
Në këtë studim autori jep të dhëna historike sidomos mbi popullsinë e Maqedonisë Perëndimore. Ajo që është kryesorja në këtë libër, autori, i bazuar në studimet e arkeologëve më të njohur, provon se në Maqedoninë Perëndimore, në dy mijëvjeçarët e fundit para e. s., ka banuar popullsi kryesisht ilire
Goditjet në zemër janë fatale nëse nuk kemi informacion dhe nuk dimë të reagojmë në momentet kritike. Ky libër është një guidë shpëtuese për të zbuluar sekretet e zemrës tuaj. Njëherësh libri duhet të lexohet nga të gjithë dhe të jetë në listën e gjërave të shërbimit të shpejtë në shtëpinë apo zyrën tuaj
Vogëlushja Klara ka shumë dëshirë të kërcejë dhe me kostumin e baletit ngjan si një balerinë e vërtetë. Bashkë me shoqen e saj Lina ato bëjnë prova për të dhënë një shfaqje para kukullave të tyre. Klara i fton mikeshat e veta të vogla të kërcejnë bashkë me të. Kopertina: me mbushje, e butë.
Në këtë libër djemtë dhe vajzat zbulojnë pesë shqisat e tyre: të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të prekurit dhe të shijuarit.
Ky libër i nxit prindërit të jenë të hapur dhe të çiltër me fëmijën e tyre, edhe kur duhet të tregojnë se njëri nga prindërit ka kancer.
Shoqëria Biblike Britanike dhe e Jashtme u krijua në 1804, në fillimin e një epoke të zgjerimit misionar protestant të paparë në të gjithë globin. Për shkak se shtylla themelore e protestantizmit është "Sola Scriptura" (vetëm Bibla është autoriteti përfundimtar për besimin dhe praktikën), qëllimi i parë i misioneve protestante ishte ta bënte Biblën të...
Pasqyra kronologjike në këtë libër është një pikënisje e rëndësishme për ata që kërkojnë të kuptojnë evolucionin e Bordit Amerikan në Ballkanin Osman dhe kontributet e tij në gjuhën dhe kulturën e Shqipërisë.
Njerëzit shumë inteligjentë premtojnë gjëra të pamundura: paqen pa luftën, lavdinë pa harresën, jetën pa vdekjen. Nesër, ata do të na trumbetojnë verën pa dimrin dhe ditën pa natën. Po unë Herakliti, mos jam ndonjë gomar që mund ta sjellësh vërdallë duke tundur kashtën nën hundë?
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë popujt më të dashuruar, së paku që në shekullin e XX e deri në ditët tona. Këtë raport mes dy vendeve që kanë “special relationship” eksploron autori, duke hyrë edhe në çështje të panjohura deri më tani. Por, pse ndajnë këtë miqësi? A i detyrohen shqiptarët amerikanëve, apo jo? Çfarë do të ndodhë me...
Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija – por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.
Seria "Përrallat e dhelprës" është libri i cili do të shoqërojë fëmijët çdo mbrëmje para gjumit. Libri përmban përalla të ndryshme ku personazhe janë kafshët e pyllit.
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh! UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT / KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA. Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre. Libri është për moshat 6-10 vjeç
Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, djaloshi Uilli Biç u shpërngul në një fshat. Një djalë i trishtuar, i privuar nga gëzimet e jetës, ai me ngadalë filloi të rritej dhe të zhvillohej nën përkujdesjen e plakut të mirë Tom Oukli. Por, pikërisht në atë kohë mamaja e tij mizore e merr prapë në Londrën e shkatërruar nga lufta... A do ta takojë përsëri ai zotin Tom?
Libri i dytë ka të bëjë me mendimin e Gandit, me botëkuptimin e tij, me filozofinë dhe fenë e tij, me atë që përgjithësisht quhet gandizëm.
Pas një tragjedie, jeta vazhdon dhe shpirti shërohet, por gjithsesi nuk mund të jetë kurrë njëlloj.
Një botim në format xhepi, i përshtatshëm për tu lexuar kudo ku ndodheni. Një libër që të rrëmben me magjinë e të folurë së Dibrës, plot nënkuptime e alegori; krejt origjinale të mbledhura nga Munir Shehu.
Gati të gjithë udhëheqësit e mëdhenj që ka njohur bota gjatë historisë disa mijëravjeçare, janë bërë të tillë përmes aftësive mendore e fizike të dallueshme, të cilat i kanë përdorur për të dominuar të tjerët. Shumica e tyre ka komanduar, por nuk ka bindur; shumica ka nënshtruar dhe ka vrarë, por nuk ka gëzuar dashurinë e sinqertë të popujve të tyre;...
Në këtë libër, Steel tregon historinë e një gruaje e cila duhet të përpiqet të kapërcejë dhimbjen e madhe të shkaktuar nga tradhtia dhe ligësia.
Keshilla per njerez te shendetshem, të cilat janë të bazuara në prova shkencore te indekseve te ndryshme
Autorja me mbi 500 milionë libra të shitur në mbarë botën, edhe kësaj radhe na sjell një zhdukje të dashurisë dhe ndjenjave të një çifti që i kishin realizuar të gjitha në jetën e tyre. Pse arkitektit Çarli iu zhduk gruaja e tij e bukur dhe shfaqja misterioze e Sara Ferguson?!