Araving Adiga BD0317
New product
Tigri i bardhë i dha shkrimtarit indian Aravind Adiga çmimin Man Booker Prize për letërsinë. Ketë çmim ai ua kushton njerëzve të Nju Delhit. Romani vjen në formën e një serie letrash të shkruara natën vonë nga Balrami, djali më i zgjuar i fshatit, drejtuar Wen Jiabo-s, kryetarit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, ku i përshkruan ngritjen e tij të menjëhershme nga origjina shumë e ulët e deri në pozicionin aktual si sipërmarrës në Bangalore, si dhe pikëpamjet e tij për sistemin e kastës indiane dhe korrupsionin politik.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
ISBN | 9789994302260 | |
Balram Halwai është Tigri i Bardhë, një titull që e ka fituar duke qenë djali më i zgjuar i fshatin të tij, një komunitet në thellësi të Errësirës së Indisë rurale. Balrami është i biri i një tërheqësi karrocash; familja e tij është shumë e varfër dhe ai nuk ka mundësi ta mbarojë shkollën, kështu që i duhet të punojë në një çajtore dhe të pastrojë tryezat gjithë ditën e ditës. Përmes këtyre përvojave, Balrami merr shumë mësime për botën dhe më vonë kupton se rrugët e Indisë i kanë dhënë atij gjithë shkollimin e nevojshëm. Me pas, Balrami nuk e lë ti ikë rasti fatlum, që i shfaqet kur një burrë i pasur e punëson si shofer dhe e merr të jetojë në Delhi. Qyteti është një zbulim i madh për të. Teksa shëtit shefin e tij me makinë nëpër qendra tregtare, papritmas e mrekullisht Balrami bëhet i vetëdijshëm për mirëqenien, pasurinë e pakufishme dhe mundësitë që shfaqen përreth tij, por ndërkaq e kupton se ai vetë nuk do të gjejë kurrsesi ndonjë hapësirë në atë botë magjike. Dhe Balram luhatet në këtë dyzim dhe kupton se ka vetëm një mënyre që ai të bëhet pjesë e asaj Indie të re xixëlluese. Ky libër erdhi si pasojë e përvojës sime pas kthimit në Indi. U rrita në Jug, por u ktheva në Veri (Delhi), pasi kisha jetuar në Australi dhe kisha studiuar letërsi angleze në Columbia University në Nju-Jork dhe Oxford University. Kam jetuar jashtë nga mosha 15 deri 28 vjeç. Pastaj, në vitin 2003, u ktheva në Indi për të punuar për revistën Time. Aravind Adiga Komente mbi librin "Në këtë libër ka lindur një muzë e re në letërsi, që ka ndërmend të mos lërë të flejë njerëzimin në globalizim e sipër...ka ngjyrë të kafenjtë, është plot maraz, e shkëlqyer, gjysmë e arsimuar, rustike - urbane, shkatërrimtare, e shkrirë në fjalë magjike - dhe në rastin e Aravind Adigës kjo muzë buron nga një qytetth i quajtur Laxmangarxh. Ky është zëri i njëmendtë i një Bote të Tret, siç nuk e keni ndier kurrë. Adiga është një Gorki global, një Kipling modern, i cili u rrit, por u rrit çmendurisht. E ardhmja e romanit gjallon pikërsiht në këtë vepër." John Burdett, autor i librit "Bangkok 8" "Ndryshe nga pothuajse çdo roman indian që mund të keni lexuar në vitet e shkuara, ky roman që të merr frymën, përshfaq një tjetër portret të pazbukuruar me xhingla, të errët e të inatosur të një vendi, i parë nga fundi i llumit; nuk ndihet asnjë pikë arome shafrani apo tingëllimë sari gjëkund...Balrami vetë është një figurë aq tërheqëse...por edhe më impresionuese është esenca e jetës indiane që zbulon Adiga - korrupsioni, sistemi i klasave, ligësia pa kufij..." Andrew Holgate, "The Sunday Times" (Londër) "Brenda flluskës së iluzioneve të mëdha të një Indie "në zhvillim", Aravind Adiga zbulon një subjekt që edhe vetë Gogoli do t'ia kish pasur zili. Me një inteligjencë therëse, të pamëshirshme e plot shije të hidhur, Tigri i Bardhë, anatemon babëzinë e pafund të të pasurve aty, evokon po ashtu, me një kujdes dhe detaj të përsosur rraskapitjen e përditshme e po aq të babëzitur të të dëshpëruarve të mjerë" Pankaj Mishra, autor i librit "Joshja e Perëndimit" "Një larje hesapesh pa kompromis për çështjen "India e sotme", si dhe një ulërimë e thekshme kundër padrejtësive aty. Adiga hyn në skenën e madhe të letërsisë i armatosur deri në dhëmbë, gati për betejë dhe gati për pushtim - le t'i ngjitemi gna pas." Gary Shteyngart, autor i librave "Absurdistan" dhe "Manual i rusit debutues"
pages | 328 |
ISBN | 9789994302260 |
Published year | 2011 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Alba Kokalari |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.