Këtë varg kini kujdes të mos e recitoni kurrë natën: "Magjistricë, mori trime, ruaj veten prapa shpine." Pse? Keni dëgjuar të flitet për magjistricën e musandrës së fshesave? Magjistrica e musandrës së fshesave, Divi me çorape të kuqe dhe Derrkuci dinak janë vetëm disa prej përrallave të mrekullueshme, plot humor e fantazi të rrallë, të autorit francez...
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.)
Pse kombet shkojnë në luftë është unik. Reflektimet dhe argumentet e autorit janë ndërtuar mbi 10 çështje studimore, mbi të cilat ai bën një analizë të thellë të arsyeve të luftërave të kohëve moderne, duke nisur që nga Lufta e Parë Botërore deri në ditët e sotme.
Trafiku i qenieve njerëzore, tragjeditë që ndodhin në Kosovë dhe drama të tjera njerëzore shqiptare vijnë të rrëfyera përmes mjeshtrisë së shkrimtarit italian Renato Di Lorenzo
“Alkimisti”, “Alef”, dhe “11 minuta” janë tri kryeveprat e Paulo Coelhos, rrëfimtarit më të magjishëm të ditëve tona, të cilat, së bashku, janë dhurata ideale e çdo feste për të apasionuarit pas letërsisë dhe rrëfimit.
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur për lëvizjen. Sa shumë keni për të mësuar rreth botës së kafshëve! Sa shumë keni për të mësuar!
Leoja i vogël ka një anije të bukur. Përmes këtij libri tregohet se si një ditë ai niset për peshkim me anijen e tij. Por, për të drejtuar një anije, duhet të jesh një kapiten i zoti dhe të kesh trup atleti! Kopertina: me mbushje, e butë.
Koni nuk humbet asnjë orë stërvitjeje, që kur bën pjesë në një ekip futbolli. Aty ajo mëson çdo gjë rreth futbollit. Ajo mezi po pret të luajë në një ndeshje të vërtetë, por papritur sëmuret. A do të shërohet në kohë për të luajtur dhe a do ta përballojë dot lojën?
Lola i adhuron pushimet te gjyshi! Për më tepër që këtë herë me të është Tomi dhe shoku i tij, Mediu, madje edhe Kroketa.
Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues.
"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze
Edhe ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i Patterson, i cili është autori që ka shënuar më shumë shitje librash në mbarë botën. Edhe kësaj radhe vazhdon historia e dedektives Lindsay Boxer me kolegët e saj për të zbuluar të vërtetën e një bande të maskuar si policë që vrisnin njerëz të pafajshëm në rrugët e San Francsicos
Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe...
Qershori i vitit 1940, shënoi verën e disfatës për ushtarët francezë, të braktisur nga oficerët e tyre, të demoralizuar dhe duke pritur armëpushimin. Ditë pas dite, orë pas ore, "Vdekje në shpirt" shpalos ato që burrat menduan, ndjenë dhe bënë ndërkohë që Franca binte.
Sa keq une u zhvesha ne banje dhe, kur tu afrova, ti ishe I kuq flake, nuk te kujtohet? Madje te thash: Shikoje pjeshken time. Nuk te kujtohet qe deshe te shuanim driten dhe beme dashuri ne erresire? Kjo gje mu duk mjaft e sjellshme dhe e respektueshme nga ana jote. Nuk te kujtohet fare?
Një ditë, Presidenti Roosevelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund te quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëhëre: "Luftë e panevojshme."
Joga ka ekzistuar për shumë, shumë shekuj para se të shfaqej Patanxhali. Ai nuk është zbuluesi i parë, por praktikisht u bë zbuluesi i parë dhe themeluesi vetëm nga ky kombinim i rrallë i individualitetit të vet. Shumë njerëz punuan para tij dhe pothuajse gjithçka ishte e njohur, por joga priste Patanxhalin.
Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar - thotë Osho.
Ti je përgjigjja, por je krejtësisht i përgjumur. Përgjigjja është brenda teje. Ti je vetëm një farë. Ke nevojë për dheun e duhur, ke nevojë për një kopshtar, ke nevojë për bashkëpunimin e për vullnetin tënd që të vdesësh si farë që pastaj të mund të lindësh si pemë.
“ARTI PREJ ZANAFILLËS TE VAN GOGH” përmbledh rreth 450 vepra të zgjedhura, sidomos të artistëve, që me vizionet e tyre origjinale zgjeruan kufijtë e gjuhës së pikturës. Libri është i lehtë për t’u qëmtuar, mjaft praktik si dhe përmban riprodhime të kryeveprave të kësaj periudhe. Shpresa jonë është që edhe lexuesi të mbetet i prekur nga kjo pasuri e madhe...
Shkrimtarja më e dashur e Italisë rrëfen dritëhijet e një dinastie lombarde. Një familje me shumë sekrete, një grua e vendosur për ta thyer heshtjen të gjitha këto në një bestseller turbullues. E fshehta e Leoni Tardivos është një histori e madhe dashurie; një ditë e vetme, për ta shijuar vit pas viti
Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror.
Ndoshta për herë të parë në një roman lufta na duket shumë afër normalitetit tonë: normalitetit të nejrëzve që jetojnë në Perëndimin modern, ku mund ti telefonohet një mikeshe në Nju-Jork, një të afërmi në Zvicër. Dhe ku, nëse mungon drita, nuk është e thënë që kjo të ndodhë sepse janë duke ardhur për të na marrë, një nga një, shtëpi më shtëpi.
Që para më shumë se njëzet vjetësh, romani debutues i Katherine Neville, Sekreti i mijëvjeçarit, e befasoi lexuesin dhe përcaktoi etapën letrare të epokës së trillerit epik. Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra...
Historia e Venedikut në Shqipërinë, më saktë në Arbërinë mesjetare, siç nuk jemi mësuar ta lexojmë deri më tani. Venediku i zhveshur nga ngjyrimet e djallëzisë dhe lakmisë, në të vërtetë e vetmja fuqi perëndimore ku mbështetnin shpresat vendasit. Ardian Klosi
Përpara romanit Firma, që e bëri autorin më të dashur amerikan, John Grisham shkroi këtë histori gozhduese të ndëshkimit dhe të drejtësisë. Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatërrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.
Kur biznesi i babait të tyre falimenton, gjashtë fëmijët vendosin të ringrenë pasurinë e familjes. Por pavarësisht ideve të shumta për ta realizuar një gjë të tillë, përpjekjet e tyre më shumë i çojnë drejt telasheve sesa përfitimeve.
Tigri i bardhë i dha shkrimtarit indian Aravind Adiga çmimin Man Booker Prize për letërsinë. Ketë çmim ai ua kushton njerëzve të Nju Delhit. Romani vjen në formën e një serie letrash të shkruara natën vonë nga Balrami, djali më i zgjuar i fshatit, drejtuar Wen Jiabo-s, kryetarit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, ku i përshkruan...
Ky libër ka qenë i dashur për lexuesin e vogël në shekullin e XIX, duke u shndërruar njëherësh edhe në një model për secilin prej tyre, duke nisur që nga pamja, veshja, interesat dhe bota e personazhit të quajtur Cedric Errol
Xhim kopsa dhe 13 të tërbuarit është një novelë gjermane për fëmijë e shkruar nga Michael Ende. Publikuar në vitin 1960, ajo u kthye në librin më të shitur për fëmijë në Gjermani pas periudhës së luftës pas refuzimit disa herë nga shtëpitë botuese.
Libri Gazetaria është një vepër standard për studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinj. Epërkthyer deri më sot në disa gjuhë, vjen tani edhe në gjuhën shipë. Ky libër ndërthur së bashku njohuritë mbi praktikën dhe shkencën e gazetarisë. Kërkesat që ka profesioni, gazetaria vetë si dhe marrëdhëniet me publikun shihen e analizohen si komponente të...
E drejta penale evropiane përbëhet nga një tërësi normash të përpunuara nga organe mbikombëtare dhe të përbashkëta të 27 Shteteve të Bashkimit Evropian apo të 47 Shteteve të Këshillit të Evropës.