Ilir Hashorva TO0231
New product
Libri i dytë ka të bëjë me mendimin e Gandit, me botëkuptimin e tij, me filozofinë dhe fenë e tij, me atë që përgjithësisht quhet gandizëm.
100 Items
Shtëpia Botuese | Toena | |
ISBN | 9789994316670 | |
Cilido që e di dhe e pranon filozofinë si mendimin më të çoroditur e më të pështjelluar, të shprehur në mënyrën më të pakuptueshme të mundshme, me fjalë e fraza të mëdha, me lojëra sofiste fjalësh, me arsyetime absurde e abstrakte silogjike, për çështje që nuk preokupojnë asnjë, në këtë pjesë të librit për Gandin, ku jepet botëkuptimi i tij, nuk do të gjejë atë që mendon. Përkundrazi, mendimin e Gandit, apo filozofinë e tij, do ta gjejë të shprehur në mënyrën më të thjeshtë të mundshme dhe të drejtuar nga problemet më jetike të njeriut dhe të shoqërisë.
Cilido që e di dhe e pranon filozofinë si disiplinën që të jep një status të lartë në hierarkinë e të kulturuarve, në këtë pjesë të librit të Gandit, ku jepet filozofia e tij, nuk do të gjejë atë që mendon. Kushdo që dëshiron të ndryshojë e të përmirësojë veten; kushdo që dëshiron t’i shërbejë shoqërisë, atdheut dhe botës; kushdo që do që të bëhet më i përulur, më pak konformist, më shumë idealist, më i drejtë, më i vërtetë, më me karakter, më i moralshëm, më modest; kushdo që do të çlirohet nga çdo lloj paragjykimi e zgjedhe, kushdo që do të ecë sipas parimit më të lartë, sipas parimit të së vërtetës, në këtë pjesë të librit për Gandin, ku jepet filozofia dhe feja e tij, do të gjejë atë që i duhet.
Cilido që për nga natyra ka një predispozitë butësie, që vlerëson moralin dhe të vërtetën, të drejtën dhe të padhunshmen, do ta përqafojë menjëherë këtë pjesë të librit për Gandin. Cilido që për nga natyra ka një predispozitë egërsie, që nuk vlerëson moralin dhe të vërtetën, të drejtën dhe të padhunshmen, ndofta do ta modifikojë pak temperamentin dhe karakterin e tij, pasi të ketë lexuar këtë pjesë të librit për Gandin.
NGA URTËSIA E GANDIT
- Në fillim të injorojnë, më pas të tallin, pastaj të luftojnë dhe, më në fund, ke fituar!
- I jam përkushtuar vetëm të vërtetës. Nuk i bindem askujt, përpos së vërtetës.
- Shpresoj se çlirimi i vërtetë do të vijë jo atëherë kur disa prej nesh të marrin fuqinë, por kur të gjithë ne do të kemi mundësi dhe kurajë t'i kundërshtojmë ata që abuzojnë me fuqinë, kur t'i bëjmë masat të ndërgjegjshme për mundësinë dhe të drejtën që kanë për të rregulluar dhe për të kontrolluar autoritetin.
- Është bindja ime se askush nuk e humb lirinë, përveçse nga dobësia e tij. Asnjë tiran nuk ka mundur të arrijë qëllimin, pa marrë me vete edhe viktimën, qoftë edhe me forcë.
- Habitemi me zbulimet e mahnitshme në fushën e dhunës. Por, këmbëngul se zbulime më të paimagjinueshme dhe, në dukje, më të pamundshme, do të kryhen në fushën e mosdhunës.
- Ekonomitë që lëndojnë mirëqenien morale të individit apo të vendit, janë imorale dhe, prandaj, edhe mëkatare.
- Gjatë historisë, rruga e së vërtetës dhe e dashurisë ka fituar. Ka pasur tiranë dhe vrasës që për njëfarë kohe janë dukur të pamposhtshëm, por, në fund, ata gjithnjë kanë rënë, gjithnjë.
- Ju duhet të kultivoni shpirtin e lirisë përpara se ajo të vijë fizikisht. Zinxhirët e skllavit këputen në çastin kur ai e konsideron veten të lirë.
- Kam vërejtur se, pothuaj gjithnjë, sa më i madh të jetë grumbullimi i pasurisë, aq më e madhe është pafytyrësia morale e atij që e ka grumbulluar atë pasuri.
- Nuk ju kërkoj të thyeni skllavërinë e qeverisë sot për t’u bërë skllevërit e mi nesër.
- Mosbashkëpunimi me të keqen është po aq detyrë sa dhe bashkëpunimi me të mirën.
Lloji i botimit | Hard Copy |
ISBN | 9789994316670 |
Shtëpia botuese | Toena |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
Gandi arriti të nxirrte nga njerëzit më të mirën që kishin dhe të krijonte nga njerëz të zakonshëm, njerëz të jashtëzakonshëm. Mësimet e Gandit u bënë frymëzuese për shumë individë në botë, të cilët u bënë udhëheqës të lëvizjeve të padhunshme për drejtësi shoqërore në vendet e tyre. Shumë prej tyre janë laureatë të Çmimit Nobel për Paqe.
Gati të gjithë udhëheqësit e mëdhenj që ka njohur bota gjatë historisë disa mijëravjeçare, janë bërë të tillë përmes aftësive mendore e fizike të dallueshme, të cilat i kanë përdorur për të dominuar të tjerët. Shumica e tyre ka komanduar, por nuk ka bindur; shumica ka nënshtruar dhe ka vrarë, por nuk ka gëzuar dashurinë e sinqertë të popujve të tyre;...
Studiuesi dhe perkthyesi Ilir Hashorva sjell per here te pare ne menyre te detajtuar dhe te plote nje studim ne shqip per rrenjet e antisemitizmit dhe si u ndertuan ideologjite e urrejtjes mbi kete bosht.