Ne kete botim na vjen nje permbledhje e perrallave te vellezerve Grimm, te pershtatura per lexuesit e vegjel te moshes 7-10 vjec dhe e rekomanduar per lexime ne shkolle
Nje nga kryeveprat e letersise klasike per te rinj, shkruar nga Zhyl Verni, vjen ne nje botim special ne gjuhen shqipe, pergatitur nga Zenit, nen perkthimin e mjeshtrit Halit Selfo.
Mësoni dhe luani, numëroni dhe shkruani, vizatoni dhe zbavituni. Nëse doni ta parapërgatisni fëmijën tuaj për në shkollë, duke i mësuar nocionet themelore, aq të nevojshme për zhvillimin e tij, kjo është seria e duhur. Ky është libri që e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë për numrat.
Libri i shkruar si ditar tregon marrëdhënien e ndërlikuar ndërmjet qytetarëve dhe ushtrisë pushtuese, si dhe keqtrajtimet e turpshme të cilat, gratë e një qyteti të pushtuar i përjetojnë gjithmonë; përdhunimet masive të vuajtura prej të gjithave, pavarësisht moshës apo dobësive. Pra, ky roman sjell një dimension real mbi kuptimin e luftës dhe jetës
Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë Dialogët; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj.
Nuk ka një libër të tillë të dytë në letërsinë e shekullit të XX: Më i shituri, më i suksesshmi dhe më i magjishmi. Një libër që të ndryshon jetën. Do të ishte dramë nëse largohesh nga kjo botë pa e shijuar magjinë e përsosur dhe harmoni të “Dashuri në kohërat e kolerës”
Divergjentja është një seri tërheqëse dhe magjepsëse, që të mban peshë pareshtur dhe ku të papriturat nuk kanë fund. Do të kalojë shumë kohë para se tju largohet nga mendja vizioni mbreslënës i saj për të ardhmen.
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi: Historia Botërore dhe Qytetërimi 3: Roma e Vjetër. Roma, pushtimet e mëdha, perandoria kalingiane: Roma: Republika dhe epoka revolucionare Perandoria Anarkia ushtarake Triumfi i...
A është tradhëtar apo hero Esat Pashë Toptani? A e shiti Shkodrën? A luftoi për nderin e familjes së tij të madhe, apo e turpëroi? Këto dhe shumë pyetje të tjera ngre kjo monografi e gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, e cila sjell shumë anë të panjohura dhe burime nga jashtë Shqipërisë. Ikonomi di të rrëfejë për ngjarje dhe personazhe, dhe kjo...
Për dashurinë dhe hijen na rrëfen për historinë e dy të rinjve, të angazhuar në një hetim gazetaresk, për një miqësi të përzemërt, e paracaktuar për t'u forcuar në rrethana të rrezikshme.
Spageti dhe nuk ka tjetër...: Kështu po ndodh jo vetëm në tavolinat mesdhetare, por në mbarë botën po gjen përdorim dhe konsumim, edhe falë mjeshtrisë së shefave të kuzhinës. Këtë cilësi te amvisat në çdo shtëpi synon të rrisë edhe ky libër recetash
Manuali është një trajtim i veçantë në llojin e vet dhe si i tillë mbart vlera shkencore me profil të lartë. Qëllimi i manualit është vendosja e punës së institucioneve publike mbi baza sa më ligjore dhe efiçente.
Kjo ese e përmbledhur mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, e shkruar gati 70 vjet më parë, konsiderohet akoma edhe sot si një tekst themeltar për kuptimin dhe shpjegimin e historisë dhe mentalitetit shqiptar.
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.)
Si të krijoni miq dhe të fitoni përkrahjen e njerëzve. Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t’ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t’ju zhvillojë dhe t’ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në...
Libri "Stegozauri - dinozauri më miqësor" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit do të thotë "zvarranik me çati". Ai dallohej lehtësisht prej dy rreshtave me pllakëza mbi kurriz. Në fillim atë e quanin "dinozauri budalla" për shkak të trurit të tij të vogël sa një arrë.
Mami ka gatuar pure patatesh me spinaq. Konit nuk i pëlqen fare dreka, ndaj vendos të gatuajë vetë.Së bashku me shokun e saj, Simonin, ata bëjnë pica shumë të shijshme. Një aventurë të re për Konin, por edhe për fëmijët që pëlqejnë t'i bëjnë vetë picat, duke lexuar udhëzimet në fund të librit.
Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues.
Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
Shumë kohë më parë, në moshën e rinisë, isha mjaft i rrëmbyer sa e mendoja veten të aftë për të shpallur "Kuptimin e Historisë". Tani e di se kuptimi i historisë është një problem që duhet zbuluar dhe jo shpallur
Gandi arriti të nxirrte nga njerëzit më të mirën që kishin dhe të krijonte nga njerëz të zakonshëm, njerëz të jashtëzakonshëm. Mësimet e Gandit u bënë frymëzuese për shumë individë në botë, të cilët u bënë udhëheqës të lëvizjeve të padhunshme për drejtësi shoqërore në vendet e tyre. Shumë prej tyre janë laureatë të Çmimit Nobel për Paqe.
Një vajzë e bukur që vjen nga bota e spektaklit gjendet në Universitetin e Oksfordit, në një mjedis burrash gjë që e shndërron nga një ikon të joshëse në një mallkim. Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit. Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira...
Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan,vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore. Kështu e përmbledh Frojdi "Mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
Në nëntor 1962, një tregim tronditi Bashkimin Sovjetik. Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç, romani klasik i Aleksandër Solzhenicinit u publikua afro pesëdhjetë e një vjet më parë. Një tregim i shkurtër dhe i thjeshtë mbi një të burgosur që po përpiqet të mbijetojë në Gulag - sistemi sovjetik i kampeve të punës - tashmë shihet si një nga librat më të...
Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze sesa konfucianizmi. Si të tilla shërbejnë bisedat e Konfucit, i cili ka lindur rreth 2500 vjet më parë. Këtu ai na mëson që njeriu, me anë të sjelljes së duhur, mund të arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror.
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
Njëzet vjet pas Ungjilli sipas Jezu Krishtit, José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Romani Kaini tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij. Romani Kaini është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur...
Chère madam De Laduset, ma chère Charlotte! Ju lutem, mos më gjykoni tani, jo tani me sedrën tuaj të lënduar! Lëreni kohën të rrjedhë dhe ndoshta, ndonjëherë, me shpirt të lehtësuar do të ndieni pak keqardhje për mua.
Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri. Dëshira për të triumfuar, etja për pushtet, grykësi e pafre.